Author: tirana

Ushqimet që i japin energji dhe forcë trupit mundësojnë një ditë më të lehtë si dhe punën e funksioneve trupore. Karbohidratet e thjeshta treten më lehtë dhe më shpejt dhe rrisin nivelet e sheqerit në gjak dhe shkaktojnë një rritje të papritur të energjisë që bie po aq lehtë dhe shkakton lodhje. Kjo është arsyeja pse karbohidratet komplekse që përmbajnë më shumë fibra, treten më ngadalë dhe sigurojnë energji për tërë ditën janë një zgjedhje më e mirë. Përveç karbohidrateve, proteinat janë të rëndësishme për energjinë dhe veçanërisht për forcën, si dhe yndyrat e shëndetshme, të cilat duhet të gjenden…

Read More

Gjyqtarja që do të shqyrtojë në Gjykatën e Apelit çështjen e përplasjes së palëve të PD-së është Elona Toro. Gjykata e Tiranës më 22 prill pranoi ankimin e PD-së, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, duke legjitimuar atë si ankues dhe duke pranuar të drejtën e ankimit. Beteja do të zhvillohet tashmë në gjykatën e Apelit, pas vendimit të gjyqtares Blerina Muça për të pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt, ku Gjykata pranon si palë në proces, nënkryetarin e PD-së Alibeajn. Më 18 mars, gjyqtarja Blerina Muça vendosi pranimin e kërkesës së PD dhe depozitimin e statutit e vendimeve të dala nga Kuvendi…

Read More

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se për ditën e mërkurë, pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike mbi vendin tonë, ndikuar nga depërtimi i masave ajrore më të freskëta dhe të lagështa me origjinë verilindore. Deri në orët e mesditës moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare. Më pas do te kete shtim vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell. “Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar duke filluar nga zona e veriut për tu shtrirë më pas edhe në pjesën tjetër të territorit. Hera-herës…

Read More

Parlamenti finlandez ka votuar pro aplikimit për anëtarësim në NATO. “Parlamenti mbështet kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO. Parlamenti miratoi qëndrimin në përputhje me raportin e Komisionit të Punëve të Jashtme pas votimit 188-8 pro”, shkruhej në llogarinë zyrtare të parlamentit, në Twitter. Finlanda tani pritet të nënshkruajë një aplikim zyrtar dhe ta dorëzojë atë në selinë e NATO-s në ditët në vijim, së bashku me Suedinë ku qeveria e saj njoftoi dje një ofertë të ngjashme. Votimi vjen pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti finlandez, Sauli Niinistö, dhe kryeministrja e Suedisë, Magdelena Andersson do të takohen me…

Read More

Një 21-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pasi dhunoi dhe i vodhi para nënës së tij. Policia është njoftuar nga nëna e të riut e cila i informoi se djali e kishte dhunuar dhe më pas i kishte vjedhur një shumë parash për të blerë lëndë narkotike të fqinji i tyre. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës fqinjit në fjalë, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë; A. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”; F. Sh.,…

Read More

Pas 12 vitesh, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndryshuar stilin e flokëve të saj. Në eventin e Valdrin Sahitit, mbrëmjen e djeshme ajo u shpreh se stilisti është aq kërkues saqë e ka bindur që pas 12 vitesh të drejtojë flokët. Presidentja e Kosovës i kushton një vëmendje të veçantë pamjes së saj. Kujtojmë që Valdrin Sahiti është dhe stilisti I Vjosa Osmanin, duke kuruar imazhin e saj në shumë prej aktiviteteve që ajo merr pjesë.

Read More

Elbasan – Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 42 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe, Belsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin E. P., 63 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Read More

Aktori i njohur turk dhe shumë i dashur për shqiptarët kryesisht me rolin e Ezelit, Kenan Imirzalioglu dhe partnerja e tij, Sinem Kobal janë bërë prindër për herë të dytë. Sipas mediave turke, Sinem ka sjellë në jetë një vajzë ditën e djeshme. Bashkëshortja e aktorit dhe vogëlushja e porsalindur raportohet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, çifti kanë zbuluar më herët edhe emrin që ata kanë zgjedhur për vajzën, duke e quajtur Leyla. Kujtojmë që ata kanë edhe një vajzë më të madhe të quajtur, Lalin.

Read More

Moska ka njoftuar dëbimin e dy diplomatëve finlandezë në kundërpërgjigje të vendimit të Helsinkit që dëboi dy diplomatë rusë në prill. Ministria e Jashtme ruse tha më 17 maj se ka thirrur ambasadorin finlandez në Rusi, Antti Helantera, për ta informuar atë për vendimin e marrë, sipas CNN. Moska tha se këtë vendim e ka marrë për shkak të “kursit konfrontues të Finlandës karshi Rusisë”. Muajin e kaluar, Finlanda dëboi dy pjesëtarë të stafit të ambasadës ruse në Helsinki në përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës. Shtetet europiane kanë dëbuar qindra diplomatë rusë, që prej nisjes së pushtimit të paprovokuar të…

Read More

Këngëtarja e njohur e cila përfaqësoi këtë vit Shqipërinë në Eurovision, Ronela Hajati ka bërë një reagim duke i’u përgjigjur kritikave të shumta lidhur me performancën e saj në festival. Ka ditë që po flitet goxha në media lidhur me atë çfarë dhuroi artistja në skenën europiane. Një nga rastet ku u ngjall debat i ashpër ishte ai i krijuar mes Agim Doçit dhe Robert Aliaj në studion e “Të paekspozuarit”, apo mbrëmjen e djeshme në “Opinion” një panel të ftuarisht po diskutonin rreth Ronelës. Përmes një postimi në Instastory, ajo i ka konsideruar opinionistë të kalbur. “Paskeni qenë të vdekur…

Read More

Stadiumi “Air Albania” duket se është në fazat e fundit për të pritur finalen e Ligës së Konferencës që do të luhet në datën 25 maj. Së fundmi, në stadium kanë mbërritur dhe gjeneratorët, të cilat do të mbajnë të furnizuar me energji elektrike stadiumin, por dhe zonën rreth saj. Me anë të disa fotove, shikohet që zona rreth stadiumit është mbyllur, për të vënë në punë gjeneratorët.

Read More