Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U akuzua se kërcënoi SPAKU-n, Rama-opozitës: Të qeshësh e të qash me lot

19:23 / May 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa opozitai lëshoi një sërë akuzash për deklaratën e bërë sot në Asamblenë e PS-së për SPAK-un, kryeministri Rama ka reaguar sërish lidhur me këtë çështje duke i’u kundërpërgjigjur baltës së hedhur.

Në Asamblenë e Partisë Socialiste Rama rreshtoi disa kritika ndaj SPAK-ut, ku bëri thirrje institucionit që të nxjerrë para të gjithë politikanët e nivelit të lartë që janë të përfshirë në afera kriminale apo të shpallur non-grata.

Ndërsa tani, Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës se ai ka kërcënuar institucionet e drejtësisë. Sipas Ramës dhe PS-së ,SPAK rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur.

Po ashtu, kreu i qeverisë nënvizon se nuk kanë për t’ia mbyllur gojën që SPAK të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht.

Postimi i plotë:

“Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për #PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!

Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më!”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.