Author: tirana

Modelja Ana Gjini ka rrëfyer gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Glamour Zone” për një histori dashurie të sajën ku ka patur edhe skena xhelozie. Në rrëfimin e saj, modelja ka pohuar se ka qenë e përfshirë në një marrëdhënie shtatë vjeçare, ku kishte dyshime se partneri e tradhtonte. Pavarësisht se ajo kishte kapur disa mesazhe të ish-partnerit të saj, ai refuzonte tradhtinë dhe kjo gjë e shtyu modelen të marrë hapa të tjerë për të zbuluar të vërtetën. Ana Gjini tha se për të vërtetuar nëse ai më tradhëtonte apo jo, i vendosi një GPS në makinën e…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë kryer 944 teste për koronavirus, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 31 qytetarë. Ndërkohë, raportohet se 32 qytetarë janë shëruar. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe…

Read More

Partia Demokratike do të zhvillojë mbrëmjen e kësaj të shtune një protestë të heshtur pranë të gjitha komisariateve të policisë në të mbarë vendin. Ajo pritet të nisë në orën 20:00 dhe mësohet se do të ndizen qirinj, nën moton e protestës paqësore “Stop vrasjes në komisariate”. Njoftimi: Në orën 20.00 pranë të gjitha komisariateve të policisë në të gjithë vendin do të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore nën moton “Stop vrasjes në komisariate”. Në Tiranë qirinjtë do të ndizen tek Kryeministria, po në orën 20.00.

Read More

Dy zona afër kufirit rus në rajonin verior të Ukrainës në Summy u goditën sot nga dy raketa ruse, bën me dije guvernatori lokal, Dmytro Zhyvytskyi. Mësohet se nga sulmet është plagosur një roje kufitare. Ndërkohv, agjencia e lajmeve “Reuters” publikoi njoftimin e guvernatorit lokal ndërsa është duke punuar për verifikimin e informacionit. Pas avancimit në pjesë të rajonit Sumy në fillim të pushtimit të Ukrainës, forcat ruse u tërhoqën plotësisht nga këto zona në fillim të prillit.

Read More

Sot rreth orës 15:00 është vrarë një person në fshatin Gushtericë të Komunës së Graqanicës, shkruan Gazeta Express. Rastin për Express e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se i dyshuari është zyrtar policor. Me rastin është duke u marrë edhe IPK-ja. Ndërkaq, vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes. “Prishtinë, 7 maj 2022 – Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë…

Read More

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e para pak orëve e cila ndodhi në Tiranë. Mësohet se sherri mes viktimës dhe autorit të ngjarjes filloi pasi viktima e quajtur autorin “malok”, çka ka bërë që Olgert Dhimitri të ndihet i ofenduar. Kaq ka mjaftuar për të plasur fillimisht debati verval mes tyre që më pas përfundoi në vrasje. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në zonën e “Harry Fultz” në kryeqytet, ndërsa raportohet se 2 protagonistët e konfliktit jetonin në të njëjtën lagje. Autori 37-vjeçar mësohet se në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qënë në gjendje të dehur, ndërsa tani…

Read More

Kryeministri Edi Rama publikoi disa foto në “Facebook” ku tregohen qendrat shëndetësore dhe spitalet e rregulluara nga qeveria e majtë. Duke mos kursyer ironitë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama shkruan se këto janë edhe rastet ku ata janë shpallur non grata , janë po ato që shpallën non grata shërbimin shëndetësor. “Këto janë rastet kur duhet kujtuar se ata që janë shpallur Nongrata, janë po ata që e shpallën Nongrata shërbimin shëndetësor në Shqipëri, të cilin me punë, mund e durim ne po e rilindim hap pas hapi, jo vetëm në spitale po edhe në qendrat shëndetësore, si kjo qendër…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar homologun e tij në New York, Eric Adams. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Veliaj thekson se ndihet krenar që tashmë një nga rrugët e këtij qyteti mban emrin “Fan Noli”, ndërsa shumë shpejt një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu”. “I lumtur të takoja një mik të mirë, kryebashkiakun energjik të Nju Jorkut, Mayor Eric Adams!Nju Jorku është një qytet ku kam jetuar dhe e dua fort – është shtëpia e shumë shqiptarëve të…

Read More

Në një ndërtese ku jetojnë disa gazetarë rusë në Berlin është gjetur një lëndë plasëse. Hetuesit dhe prokurorët e ekzaminuan atë duke e çmontuar në ndërtesën që strehonte stafin e një agjencie ruse lajmesh në Stiglitz. Mësohet se eksplozivi u vendos në pallat ditën e djeshme ndërsa hetuesit po hulumtojnë se sa e rrezikshme ishte kjo lëndë plasëse. Ndërkohë, ambasada ruse në Berlin ka bërë me dije se një shishe u hodh nga një dritare brenda kompleksit të apartamenteve dhe se në kontrollin e mëpasshëm u gjet një eksploziv i improvizuar, i cili u gjet nga piroteknikë gjermanë dhe më…

Read More

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer sot në La Liga, ku ekipi i tij Granada ndeshej kundër Mallorcas. Beratasi madje arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës, duke shënuar kështu golin e parë në kampionatin spanjoll. Uzuni shënoi në minutën e 78-të duke i çuar shifrat 5-2 në favor të ekipit të tij. Shpresojmë që ky gol të pasohet nga shumë të tjerë për shqiptarin i cili kaloi në kampionatin spanjoll gjatë merkatos së dimrit. Kliko për të parë golin

Read More

Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, kryeministri i vendit Edi Rama regoi sërish sa i përket deklaratës së bërë sot prej tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ku i bëri apel ndaj SPAK-ut që të nxjerrë para të gjithë politikanët e nivelit të lartë që janë të përfshirë në afera kriminale apo të shpallur non-grata. Madje, kreu i qeverisënënvizoi se nuk heq asnjë presje nga deklarata që bëri sot “Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin…

Read More

Deklaratat dhe akuzat e Ramës paraditen e kësaj të shtune ndaj SPAK nuk i ka lënë pa komentuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Teksa Rama theksoi se SPAK nuk ka nisur hetimet as ndaj Ardian Dvoranit e as personave të shpallur non grada, Berisha i është përgjigjur duke i thënë se hajduti mbron hajdutin në këtë rast, apo binomi Rama-Dvorani. Në postimin e tij në “Facebook”, Berisha shkruan ndër të tjera se kryeministri Rama po sulmon SPAK-un e partisë për hetimin që ky organ guxon t’i bej famozit Dvorani. Postimi i plotë i Berishës: Hajduti mbron hajdutin, apo binomi Rama –…

Read More