Author: tirana

Finalja e Ligës së Konferencës, mes Romës dhe Fejnordit, do të jetë një nga eventet më të rëndësishme futbollistike të mbajtura ndonjëherë në tokën shqiptare. Kjo finale, e cila do të zhvillohet më 25 maj, e ka shndërruar Tiranën, në një nga destinacionet më të kërkuara të momentit, kryesisht nga tifozët e Romës dhe ata të Fejnordit. Jashtë këtij evenimenti madhështor nuk ka qëndruar as kryeministri Edi Rama, i cili së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për median prestigjioze italiane, “Tuttosport”, e cila do të botohet në gazetën e datën 18 maj. Ndërkohë, nëpërmjet një video mesazhi të regjistruar…

Read More

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur një fjalim historik në Kongresin Amerikan. “Nuk ka nder më të madh”, tha kryeministri duke nisur fjalën e tij para ligjvënësve në SHBA. Megjithatë, një fjalim në të cilin kryeministri nuk mungoi të tregohej i prerë për pushtimin rus të Ukrainës dhe gabimet e BE-së, ndërkohë që i dërgoi një mesazh Ankarasë, ku bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të fluturimeve në ishujt grekë dhe sqarimin se nuk do të tolerohet asnjë cenim i sovranitetit kombëtar. Ndonëse nuk përmendi drejtpërdrejt emrin e Turqisë, kryeministri ka bërë një pasqyrim të situatës duke thënë se…

Read More

Dy artistët e njohur, Genc Prelvukaj dhe partnerja e tij, Eni Koçi, i kanë dhënë fund beqarisë. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh së bashku e kanë shpërndarë lajmin për fansat në rrjete sociale. Në foto Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi. Në fakt, ata e kanë mbajtur të fshehtë, pasi Eni ka konfirmuar vetë se janë martuar që nga prej vitit 2019. “Z. & Znj. Prelvukaj. Të martuar që nga viti 2019”, ka shkruar Koçi në postimin e shpërndarë me ndjekësit.

Read More

Alban Skenderaj duket se ka thumbuar me postimin e fundit të gjithë këngëtarët e rinj që po i shtohen tregut muzikor teksa ndau disa video nga prapaskenat e klipit të tij të ri. Duket se projekti i tij i ri do të jetë një bashkëpunim me partneren, Miriam Canin, ndërsa çifti nuk kanë publikuar ende datën e lançimit. Por, këngëtari dhe kompozitori ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa video nga prapaskenat e klipit. Në një nga videot e publikuara, Albani shihet teksa luan me top me një fëmijë ku të dy po bëjnë disa xhunglime. “Hë si thoni,…

Read More

Nga Astit Patozi Caktojani Lul Bravës po të doni edhe helmimin e Petro Nini Luarasit, se brenda jeni, mban ai “besëpreri”. Por mos bëni sikur ju ka marrë më qafë 5 vjet më parë me marrëveshjen e 17 majit, sepse keni qenë po aq të lumtur dhe po aq të përfshirë sa ai, kur doli para kamerave duke u qepalluar me Edi Ramën. Për të mos thënë që dikush ka qenë online me të gjatë gjithë flirtimit me argatin e Vuçiçit, me telefonata direkte apo me whatsapp, gjatë atyre orëve të gjata dhe të lavdishme në Kryesinë e Kuvendit të…

Read More

Pas më shumë se 50 vitesh mosmarrëveshje të shkaktuara nga ndarja e Kishës Ortodokse Maqedonase nga ajo Serbe, kjo e fundit mori vendim për rivendosje të marrëdhënieve mes tyre. Ky lajm në pamje të parë dukej diçka e mirë. Por opinioni në Maqedoninë e Veriut e sheh me dyshime. Gazetari Branko Gjorgevski, vlerëson se ky vendim e kthen Kishën Maqedonase shumë pas – në periudhën kur gëzonte vetëm autonomi brenda Kishës Ortodokse Serbe, e jo të pavarur siç e ka deklaruar veten pas ndarjes. “Nëse vendimi është ashtu siç e kuptuam dje. Ne kemi shume arsye për shqetësim. Në vendimin…

