Author: tirana

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 34-vjeçar pasi tentoi të vidhte një shumë parash në recepsionin e spitalit. I arrestuari është shtetasi me inicialet A. R., banues në Gjirokastër. Policia sekuestroi gjithashtu në cilësinë e provës matnjë pistoletë lodër. Njoftimi i policisë: Pas marrjes së njoftimit se në ambientet e spitalit rajonal në Gjirokastër, një shtetas po tentonte ti vidhte një shumë parash recepsionistes, nën kërcënimin e një sendi të fortë, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcën “Shqiponja”, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes profesionale dhe të menjëhershme kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë…

Read More

Teksa opozitai lëshoi një sërë akuzash për deklaratën e bërë sot në Asamblenë e PS-së për SPAK-un, kryeministri Rama ka reaguar sërish lidhur me këtë çështje duke i’u kundërpërgjigjur baltës së hedhur. Në Asamblenë e Partisë Socialiste Rama rreshtoi disa kritika ndaj SPAK-ut, ku bëri thirrje institucionit që të nxjerrë para të gjithë politikanët e nivelit të lartë që janë të përfshirë në afera kriminale apo të shpallur non-grata. Ndërsa tani, Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës se ai ka kërcënuar institucionet e drejtësisë. Sipas Ramës dhe PS-së ,SPAK rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën…

Read More

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama pati një takim me përfaqësuesit e bankave në Shqipëri, ku listoi një lumë ankesash ndaj shërbimeve online që ato ofrojnë. Rama u shpreh dje se nga shumë qytetarë ka ankesa për vonesa në pagesat online që bëjnë në banka. Ndërkohë, lidhur me këtë gjë ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një postimi në “Facebook” thekson se pas sulmit të djeshëm të Edi Ramës kundër bankave qendron kërkesa e tij për të marrë nënë kontroll regjistrin e kredive. Postimi i plotë Larg duart e zeze te mafjes shteterore nga bankat! Rama do te…

Read More

Në një intervistë të dhënë për “ESPN”, sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic u pyet edhe se kush është lojtari më i mirë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. E në këtë dilemë, lojtari i Milanit duket se ka ndryshuar mëndje pasi më parë ka deklaruar Messin, ndërsa këtë herë vlerësoi mentalitetin e Ronaldos. “Nuk kam parë kurrë një lojtar me mentalitetin e Ronaldos. Ai e ka dëshmuar veten në tre ligat më të vështira në botë. Ndërkohë, disa lojtarë nuk mund të shkëlqejnë as në një nga ligat më të këqija si Ligue 1”, tha Ibrahimovic. Duket se këtu Ibra po…

Read More

Ish-truproja i  ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Hekuran Marku është ekstraduar sot nga Gjermania drejt vendit tonë. Në sajë të bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët gjermanë, u arrit të mundësohej kapja në Gjermani dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit H. M., 47 vjeç. Policia gjermane vuri në pranga Hekuran Markun me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të operacionit “Shpirti”, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale…

Read More

Policia shqiptare arriti të vejë në pranga ditën e djeshme shtetasin Nikolin Janina, i cili njihet si lideri i një grupi kriminal që trafikonte heroine, morfinë e opium në disa vende të BE. Ai pritet që të ekstradohet në Spanjë, ndërsa mediat spanjolle kanë nxjerrë edhe detajet rreth bashkëpunëtorëve të Nikolin Janinës dhe akuzave ndaj tij. Një milion euro para në dorë. Kjo është shuma që ka paguar Sokol R., shtetas shqiptar, i cili akuzohet se është anëtar i një organizate kriminale ndërkombëtare të dedikuar për trafikun e heroinës, për të dalë nga burgu. Pagesa, e cila u bë sapo…

Read More

Policia greke ka arrestuar sot një 27-vjeçar me origjinë shqiptare pasi ai ka vrarë dhe ka djegur për së gjalli një të pastrehë në Chania të Kretës, Greqi. 27-vjeçari shqiptar u arrestua nga policia, për vrasjen e një 53-vjeçari të pastrehë, të cili më pas ne dogj brenda një pallati të braktisur, shkruan Protothema.gr. Mësohet se këtë të shtunë pas orës 11 të mëngjesit, autori i krimit akabër u dërgua në Prokurorinë e Gjykatës Penale të Chania. Rasti i të riut nga Shqipëria po hetohet nga efektivët e Nën drejtorisë së Sigurisë Chania, ndërsa ndaj tij është ngritur padi për…

Read More

Duke filluar nga ora 18:45, Partizani dhe Tirana do të përplasin brirët në një përballje të zjarrtë, ashtu siç vetëm në një derbi mund të ndodhë. Para pak minutash janë bërë publike edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, ku te të kuqtë nuk vihet re asnjë surprizë, me Matondon që rikthehet që nga minuta e parë. Ndërkohë, te bardheblutë ka qënë e nevojshme të bëhen disa ndryshime pasi në dispozicion të tranjerit Shehi nuk do të jenë Xhixha e Najdovksi për shkak kartonësh, ndërsa Devid është i dëmtuar. Ndërkohë, tranjeri Shehi ka vendosur të luajë sulmues pykë fals, me…

Read More

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr.1 në Tiranë kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Walkers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht edhe 3 shtetas. Policia ka arritur kështu të zbardhë dhe dokumentojë 8 raste të vjedhjeve në biznese të ndryshme. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses…

Read More

Gjendet pa shenja jete një i moshuar në rrugën në rrugën “Ali Shefqeti” në Tiranë. Burime zyratre të policisë bëjnë me dije se viktima është i moshës 65 vjeç, me inicialet B.M . Kanë qënë kalimtarët e rastit ata që kanë konstatuar trupin e pajetë të të moshuarit, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak orësh në Elbasan, ku për pasojë një motorr është përplasur me një makinë, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë shoferi i motorrit. Ngjarja ndodhi në aksin Elbasan – Metalurgjik ndërsa mësohet se ai është në gjendje kritike për jetën. Pas aksidentit, ai u dërgua menjëherë me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit. Ndërkohë, policia po heton në vendin e ngjarjes për të zbardhur të plota shkaqet e këtij aksidenti.

Read More