Author: tirana

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike më presidentin francez Emmanuel Macron për luftën në Ukrainë. Zelensky tha se Macron kishin diskutuar gjithashtu çështjen e furnizimeve me karburant në Ukrainë dhe mbështetjen nga Franca. “Tregova për rrjedhën e luftës, operacionin për të shpëtuar trupat ushtarake në Azovstal dhe vizionin e perspektivës së procesit të negociatave. Ngrita çështjen e furnizimit me karburant në Ukrainë. Ne diskutuam gjithashtu mbështetjen nga Franca, përgatitjen e paketës së 6-të të sanksioneve, mënyrat e mundshme për të eksportuar produkte bujqësore ukrainase. Mbajtëm një diskutim thelbësor për aplikimin tonë për statusin e…

Read More

Më datë 25 maj, vëmendja e opinionit sportiv në Europë do të jetë e gjitha e përqendruar në Tiranë teksa stadium Air Albania do të mirëpresë finalen e edicionit të parë të Uefa Conference League. Një trofe i cili do të diskutohet nga Roma dhe Feynoord, ndërsa kompeticioni më i ri në Europë ka fituar simpati të madhe, madje vetë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin zbulon telefonatën me trajnerin e Romës, Jose Mourinho duke theksuar se portugezi ishte shumë i emocionuar rreth finales së Tiranës. “Ka pasur shumë skepticizëm rreth Conference League, por mora një mesazh nga Jose Mourinho pas…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, pas ftesës që Taulant Balla i bëri për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri. Kushti i Alibeajt për takimin me Ballën është që të bëhet vetëm në prani të medias. Më herët, Alibeaj tha se nuk do të ishte i pranishëm sot në orën 18:00 në takimin ku e ka ftuar Taulant Balla, pasi ishte i gatshëm që diskutimin ta bënte në mbledhjen që u mbajt sot paradite.

Read More

Vajza e ministrit Niko Peleshi, Aleksia Peleshi, di se si ta tërheqë vëmendjen. Pasi historisë së saj të dashurisë me aktorin Romeo Veshaj, ajo vijon të jetë në qendër të lajmeve të Showbizz. Së fundmi, Aleksia ka filluar që të shfaqet tejet provokuese në fotot e instagramit. Dy javë më parë, ajo publikoi një foto, ku shihej me reçipeta të ngushta, që i nxirrnin në pah gjoksin. Ndërkohë sot, pak minuta më parë, ajo ka vendosur që të postojë një foto pa reçipeta, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët, shikojnë gjithçka përtej bluzës.

Read More

Anëtarja më e re e Parlamentit Federal Gjerman, Emilia Fester, ankohet për orët e pafundme që i kushton punës. Ajo ka thënë se rroga prej 10 mijë eurosh nuk justifikon përkushtimin dhe kohën që shpenzon në punë, shkruan gazeta gjermane “Bild”. Në vitin 2021, Emilia u zgjodh me partinë e Gjelbër, por sot ajo beson se si deputete nuk mund të shijojë gjithçka që gëzojnë bashkëmoshatarët e saj.about:blank “Për këtë punë po sakrifikoj rininë time. Punoj 80 orë në javë dhe nuk kam kohë për hobit e mia”, u ankua Fester në një intervistë për revistën Spiegel. Përdoruesit e rrjeteve…

Read More

Ish-anëtari i komitetit CONI, Franco Chimenti thotë se Italia ka ende një shans për të luajtur në Kupën e Botës nëse Ekuadori përjashtohet. Italia nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës për herë të dytë radhazi, pasi humbi 1-0 kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalen e play-off-it në mars. Megjithatë, Franco Chimenti, presidenti aktual i Federatës së Golfit të Italisë dhe një ish-anëtar i komitetit CONI, sheh një shans konkret që Azzurri-t të luajnë në Katar në nëntor. “Ka ende një shans për të parë Italinë në Kupën e Botës dhe është më konkrete se sa mendojnë njerëzit”, tha…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më herët akuzoi Gjykatën e Apelit si të kapur nga Edi Rama, pas vendimit të sotëm të caktimit të gjyqtarëve për shqyrtimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt. Në reagimin e tij në rrjetet sociale Bardhi thekson se Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Sipas tij standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD. Reagimi i Bardhit: Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Standardi i dyfishtë…

Read More

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), për krijimin e 100 laboratorëve të parë SMART në shkollat 9-vjeçare dhe për programin e ri të kodimit në arsimin parauniversitar. Në fjalën e tij kreu i qeverisë, nuk la pa ironizuar edhe deklaratat e opozitës, e cila herë pas herë e akuzon se po abuzon me veprat publike. “Do përpiqem të flas sa më shkurt për shkak se së bashku me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim duhet të gllabërojmë edhe teatrin e Operas, Butrintin e gllabëruam sic e dini, pazarin…

Read More

Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret shqiptare e cila mban një numër të lartë koncertesh si brenda por edhe jashtë vendit. Ajo ka qenë së fundmi në Greqi ku ka performuar para emigrantëve shqiptarë. Por, siç mund ta shihni dhe tek video e mëposhtme, asaj i ka ndodhur një e papritur në skenë. Teksa po performonte hitin e verës së kaluar “Prit pak” dikush nga publiku i ka hedhur disa lule në fytyrë.

Read More

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka mbërritur në Belgjikë për të dëshmuar po sot në Prokurorinë vendase lidhur me dosjen “Toyota Yaris”. Lajmin e ka dhënë vetë ai duke publikuar edhe fletëthirrjen që ka marrë nga Prokuroria e Belgjikës. Duke nxjerrë edhe pamje nga udhëtimi, gazetari investigativ shkruan me ironi: Me pyetjen “trego shokët”, jam në dilemë, por do e gjejmë një zgjidhje… Ndërsa më herët në një intervistë, Artan Hoxha bëri me dije se do shkonte vetë në Bruksel, pasi tashmë autoritetet belge e kanë humbur besimin te autoritetet shqiptare. Dosja e 3,4 milionë eurove “cash” të kapura në Portin e…

Read More

Kohët e fundit, mes adoleshentëve në Shqipëri, pajisjet Vape kanë marrë popullaritet. Përdorimi i këtyre produkteve nga kjo moshë është kthyer në një shqetësim për prindërit. Krahas ankesave në disa prej pikave të shitjes ku tregtimi bëhet i paligjshëm, shumë ankesa janë adresuar dhe në media që ky problem të adresohet me seriozitet nga autoritetet shtetërore. Por duke qenë se këto pajisje janë relativisht të reja, shumë nga prindërit shpesh nuk arrijnë t’i identifikojnë. Nga ana tjetër duke qenë se Vape nuk çlirojnë aromën karakteristike të tymit të duhanit, si rrjedhojë është më e vështirë të identifikohet kur adoleshentët i…

Read More

Pas shpërthimit të murtajës së derrave të egër në Itali, autoritetet vendase janë zotuar të ndërmarrin masa të reja për trajtimin e murtajës. Sipas gazetës Corriere della Serra, perfekti i kryeqytetit italian do të emërojë një komisar të posaçëm, i cili do të koordinojë veprimet e ndryshme në konsultim me bashkinë e Romës. Specialistet kanë sugjeruar që shumica e derrave të egër të vriten, veçanërisht në veri të Vatikanit. Ligji lejon që numri i derrave të egër të ulet deri në 90%. Megjithatë, do të duhen të paktën tre javë që të fillojnë ndërhyrjet përkatëse. Gjatë kësaj periudhe, në Romë…

Read More