Ndërsa Bashkimi Evropian feston nesër 72-vjetorin e krijimit të tij, lufta në Ukrainë po e shtyn atë të transformohet rrënjësisht në një lojtar të fuqishëm në skenën botërore. “Lufta e presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë sfidon thelbësisht arkitekturën tonë të paqes evropiane”, tha të premten presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. BE-ja feston nesër 72-vjetorin e aktit të saj themelues, deklaratën e Robert Schumannit që propozonte krijimin e një Komuniteti Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, më 9 maj 1950. Blloku tregtar i vendeve, dikur ndërluftuese, është bërë një fuqi politike e gatshme për të dërguar armë në…
Author: tirana
124 persona janë arrestuar në një javë nga policia. Në pamjet e publikuara për bilancin e javës shihen qese me drogë dhe para të sekuestruara. Gjithsej janë zhvilluar 17 operacione policore, 7 prej të cilëve për kapjen e personave që kërkoheshin nga autoritetet policore spanjolle. Gjithashtu janë arrestuar edhe 97 shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 4 prej tyre janë kapur duke drejtuar automjetet në efektin e lëndëve narkotike. Njoftimi i policisë Operacione për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, kontrolle masive për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të…
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria renditet në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror. Duke ju referuar një videoje të publikuar nga Agjencia Europiane e Aviacionit Civil, Eurocontrol, Shqipëria renditet e para për sa i përket rimëkëmbjes së transportit ajror që nga vera e vitit të kaluar duke arritur në 107 fluturime në ditë. Portugalia renditet në vend të dytë, Turqia në vend të tretë, Norvegjia në vend të katërt, Spanja në vend të pestë. “Mirëmëngjes, dhe me këtë video të publikuar nga Agjencia Europiane e Aviacionit Civil, Eurocontrol, ku tregohet se si Shqipëria ka dalë…
Tirana është shpallur këtë të shtunë kampione për herë të 26 në historinë e saj duke fituar derbin ndaj Partizanit. Një fitore që i dha fund edhe pritjes së sigurisë matematikore të triumfit që zgjaste prej disa javësh për bardheblutë, të cilët kanë mundur të hapin shampanjën e festës. Një fitore edhe për klubin i cili është shpërblyer për punën dhe investimin që ka bërë me fitime marramendëse, pasi kjo fitore në derbin që vulosi kampionatin, ka siguruar rreth 1 milionë euro në arkat e kryeqytetasve. Titulli kampion do të sjellë në arkat bardheblu 100 milionë lekë (të vjetra) si…
Ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për t’i bërë presion liderit rus vazhdojnë, liderët e G7, duke përfshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe Zelensky të Ukrainës , do të diskutojnë sot përmes videokonferencës mbështetjen perëndimore për Kievin. Kancelari gjerman Olaf Scholz do të jetë mikpritësi i thirrjes dhe Zelensky “do të marrë pjesë dhe do të raportojë për situatën aktuale”, tha zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann. Pritet të diskutohen sanksione të mëtejshme ose të paktën një shtrëngim i ndëshkimeve ekonomike të shkaktuara tashmë ndaj Rusisë. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të takohen gjithashtu sot në Bruksel për të diskutuar raundin e tyre të…
Tom Wainwright, në botimin e tij tejet interesant “Narconomics”, përdor ekonominë ((e)conomics) për të përshkruar dhe për të kuptuar trafikun e përbotshëm të narkotikëve (narco(s)). Libri është shkruar si një punë hulumtuese e informacionit, por edhe i investigimit në terren, të zinxhirit të narkotikëve nga “prodhimi në fushë” te shpërndarja e deri te konsumatori. Duke ndjekur zinxhirin nga mbjellja në vendet e Amerikës së Jugut, por jo vetëm, deri në tregjet kryesore të konsumit në shtetet e pasura të veriut, autori e shpjegon këtë aktivitet, duke e përqasur me parimet dhe funksionimin e zinxhirit të furnizimit, konkurrencës përkundrejt marrëveshjeve të…
Gjashtëdhjetë persona dyshohet se kanë vdekur pas një sulmi ajror në një shkollë në rajonin e Luhansk, ku ndodheshin të strehuar 90 persona. Serhiy Hayday, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut, tha se 30 persona të strehuar në shkollë ishin shpëtuar, nga të cilët shtatë u plagosën.Trupat e dy personave u gjetën në rrënoja, tha Hayday në një postim në Telegram të dielën, duke shtuar se “ka të ngjarë që të gjithë 60 personat e mbetur nën rrënojat e ndërtesës të jenë vrarë”. Një avion rus kishte hedhur një bombë në shkollën në fshatin Bilohorivka, e cila është rreth…
Sipas MeteoAlb territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash. Pritet që më të dukshme vranësirat të jenë në zonat malore, ku vranësirat do të krijojnë mundësi për momente të shkurtra me reshje të izoluara. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim…
DashiKur bëhet fjalë për romancën në jetën tuaj, mund të ketë shumë biseda, por jo mjaftueshëm veprime. Ndoshta ju jeni në një flirt të mrekullueshëm që mund t’i mbani gjërat të lëvizin me një ritëm të shpejtë intelektualisht, por asgjë nuk vjen kur duhet të ndërmerrni veprime konkrete dhe t’i shfaqni në një mjedis romantik. DemiGjërat po vijnë në një kulm dramatik për ju në çështjet e dashurisë dhe romancës. Ndoshta ju keni qenë duke ushqyer një marrëdhënie. Ju keni vënë shumë pasion dhe shpirt për të krijuar një lidhje të fortë. Kjo është një kohë e llogaritjes në të…
Mbrëmjen e sotme, ekipi i Tiranës u shpall kampione e Shqipërisë për herë të 26-të në historinë e klubit. Bardheblutë morën shumë urime për këtë triumf, ku sigurisht nuk mund të mungonte ai i Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i cili e ka bërë urimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale. ”Dua t’i shpreh urimet më të mira KF Tirana për titullin e 26-të kampion. Sot është një ditë e merituar feste për lojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët. Një rrugëtim plot emocione në një kampionat me të vërtetë të bukur ku ende shumë enigma…
Shefi i CIA-as, Bill Burns deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin është i mendimit se rruga e tij më e mirë për të bërë përpara në luftën në Ukrainë është përforcimi i saj. Gjithashtu, Burns theksoi se Putin është në fazën e dytë të luftës në Ukrainë dhe kjo e bën edhe më të rrezikshme situatën se sa ndodhej në fazën e parë. “Ai është në një kornizë mendore dhe nuk do ta përballonte dot humbjen e luftës. Unë mendoj se ai është i bindur tani se dyfishimi i sulmeve do ti japë mundësinë të përparojë”, u shpreh ai. Ndër…
Ky ishte një sezon brilant për Tiranën, e cila e kurorëzoi sot atë me një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Partizanit duke siguruar titullin e 26-të në historinë e tyre. Bardheblutë mundën demat me rezultatin 1-2 në Elbasan Arena dhe tashmë kanë të drejtë të festojnë pasi matematikisht është mbyllur gjithçka, ndonëse kampionatit i kanë mbetur edhe pak javë për t’u luajtur. Pas këtij triumfi madhështor, Presidenti i Tiranës, Refik Halili dha një deklaratë për mediat ku u shfaq mjaft i gëzuar dhe me emocion. “Janë lot gëzimi. Fituam titullin sot. Jemi të gjithë të lumtur, edhe familja ime. Falenderoj edhe…