Sot mësohet se është kapur një sasi e madhe kokaine, por kësaj radhe e fshehur në një ngarkesë qymyri. Droga është gjendur në hambarin e anijes Unistream me flamur të Antigua Barbuda. Anija u ankorua me dt 16 maj në kalatën lindore të portit detar të Durrësit. Ajo ka transportuar qymyr me destinacion portin e Durrësit, ndërsa brenda saj janë gjetur të fshehura edhe pakot e kokainës. Puna po vazhdon dhe ende droga nuk është peshuar.
Author: tirana
Nga Edmond Arizaj Ai tashmë mund të quhet i institucionalizuar me burgun 313. Dosja e tij ka fletë të verdha, gri dhe të bardha. Ai flet vetëm kur pyetet. Gjithçka e tij sillet rreth rregullores, disiplinës, detyrës, ligjit. Një ndër mijëra e mijëra shqiptarë që thjeshtësinë dhe modestinë e ka pjesë të pandarë të jetës, që e pranon jetën ashtu si erdhi dhe si e zgjodhi, pa shumë ankesa. Tashmë ai jeton në dy botë: Një që po e lë pas shpine, punën, dhe një që pret ta gjejë përpara, pensionin. Nën/Inspektor Gëzim Brami…E di, nuk të thotë asgjë ky…
Eksperti i UFO-ve në Universitetin e Harvard ka thënë së fundmi se kryeministri britanik i luftës Winston Churchill kishte miratuar nisjen e kërkimeve për jetën jashtë-tokësore, sipas një dokumenti para se të bëhej kryeministër. Avi Loeb, i cili ka folur dhe më parë për pikëpamje e tij mbi alienët, është shfaqur së fundmi në një episod të komentatorit të njohur e të kontestuar amerikan Joe Rogan Podcast, ku diskutonte pikëpamjet Winston Churchill mbi alienët.
Shoferi i një treni periferik humbi jetën dhe dhjetëra persona u plagosën kur treni në të cilin po udhëtonin u përplas me një tjetër tren jashtë Barcelonës, njoftuan sonte autoritetet katalanase. Rreth 85 persona u plagosën , dy prej tyre në gjendje të rëndë, sipas shërbimeve të menaxhimit të fatkeqësi Aksidenti hekurudhor ndodhi rreth orës 19.00 (me orës shqiptare) kur një tren mallrash doli nga shinat dhe u përplas me një tren pasagjerësh në stacionin Sant Boy de Jobregat, rreth 14 km nga Barcelona. Në tren ndodhen ende rreth 100 pasagjerë të bllokuar, ndërsa është duke u zhvilluar operacioni për…
Prej kohësh qarkullon lajmi se shalqinjtë në vend kanë përqindje të larta nitrati, shumë herë më larta nga ç’lejohet. Tepria e kimikatit në këtë frut kthehet në substancë helmuese në momentin që hyn në trup dhe shkakton helmim. Simptomat më të rëndomta të helmimit nga shalqiri janë marramendja, të përzierat dhe spazmat në stomak. Ka disa mënyra të thjeshta për të dalluar shalqinjtë me përmbajtje të lartë nitrati nga të tjerët. Së pari, vëzhgoni me kujdes pjesën e bardhë të kores pasi ta prisni. Duhet të jetë e bardhë dhe jo e verdhë. Gjithashtu, në tul, shalqiri s’duhet të ketë…
Janë gjetur nga policia 6 turistët holandezë të cilët lëshuan gjatë pasdites së kësaj të hëne sinjalin SOS nga Mali i Çikës në Vlorë. 5 prej tyre janë në gjendje të mirë te mirë shëndetësore, ndërkohë një tjetër është dërguar me urgjencë drejt Tiranës pasi ka dëmtime në këmbë. Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga korrespondenti i Panorama.al turistët nga Holanda janë duke u shoqëruar për në Orikum.
