Bandat ekuadoriane po marrin një faqe tjetër nga libri i grupeve të krimit në Meksikë dhe Kolumbi, duke shtuar vrasjet e oficerëve të policisë në pikat e nxehta të trafikut të drogës.Në një javë të vetme, tre oficerë u vranë ndërsa dy të tjerë u plagosën në një seri goditjesh kryesisht në provincën Guayas. Arturo Torres, një gazetar vendas me përvojë të gjerë në mbulimin e krimit të organizuar, shpjegon se si rritja e grupeve meksikane dhe shqiptare të trafikimit në vend ka nxitur dhunë më të madhe dhe kështu ka bërë që oficerët e policisë të vriten në shkëmbim…
Author: tirana
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një intervistë për prestigjozen italiane “La Repubblica”, ku ka folur për finalen e “Conference League”, e cila do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”. Intervista: President, për herë të parë Shqipëria organizon një finale të UEFA-s, çfarë ndjesie ju jep? Është krenari e madhe që kemi sjell në vendin tonë finalen e parë të Conference League. Kemi punuar shumë këto vite që ta kthejmë Tiranën, të paktën për një dit, në qendrën e futbollit evropian. Jemi shumë krenar për atë që kemi bërë, mungojnë edhe…
Ndërkohë që është duke u zhvilluar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve lidhur me caktimin e një date të re për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka propozuar me ironi që kryeministri Edi Rama të jetë president part time. Gjekmarkaj tha se në optikën e një njeriu si Rama që vendos për çdo gjë dhe për çdokënd, askush nuk është i denjë për postin e Presidentit të Republikës. Gjithashtu, Gjekmarkaj i’u bëri thirrje të gjithë faktorëve politikë shqiptarë që mund të ndikojnë, që secili të bëjë presion që Presidenti…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të mbajë sot një konferencë për mediat e cila do të nisë në orën 12:00 në ambientet e institucionit të Presidencës. Njoftimi për këtë konferencë u dha nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi. “Të dashur kolegë gazetarë,Sot, në ora 12:00, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë një konferencë për mediat, në Institucionin e Kryetarit të Shtetit.I hapur për çdo pyetje!”, shkruan Blushi. Mësohet se presidenti Meta do të flasë për shumë çështje, duke e nisur me shembjen e Teatrit Kombëtar, ku sot mbushen dy vite nga ajo ngjarje. Po ashtu ai…
Ditën e djeshme, Kuvendi i Shqipërisë dështoi për të zgjedhur në raundin e parë presidentin e ri të Republikës. Seanca plenare e mbajtur dje në orën 17:00 zgjati vetëm 3 minuta, pasi u konfirmua se nuk është regjistruar asnjë kandidaturë nga palët politike. Bazuar në Kushtetutën e vendit, ky quhet si një raund votimi i ezauruar pavarësisht se s’pati asnjë kandidat për t’u votuar. Në këtë situatë, tashmë pritet të vijohet me raundet e tjera. Paraprakisht duhet përcaktuar një datë të re për raundin e radhës dhe për këtë do të ketë sot një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve, e cila…
Në emisionin “Të Paekspozuarit” është diskutuar për performancën e Ronela Hajatit në Eurovision. Në studio ka patur debate të forta mes Agim Doçit, që ka qenë anëtar jurie dhe ka votuar pro Hajatit dhe Robert Aliaj, që e konsideron këngën dhe performancën “paçavure”.Për një moment Doçi është çuar nga studio dhe ka dashur të largohet. Agim Doçi: Kënga ka 5 elementë. Gjebrea e ka vërtetuar që di të bëjë festival. Këngën Magjike se bën dot as ti, as unë. Kur quhet kënga paçavure, do ti them ish- mikut tim Robert Aliaj, kur del ti më thonë cfarë është ai mashkull me…
Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë një kamarier të një lokali në qytet ndërsa ka shpallur në kërkim pronarin e tij. Kjo pasi, sipas policisë, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të shtetasit E. M., gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Gjithashtu, gjatë kontrollit të telefonit të shtetasit A. Ç., të cilin shtetasi E. M. e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme në lokalin e tij, gjetën programe që shërbejnë për vendosjen e lotarive të palejuara. Policia njofton: Finalizohet operacioni policor i koduar “Black”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë, ku një grua nga Shqipëria e cila është e martuar në Obiliq të Kosovës është denoncuar nga bashkëshorti i saj pasi ajo ka marrë fëmijët dhe është larguar drejt vendlindjes së saj. Sipas informacioneve, çifti kishte dy vajza dhe dyshohet se nëna e tyre i ka marrë ato dhe kanë udhëtuar drejt Shqipërisë. Sikur të mos mjaftonte kjo, burri deklaron në kallëzimin e bërë në polici se gruaja i ka kërkuar 10 mijë euro për t’i sjellë fëmijët. Njoftimi i plotë i policisë: DETYRIM /Obiliq 16.05.2022 – 12:55. Ankuesi mashkull kosovar ka…
Finalja e madhe e UEFA Conference League mes Romas dhe Feyenoord, e cila do të luhet më 25 maj në stadiumin kombëtar “Air Albania” ka bërë që policia e shtetit të vihet në lëvizje për të marrë masa lidhur me mbarëvajtjen e ndeshjes si dhe për ruajtjen e rendit publik. Nëpërmjet një ndeklarate për mediat, Zv. drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj informoi mbi masat që do të merren në vendin tonë për finalen e “Conference League”.Ai bëri apel që qytetarët të reduktojnë qarkullimin me makina në 24-25 maj që të shmanget trafiku. Në 25 maj do të bllokohet…
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale se shembja e Teatrit Kombëtar dy vjet më parë mbetet një plagë e hapur në zemër të Tiranës. Sipas Bashës, qeveria e shembi kodinën e TK-së pa patur asnjë arsye. Ish kryedemokrati vijon më tej, duke thënë se ai shesh është vija ndarëse mes “atyre që duan Shqipërinë demokratike dhe pjesës tjetër që shkatërron një nga institucionet më të shtrenjta të kombit.” Postimi i Bashës në Facebook: “Prej dy vitesh teatri është një plagë e hapur në zemër të Tiranës. Një plagë që sëmbon prej mosarsyeve…
Shqiptarët renditen ndër shtetet që kanë numrin më të lartë të martesa në Europë në raport me popullsisë, por një pjesë e konsiderueshme e tyre përfundojnë në divorc, duke na renditur sërish ndër të parat në Europë. Të dhënat janë publikuar nga Eurostat në raportin: “Sa martesa dhe divorce kanë ndodhur në vitin 2020?”. Në vitin 2020 kishte 6.16 martesa për një mijë banorë, pothuajse dyfishi i normës mesatare të Bashkimit Europian prej 3.2. Shumë martohen, por dhe shumë divorcohen. Në Shqipëri, në vitin 2020 u regjistruan 1.5 divorce për një mijë banorë, duke u pasqyruar në hartën e Eurostat…
Një farmaci e cila ndodhej përballë Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë është grabitur ka rënë pre e ghrabitësve gjatë natës së kaluar. Ndërkohë, mësohet se autorët janë identifikuar nga policia dhe kjo e fundit po punon për kapjen e tyre. Raportohet se në farmaci janë marrë 10 mijë lekë.