Read More

Disa orë lufte u zhvilluan mbrëmë në kryeqytetin libian Tripoli teksa kryeministri i zgjedhur nga parlamenti rival ne Lindje tentoi të merrte institucionet, ç’ka çoi në përplasjen e grupeve kundërshtare militante. Sipas raportimeve, Fati Bashaga tentoi të merrte kontrollin e qeverisë nga rivali i tij që njihet nga OKB, Abdel Hamid Dbeibeh, i cili refuzon të largohet nga posti. Bashaga kreu tentativën e dështuar pas emërimit si kryeministër nga parlamenti rival lindor në qytetin Tobruk. Ai me forcat e tij hyri dje në Tripoli pas gati dy muaj ngërçi mes dy administratave të Libisë, por u tërhoq, sipas deklaratës së…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka prezantuar ditën e sotme Ulsi Manjën si drejtues politik në Lezhë. Në fjalën e tij, Gjiknuri falënderoi punën e bërë deri më tani në këtë qark nga Blendi Klosi, i cili tashmë ka marrë detyrën e Sekretarit Organizativ të PS. Gjiknuri bën me dije se në vend të Ulsi Manjës në Qarkun e Dibrës, si drejtues politik do të jetë ministrja Belinda Balluku. “Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në…

Read More

Para mbështetësve të tij në Durrës, ish-kryeministri Sali Berisha e krahasoi veten me Steve Jobs. Ish-kryeministri tha se siç Jobs ndryshoi botën me teknologjinë, ai do të ndryshojë Shqipërinë. “PD e vërtet e ka mundur Edi Ramën 3 herë, nuk ka shpresë. Kthimi im është kthimi i Steve Jobs, ai që me iPad-in e tij dhe iPhone ndryshojë botën, ne do të ndryshojmë Shqipërinë”, theksoi Berisha.

Read More

Ndeshja mes Sasuolos dhe Milanit këtë fundjavë mund të kthejë përsëri kuqezinjtë te titulli kampion dhe për fatin e keq të tifozëve të Milanit, do të jetë në transfertë dhe jo në “San Siro”. Kështu, ka nisur gara për një biletë dhe pak fatlumë kanë siguruar ato që u takon si ekip udhëtues. Pjesa tjetër kanë vërshuar në biletari dhe për të blerë 18 mijë bileta online, është krijuar një radhë virtuale me 100 mijë kërkesa. Sigurisht, të gjitha janë shitur brenda më pak se një ore, siç tregoi faqja zyrtare e Sasuolos e cila bëri të qarë se stadiumi…

Read More

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë takimi me demokratët në Durrës ka ironizuar negociatat për Presidentin e ri, që po zhvillohen mes mazhorancës dhe opozitës. Sipas Berishës, nëse lëvizja e tij nuk do të kishte nisur, atëherë do të ishin vegël në duart e qeverisë. Ai mori si shembull tipik, marrëdhënien mes qeverisë dhe asaj pjese të opozitës që mbështetet nga Alibeaj, duke e quajtur marrëdhënia “Rama – Alibasha”. “Unë jam dëshmitar i trysnive të pandershme që ushtruan mbi ju nga institucionet e një shteti që nuk njeh parim dhe ligj. Jam dëshmitar i shantazheve dhe presioneve edhe të një klientele…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka njoftuar se do të rinisin sërish negociatat me opozitën për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Në një dalje për mediat pas takimit me Alibeajn, Balla ka deklaruar se një takim do të zhvillohet ditën e nesërme, 17 Maj. Takimi do të zhvillohet në parimin që të gjitha palët të kenë të drejtën e propozimit. “Me parimin që të drejtën e propozimit ta kenë të gjitha palët, pastaj nuk dua të komentoj më shumë. Unë mendoj që është diçka e mirë që ne kemi mundësinë që të komunikojmë. Gjithmonë,…

Read More