Moderatorja Eva Murati, e cila deri para ca kohë më parë ishte e lidhur me djalin e Jozefina Topallit, dyshohet se ka nisur një lidhje me djalin e Igli Tares. Ka qenë vetë Etien Tare, që luan me të rinjtë e Lacios, që ka postuar një foto me Evën, ndërsa kjo e fundit e ka ripostuar atë. Për momentin megjithatë, ende nuk ka asnjë konfirmim të lidhjes së tyre, por vetë Eva ka deklaruar disa herë se ka ndërmend të jetojë në Itali, pasi ka edhe disa oferta pune aty.
Author: tirana
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka lajmëruar se nga 1 Qershori do të hyjë në fuqi ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat që do të synojë profesionet e lira dhe bizneset e mëdha, për të shmangur evazionin fiskal si dhe të nxitet vetëdeklarimi i pagës e punonjësve. “Nga data 1 qershor do paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat që do targetojë profesionet e lira ato që sot individët çelin biznese ua shesin të tjerë bizneseve si shërbime duke eleminuar pagesën e taksave. Kjo nuk do jetë më e mundur se ne baze të…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në një takim Ambasadorin e ri të Argjentinës në Shqipëri, rezident në Romë, Roberto Manuel Carlés me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Nga ana e tij, Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Roberto Manuel Carlés për mbështetjen e tij në përmbushjen e misionit diplomatik në Shqipëri duke e siguruar për dëshirën në forcimin e marrëdhënieve miqësore tradicionale mes dy vendeve tona, jo vetëm në nivelin politik, por edhe atë ekonomik, tregtar, turizëm e kulturë. Gjithashtu, Meta nënvizoi praninë e diasporës shqiptare në Argjentinë dhe vlerat e kontributin e saj në ruajtjen e…
Policia e Shkodrës ka zbuluar një parcelë kanabisi në fshatin Ças duke arrestuar edhe një person që kujdesej për bimët. Sipas policisë, bëhet fjalë për 567 bimë kanabisi, të cilat janë një numër i konsiderueshëm për një parcelë në vendin tonë. 34-vjeçari i arrestuar në vendin kur ndodhej parcela dyshohet të jetë kujdestari i bimëve, ndërsa është shpallur në kërkim një 39-vjeçar, që dyshohet se është pronari i saj. “Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, si dhe janë sekuestruar 567 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Komisariatit të…
Një vrasje me thikë ka ndodhur dy ditë më parë në Londër ku viktimë mbeti një 30-vjeçar shqiptar. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Barnet të Londrës, ku Olsi Kuka nga Kurjani i Fierit u qëllua disa herë me thika duke humbur jetën. Policët të cilët arritën brend anjë kohe të shkurtër në vendngjarje arrestuan tre persona, dy djem, njëri 33 dhe tjetri 24 vjeç sie dhe një vajzë 24-vjeçare. Sipas policisë, pavarësisht dërgimit të menjëhershëm në spital, i riu ndërroi jetë prej plagëve të marra. Hetimet vijojnë për gjetjen e shkakut të sherrit mes tyre që çoi në…
Paraditen e kësaj të hëne, rreth orës 10:40 është rrëzuar një kamion i cili ishte duke punuar. Aksidenti i rëndë ndodhi në bypasin Orikum-Kaninë, në Vlorë. Nga dyshimet paraprake mendohet se ka humbur jetën shoferi, ndërsa një tjetër që ndodhej në kamion nuk gjendet për shkak të rënies së inerteve. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë. Policia njofton: Vlorë/Informacion paraprak Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar, është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.…
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ditën e sotme kontrolle për individët që deklarojnë më pak të ardhura dhe bëjnë një jetesë të shtrenjtë me makina dhe shtëpia që nuk mund të blihen kurrë me të ardhurat që individë të caktuar deklarojnë. Ai theksoi se do të nisë një punë intensive që lidhet me kontratat, kjo edhe për të ndihmuar punonjësit që të kenë kontrata dhe të punojnë të siguruar. “Kjo është një kohë kur ata që kanë më shumë duhet me patjetër të kontribuojnë më shumë. Është një kohë kur patjetër të gjithë bizneset duhet të hedhin një hap më tutje…
Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar i cili ka rrahur bashkëshorten e tij si dhe vajzën e mitur. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.13 të qytetit. Policia njofton: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh bënë ndalimin e shtetasit F. D., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.”
Një banesë është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme në Mbrostar të Fierit. Mësohet se zjarri ka djegur pothuajse thuajse të gjithë shtëpinë, ndërsa për fat të mirë nuk raportohet për njerëz të lënduar. Sipas informacioneve, në momentin që ka rënë zjarri asnjë prej familjarëve nuk ishte në shtëpi. Dyshohet se flakët janë përhapur pasi gjatë gatimit, zonja e shtëpisë ka lënë bombolën e gazit hapur.
Elvana Gjata është një nga artistet më të dashura të publikut shqiptar dhe për këtë, angazhimet e saj nëpër koncerte thuajse nuk kanë të ndalur. Por, së fundmi asaj i ka ndodhur një e papritur. Artistja e talentuar e hiteve të shumta ka mbajtur para pak ditësh një koncert në Luzern të Zvicrës, ku është përballur me një situatë aspak të zakontë nëpër koncerte. Teksa po performonte në skenë një fans i saj i ka propozuar duke i drejtuar edhe një unazë. Ndërkohë, Elvana u habit kur pa unazën, megjithatë duke qeshur vazhdoi performancën. @infinito.001 #infinitoal #frp #infinito_universal #video #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍…
Pavarësisht se akoma nuk e ka zyrtarizuar publikisht se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, Kylian Mbappe ka treguar se e ka marrë tashmë këtë vendim. Në Madrid janë optimistë dhe besojnë se francezi do të zbresë në Santiago Bernabeu. Por gjithsesi, këtë s’mund ta themi me siguri për sa kohë asgjë nuk ka marrë formë të prerë. “Nuk mund të flas për të ardhmen time, por do ta mësoni shumë shpejt… Është pothuajse e vendosur. Ky nuk është momenti i duhur, por po, po, vendimi është pothuajse i marrë. Zyrtarisht do ta publikoj vendimin për të ardhmen përpara…
Evi Kokalari e cila i ka dalë në krah Berishës, ka hedhur akuza të forta ndaj Mike Pompeo. “Disa gjëra që duhet të keni parasysh nga vizita e Mike Pompeos në Tiranë. Mike Pompeo është në Shqipëri në kapacitetin e një personi privat dhe kjo nuk është vizitë zyrtare. Mike Pompeo është në Tiranë për të dhënë një fjalim tek një komunitet jo-shqiptar, të cilën po e bën në këmbim të një shumë të majme parash, dhe nuk ka ardhur as për qeverinë e Ramës, as për opozitën fallco me seli te Rruga e Elbasanit, dhe as për 100 vjetorin…