Imazhi i Marianna Vyshemirsky e mbështjellë me një jorgan me ballin e gjakosur i cili doli para pak kohësh u pa në mbarë botën dhe ka ngelur në memorien e të gjithëve. Fotoja që shihni është marrë si pasojë e një sulmi ajror rus në Mariupol. Marianna ishte shtatzënë në atë kohë dhe priste lindte vajzën e saj ato ditë. Ajo qarkulloi në internet, në faqet e para të gazetave dhe u debatua në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Por, pasi i mbijetoi një sulmi, Marianna u përball me një sulm tjetër, dezinformimi dhe urrejtjeje ndaj saj dhe familjes së…
Author: tirana
Georgina Rodriguez është partnerja bukuroshe e lojtarit më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo. Para se të njihej me yllin portugez, Georgina bënte një jetë të thjeshtë dhe të varfër por tani ajo bën një jetë luksi dhe vërtet përrallore. Lidhur me historinë e Georginës dhe me këtë mënyrë të jetës së saj pas njohjes me CR7 ka folur xhaxhai i saj, Jesus Hernandez. Ajo më parë ka deklaruar se edhe pse jeta e saj tashmë ka ndryshuar, nuk do të harrojë familjarët e saj, por xhaxhai i Georginës pohon të kundërtën. Jesus Hernandez ishte ai që e rriti dhe…
Mbrëmjen e djeshme, stilisti i njohur shqiptar Valdrin Sahiti organizoi sfilatën më të madhe të modës në Prishtinë, ku morën pjesë personazhe publike nga Kosova e Shqipëria. Mes shumë të ftuarëve në këtë event ishin edhe aktori, Donald Veshaj dhe moderatorja, Bora Zemani. Mesa duket, raporti i tyre është përmirësuar pasi dyshja u panë mbrëmë duke qëndruar krah njëri-tjetrit në një klub nate në Prishtinë. Donaldi u pyet se a do ta takoj apo flas me Borën pasi që edhe ajo do të jetë pjesë e këtij eventi. E që në një përgjigje për emisionin “#gjesi” në T7 u shpreh:…
Avokati i Lefter Kokës deklaroi sot, se ish-ministri tashmë në burg për korrupsion nuk ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi s’ka për çfarë të pendohet. Ndërkohë që ka zëra se SPAK po kërkon një bashkëpunëtor për të zbërthyer skemën e inceneratorëve, avokati mohoi se Koka do të jetë një prej tyre. Sipas tij, ish-ministri nuk ka për çfarë të bashkëpunojë. “Nuk ka pse të pendohet. Bashkëpunëtori është një njeri që tregon për veten e tij dhe të tjerët. Në rastin konkret Koka s’ka çfarë të bashkëpunojë. SPAK i ka të gjitha mjetet që të kërkojë dhe të gjejë…
Prokuroria e SPAK kërkon dënimin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi me 1 vit 8 muaj burg. “Kërkoj deklarimin fajtor të të pandehurit Thoma Gëllçi për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe dënimin e tij me dy vjet e gjashtë muaj burg. Në aplikimin e nenit 406 të Kodit Penal, dënimin e tij me 1 vit e 8 muaj burgim”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë. Po kështu Prokuroria e Posaçme kërkon për Alban Malavecin, Julian Tapian dhe Ervin Muraj dënimin me 12 muaj burg për shkelje të barazisë në tendera. Ish-drejtori i RTSH-së u arrestua më datë 8 tetor…
Kryeprokurori Olsian Çela ka raportuar sot në Kuvend në lidhje me problematikat e Prokurorisë. Ai është ndalur në disa çështje kryesore, ndërsa ka evidentuar se problemi kryesor me të cilin përballet organi i akuzës është pastrimi i parave. Sipas Çelës, prokuroritë nuk hetojnë, çështje që e konsideroi më problematike për Prokurorinë e Tiranës. “Ne ligjet i kemi shumë të mira. Problemi jonë është zbatimi. Policia gjyqësore. OPGJ nuk kishte asnjë të dhënë. Grupi i kontrollit ka qëndruar nga 6 muaj deri në një vit për të gjetur dosjen. Kemi bërë maksimumin. Kemi nxitur në çdo mbledhje. U kam kërkuar kontroll…