Nga Erisa Zykaj Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell Fontelles ka ftuar në Bruksel ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune. Qëllimi kryesor ka qenë marrja në konsideratë e shqetësimeve që kanë shtetet e Ballkanit Perëndimor si rrjedhim i kërcënimit që përbën për rajonin agresionit rus në Ukrainë, si dhe përçimi i një mesazhi të qartë për procesin e integrimit europian. Gjatë konferencës përmbyllëse për shtyp, Borrell ka qenë mëse i qartë për mesazhin që 26 ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian përçojnë lidhur me…
Shkrimtarja dhe poetja Rita Petro ka folur në lidhje me paragjykimet dhe jetën private pas humbjes së bashkëshortit të saj Latif Ajrullai, i cili ndërroi jetë dy vite më parë. Pak kohë më parë shkrimtarja e njohur deklaroi se pas humbjes së bashkëshortit, të gjitha dyert janë të hapura për dashurinë. Ndërsa ishte e ftuar ditën e sotme në “Wake Up”, Petro u shpreh se nëse do të lidhej me një njeri, do të ishte me dikë me të cilin do të ketë “kimi bisede.” “Ka vende të tjera që unë mendoj se mund ta kem atë kiminë, sepse në…
Ardit Kërtusha ka folur për dinamikën e sulmit që iu bë sot në ambientet e jashtme te lokalit të Noizyt, nga ku u plagos. Gjatë një prononcimi Abcnews.al, Kërtusha mohon që ngjarja të ketë ndodhur për motive banale apo konflikt të çastit duke deklaruar se ishte atentat i mirëfilltë që do kryhej nga vrasës me pagesë. Sipas tij, personi ishte me kapuç dhe me dy pistoleta duke qëlluar katër herë, por për fat të mirë pistoleta u bllokua. “Nga jashtë lokalit ka ardhur një djalë i ri, i cili mbante në fytyrë një maskë anti-covid, me syze të errëta dhe…
Partia Socialiste ka startuar zgjedhjet edhe në qarkun e Tiranës. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri inkurajoi çdokënd që mendon se ka aftësitë dhe vullnetin të bëhet pjesë e kësaj gare. “PS po hyn në një fazë shumë të rëndësishme, faza e ripërtëritjes së saj sa i përket nivelit të drejtimit dhe të organizimit, pikërisht në një moment të rëndësishëm të Shqipërisë. Unë e kam thënë edhe më parë, jemi mandati i tretë, jemi shumë të avantazhuar, kemi shumë suksese por patjetër, partia ka nevojë për ripërtëritje dhe për vëmendje të shtuar. Betejat që na presin nuk janë të…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e mbajtur sot në takimin e Këshillit Koordinues të qarkut Tiranë, tha se falë mirëorganizimit dhe koordinimit në çdo degë të saj, sot Partia Socialiste është forca më e pathyeshme e më solide në Republikën e Shqipërisë. “Të gjithë presin që Shqipëria të performojë më mirë, Shqipëria të ngrihet më lart, Shqipëria të transformohet, por koncepti i kombit është një koncept abstrakt. Kombi ka një qeveri, qeveria vendoset nga zgjedhjet, zgjedhjet janë një garë mes partish dhe e thënë më shkurt: fati i këtij kombi, varet nga fati i kësaj partie,…
Në një moment kur duket se Greqia po hyn në një periudhe zgjedhore, megjithëse konservatorët dhe kryeministri Mitsotakis, ripërsërisin se zgjedhjet do të bëhen në pranverën e vitit tjetër, të Majtët kanë rizgjedhur në krye të partisë opozitare Syriza, liderin e tyre Aleksis Tsipras, për herë të parë në historinë e tyre me pjesëmarrje të hapur. Por votimi i kësaj të diele, ku vërtet nuk kishte rival të dytë për lidershipin e partisë që kërkon të rivijë në pushtet, dha një mesazh shpresëdhënës për të majtët pasi kanë trefishuar numrin e anëtarëve të partisë së tyre, nga 61.000 në 2019,…