Author: tirana

Procesi i gjatë i vizave Shengen është vendosur të kalojë plotësisht online në vitet e ardhshme. Sistemi i ri dixhital i propozuar nga Komisioni Europian javën e kaluar do të zëvendësojë procesin e mundimshëm të aplikimit të letrës të duruar nga miliona vizitorë të mundshëm në Europë. Udhëtarët mund të presin një sistem “më të qetë dhe më të sigurt”, ka premtuar Komisioni Europian. “Me disa shtete anëtare që tashmë kanë kaluar në dixhital, është jetike që zona Shengen tani të ecë përpara si një”, deklaroi nënkryetari i Komisionit për Promovimin e Mënyrës sonë Europiane të Jetës, Margaritis Schinas. Pra,…

Read More

Gratë kanë probabilitet që të bllokohen dy herë më shumë se meshkujt në një automjet të përplasur, zbulon një studim i fundit. Hulumtimi – studimi i parë i madh në Mbretërinë e Bashkuar për të krahasuar dallimet gjinore në modelet e lëndimeve dhe gjasat për t’u bllokuar pas një përplasjeje – mund të ndihmojë prodhuesit e automjeteve të përmirësojnë dizajnin e makinave dhe veçoritë e sigurisë për të zvogëluar shkallën e lëndimeve në të dy gjinitë. Ai gjithashtu forcon mundësite për përfshirjen e testeve të përplasjes biologjikisht më të sakta në simulimet e përplasjeve të automjeteve, për të hetuar ndikimin…

Read More

Volodymyr Zelensky është fotografuar në krah të bashkëshortes së tij Olena, për herë të parë pas tre muajsh, që kur Rusia nisi luftën ndaj Ukrainës. Presidenti i Ukrainës dhe Zonja e Parë morën pjesë sot në funeralin e presidentit të parë të vendit në Kiev. Çifti Zelensky dukeshin të qetë, por të rraskapitur ndërsa ecnin së bashku për të vendosur lule në mbi arkivolin e Leonid Kravchuk, i cili ishte presidenti i parë që udhëhoqi një Ukrainë të pavarur pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991. Ai vdiq në fundjavë, në mosha 88-vjeçare, pas një sëmundjeje që e mundonte prej…

Read More

Një tjetër aksident i rëndë në mes të Tiranës. Sadik Përpunja ka shtypur një këmbësore të vijat e bardha në bulevardin në mes të Tirnës në bulevardin mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh është prangosur nga policia. Nga verifikimet rezulton se Përpunja është 70-vjeç. “Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë për përdoruesit e rrugës, ka organizuar punën me grupe të dedikuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit agresivë të Kodit Rrugor, të cilët janë rrezik potencial për jetën e përdoruesve të…

Read More

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky me anë të një postimi në Telegram teksa ka ndarë foto nga Ukraina është shprehur se herët apo vonë ukrainasit do të fitojnë. “Nuk ka zinxhirë që mund të lidhin shpirtin tonë të lire. Nuk ka asnjë pushtues që mund të lëshojë rrënjë në tokën tonë të lirë. Nuk ka asnjë pushtues që mund të sundojë popullin tonë të lire. Herët a vonë do të fitojmë”, shkruan Zelensky.

Read More

Një betoniere është përplasur me një kamion mesditën e sotme në Dhermi. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të resorteve luksoze në zonë. Sakaq deri më tani nuk është raportuar ende për të plagosur, apo viktima.

Read More

21-vjeçari që u aksidentua tre ditë më parë në fshatin Hot i Ri të Shkodrës, ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra. Suad Milani po udhëtonte së bashku me nënën, me motorçikletën e tij, në fshatin Hot i Ri, në momentin që është përplasur me një automjet. Përplasja ka qenë e fuqishme dhe nënë e bir kanë përfunduar në spital. Sot, ky i fundit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra ndërsa nena vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Read More

Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin për sigurimet shoqërore të gjithë personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror dhe që janë në prag të moshës së përcaktuar për të dalë në pension mund të plotësojnë online kërkesën paraprake për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Kjo me qëllim që verifikimet e kushteve të përfitimit nga strukturat e sigurimeve shoqërore të kryhen në kohë pa rrezikuar asnjë ditë vonesë në marrjen e pagesës mujore që ju takon sipas ligjit. Ekspertët e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se plotësimi i kërkesës paraprake nuk është i detyrueshëm…

Read More

Policia italiane ka çmontuar një shoqatë kriminale në Rustica dhe ka vënë në pranga 14 persona. Massimo Carminati, një nga “bossët” e Mafia Capitale, i përgjuar në kuadër të operacionit “Bota e Mesme” u shpreh: Ata janë të fortë dhe të pamëshirshëm. Carminati i referohej grupit të trafikantëve të drogës të drejtuar nga Daniele Carlomosti, 43 vjeç, i quajtur “gjigant.” Përveç trafikut të drogës nga Afrika e Jugut, banda kishte ngritur dhe një dhomë torture në një apartament në Rustica, ku torturoheshin ata që nuk paguanin borxhet e tyre. Në vitin 2018, kur një burrë që i kishte borxh 64.000…

Read More

Sipas aplikacionit Latergramme (një “mjet” për të planifikuar postimet e ardhshme në Instagram), ka periudha specifike gjatë ditës gjatë të cilave fotografia juaj ka më shumë gjasa të tregojë dinamikën e saj maksimale dhe të mbledhë sa më shumë pëlqime. Të dhënat e aplikacionit flasin për dy orë shumë specifike: 5 pasdite dhe 2 në mëngjes. Edhe në rregull, gjëja e parë që duhet kuptuar sepse, siç shpjegojnë ata, është koha kur shumica e njerëzve ose largohen ngadalë nga vendi i punës, ose edhe pse janë ende aty, produktiviteti i tyre ka rënë dhe ata kanë më shumë gjasa të mashtrojnë…

Read More

Në kulmin e euforisë së shkaktuar nga rezultati i zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945, lidershipi komunist, i përfshirë në revanshin e shtetëzimeve, është përballur me një oponencë të fortë që vinte jo nga viktimat e procesit, por nga zëra brenda sistemit. “Jo dhunës ndaj pronës private!” Apeli zyrtar i Konstantin Boshnjakut, kreut të porsazgjedhur të Bankës së Shtetit, i kundërvihej kështu modelit stalinist të ekonomisë ofruar nga fituesit e zgjedhjeve të para të Pasluftës, madje me zë të lartë. Bashkë me kundërshtitë për reformat arbitrare, ai adresonte për Enver Hoxhën dhe qeveritarët komunistë alternativën e ekonomisë së tregut dhe të…

Read More

Publikimi i pagave të 630 mijë shqiptarëve ka nxitur autoritetet shqiptare të nisin kontrollet mbi pasurinë e qytetarëve me të ardhura të larta mbi bazën e stilit të jetesës. Në një intervistë për RTSH-në zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjero tha se njësia ka nisur punën me 32 individë të punësuar në sektorin e ndërtimit, tregtisë dhe tregun e sigurimeve. Gjatë intervistimit të tyre Vjero thotë se është marrë për bazë deklarimi i pagës ndër vite. Zv/ministrja pranon se kontrolli i pasurisë së individëve mbi bazën e stilit të jetesës është proces i ndërlikuar dhe do të marr kohë, por ajo…

Read More