Author: tirana

Ditën e djeshme, Kuvendi i Shqipërisë dështoi për të zgjedhur në raundin e parë presidentin e ri të Republikës. Seanca plenare e mbajtur dje në orën 17:00 zgjati vetëm 3 minuta, pasi u konfirmua se nuk është regjistruar asnjë kandidaturë nga palët politike. Bazuar në Kushtetutën e vendit, ky quhet si një raund votimi i ezauruar pavarësisht se s’pati asnjë kandidat për t’u votuar. Në këtë situatë, tashmë pritet të vijohet me raundet e tjera. Paraprakisht duhet përcaktuar një datë të re për raundin e radhës dhe për këtë do të ketë sot një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve, e cila…

Read More

Një re e zezë tymi ka pushtuar me dhjetëra fshatra në Bashkinë e Kavajës gjatë natës. Mësohet se tymi u përhap nga vendgrumbullimi i mbetjeve, të cilat janë djegur gjatë natës. Për pasojë, tymi ka mbuluar gjithë zonën e Njësive Administrative Kryevidh dhe Luz, duke shkaktuar një ndotje të madhe mjedisore.

Read More

Është ndarë nga jeta një nga personalitetet më të njohura shqiptare në Amerikë. Drejtuesi i gazetës shqiptare në SHBA “Dielli” Dali Greca u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga Federata Vatra, e cila ka shprehur edhe ngushëllimet për humbjen e një prej ikonave të saj dhe gjithë komunitetit shqiptar në Amerikë. “E nderuar familja Greca! I shtrenjtë dhe i paharruar miku ynë i përjetësisë Dalip. Sot për familjen Greca, Vatrën, Vatranët, Shqiptaro-Amerikanët është një ditë zie dhe trishtimi. Sot, më datë 16 Maj 2022, në orën 4.23 PM në New York, zemra e mikut…

Read More

Shitja e Chelseat po bëhet gjithnjë e më e komplikuar pë Roman Abramovich. Përtej vonesës në gjetjen e një oferte që i bindi të gjitha palët e përfshira, tashmë ka fërkime të minutës së fundit, që tani mund të llogariten në miliarda euro. Oferta fituese, e cila aktualisht është në pritje të miratimit nga qeveria britanike, është ajo e bosit amerikan Todd Boehly, i cili ofroi 4.25 miliardë paund për të marrë ‘Blutë’. Abramovich e kishte nxjerrë klubin në shitje për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj tij pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Nga sa njofton “BBC”, qeveria e…

Read More

Ish-kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny ka vendosur ta apelojë vendimin e dënimit me nëntë vjet burg i cili iu dha në mars, me akuza që ai dhe aleatët e tij thonë se janë të motivuar politikisht, raporton AFP. Seanca dëgjimore e tij të martën vjen pasi autoritetet ruse kërkojnë të heshtin kritikët e mbetur të qeverisë dhe Moska vazhdon me fushatën e saj ushtarake në Ukrainën fqinje, me mijëra të vrarë dhe 10 milionë të zhvendosur. Navalny njihet si një kritiku më i madh i Kremlinit. Në fund të muajit mars, atij i’u zgjat dënimi me nëntë vjet pasi…

Read More

DIBËR – Policia e Dibrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Radomira”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga shtetasi me inicialet B.H., 35 vjeç, banues në fshatin Radomirë, Dibër. Gjithashtu, u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Radomira”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, vihet në pranga poseduesi. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e…

Read More

Ministria e Shëndetësisë do t’u japë shpërblime mujore të gjithë mjekëve dhe infermierëve të cilët kanë dalë në pension dhe pranojnë të trajtojnë të sëmurët me Covid-19. Referuar një vendimi të Këshillit të Ministrave, do të paguhen me 125,000 lekë në muaj personelet mjekësore, specialistët e shëndetit publik që merren me epidemiologjinë, infermierë dhe specialistë të shërbimit laboratorik, të angazhuar në diagnostifikimin dhe trajtimin e mjekësor të personave të prekur nga Covid-19. Kurse, me 65,000 lekë në muaj do të paguhen personelet mbështetësetë angazhuar në institucionet ku trajtohen personat e prekur nga koronavirusi.

Read More

Mëngjesin e sotëm është kapur një sasi e konsiderueshme kokaine në portin e Durrësit. Nga sa mësohet, deri më të paktën janë nxjerrë 50 kg kokainë nga një ngarkesë me qymyr, por dyshohet se sasia është akoma më e madhe. Pritet që në vijim të nis puna për kërkimin në do cep të anijes. Sipas informacioneve, kokaina e fshehur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe, mësohet se është zbuluar edhe nga ndërkombëtarë, që kanë dhënë informacione tek pala shqiptare në portin e Durrësit. Mesa duket, trafikantët kanë nisur të ndryshojnë strategjinë, ku deri…

Read More

Një automjet tip furgon është djegur plotësisht gjatë natës në qytetin e Vlorës. Makina ishte në pronësi të shtetasit Rushti Imerit, ndërsa mësohet se në momentin e djegies ajo ishte e parkuar në afërsi të banesës së 58-vjeçarit, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Mjeti është shkrumbuar plotësisht nga flakët, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Informacion paraprak: Më datë 17.05.2022, rreth orës 02:35, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit R. I., 58 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për…

Read More

DashiNë fillim të ditës mund të pësoni një humbje financiare që mund t’ju prishë disi pjesën tjetër të ditës. Ndihma e anëtarëve të tjerë të familjes do të kujdeset për disa nga përgjegjësitë tuaja. I dashuri/ e dashura juaj mund të mërzitet nga diçka që ju mund të thoni. DemiUdhëzimet e dikujt do të përmirësojnë një marrëdhënie në jetën tuaj. Koha e duhur për kontakte të reja në aspektin professional. Sot do të keni kohë për veten tuaj dhe do të jeni në gjendje të bëni diçka që ju pëlqen. BinjakëtSipërmarrjet e reja do të jenë tërheqëse dhe do të…

Read More

Sipas MeteoAlb, masat ajrore të qëndrueshme mbeten prezente në vendin tonë duke sjellë gjatë orëve të paradites mot të kthjellët dhe të ngrohte në pjesën më të madhe të territorit por orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu ne zonat verilindore dhe juglindore, nuk përjashtohet mundësia e breshërit. Gjatë natës pritet sërish përmirësim i dukshëm i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, stilisti i njohur shqiptar Valdrin Sahiti organizoi sfilatën më të madhe të modës në Prishtinë, ku morën pjesë personazhe publike nga Kosova e Shqipëria. Të ftuar në këtë promovim kanë qenë edhe aktori, Donald Veshaj e moderatorja, Bora Zemani. Raporti i të cilëve vazhdon të jetë në krye të mediave rozë që një kohë të gjatë. Por, siç duket dyshja ka rregulluar marrëdhëniet dhe janë parë krah për krah në një klub nate në Prishtinë. Express ka siguruar fotografi të dyshes ku shihen pranë njëri-tjetrit.

Read More