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Facebook” se kryeministri Rama, të cilin ai e cilëson si autokrat, nuk lëshon asgjë. Ai e do opozitën vetëm për garniturë duke bërë sikur bën lëshime të mëdha të tipit ‘e shtyjmë nga 5 ditë në 7, datën e raundit’. Salianji shkruan më tej lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës se Rama me lojën e tij tërhoqi një pjesë të opozitës që megjithëse pakicë, për protagonizma dëmtoi rëndë opozitën duke krijuar idenë e frangmentarizimit të mëtejshëm të saj dhe duke mos bërë asnjë…
Policia ka vënë në pranga tre persona në Malësi të Madhe, pasi ishin shpallur në kërkim kombëtar. Babai M. Th., 60 vjeç dhe dy djemtë e tij, E. Th., 25 vjeç dhe D. Th., 21 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe u arrestuan sot nga uniformat blu pasa Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi në datën 20.08.2021, në fshatin Bratosh, në afërsi të banesës së tyre janë gjetur të kultivuara bimë narkotike canabis sativa. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Bratosh”. Operacioni u zhvillua…
Shumë zëra që qarkullojnë së fundmi thonë se Lionel Messi do të blejë 35 për qind të aksioneve të klubit të njohur amerikan, Inter Miami dhe më pas, kur ti përfundojë kontrata aktuale me Parsi Saint-Germain në 2023 do t’i bashkohet ekskluzivitetit të MLS. Ylli argjentinas u largua nga Barcelona verën e kaluar pasi Blaugranët nuk arritën të rinovojnë kontratën e tij për shkak të vështirësive të tyre financiare të dokumentuara mirë. Ai i’u bashkua PSG-së në një marrëveshje 2-vjeçare dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë MLS, pasi gazetari i “DirecTV”, Alex Candal tha se Messi do…
Pas incidentit të ndodhur në QSUT, ku si pasojë e një problemi në funksionimin e ashensorit janë plagosur dy persona ka reaguar sot me anë të një njoftimi edhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut. Sipas ISHMT-së, rezulton se është kryer ekzaminimi fillestar i ashensorit nga një organ i miratuar, por nuk është kryer regjistrimi i ashensorëve në zbatim të Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar. Njoftimi i plotë: Lidhur me ngjarjen e ndodhur në QSUT, ku si pasojë e një problemi në funksionimin e ashensorit janë plagosur dy persona, Inspektoriati Shtetëror i…
Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima është shfaqur në krah të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Duket se debatet e forta të disa viteve më parë që çuan gjer në përjashtimin e tij nga partia, janë harruar dhe tashmë Kokëdhima është afruar sërish me socialistët. Kokëdhima dhe Balla kanë qenë dhe në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Fierit Armando Subashi për të parë ndeshjen në stadiumin “Loni Papuçiu” ku luante Apolonia me Tërbunin.
Milani luan këtë javë ndeshjen e fundit të kampionatit dhe i duhet minimalisht një barazim ndaj Sassuolos për të siguruar titullin kampion pas 11 vjetësh. Ndërkohë, të ekzaltuar pamasë për këtë sukses të skuadrës së tyre, tifozët kuqezi do të “pushtojn” Reggio Emilia të Sassoulos për sfidën e së dielës, në të cilën do të vendoset gjithçka. Në valle është titulli kampion dhe askush nga tifozët e Milan nuk dëshiron të mungojnë. Të gjithë dëshirojnë të jenë të pranishëm në “Mapei Stadium”, interesimi për të parë live ka qenë jashtëzakonisht i lartë, aq sa të gjitha biletat u shitën pas…