Prej një jave, portali online “e-albania” është shndërruar në sportelin e vetëm të aplikimeve për të gjitha llojet e pensioneve dhe shërbimeve të tjera të skemës së sigurimeve shoqërore. Në ndihmë të qytetarëve, autoritetet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore kanë vijuar të detajojnë procedurat e njëpasnjëshme që duhet të ndiqen për të bërë aplikimet online për të gjitha llojet e pensioneve. Një ndër to është edhe plotësimi i kërkesës paraprake për pensionin e pleqërisë. Plotësimi në kohë i kësaj kërkese nuk do të vonojë asnjë ditë marrjen e pensionit të pleqërisë nga personi përfitues. Ky shërbim ju ofron mundësinë për…
Author: tirana
Një çift bashkëjetuesish janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shfrytëzonin për prostitucion një 21-vjeçare në një qendër masazhesh. Ky biznes ndodhej në rrugën “Shyqyri Bërxolli” dhe ishte e regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh. Të arrestuarit F.D. 39 vjeç dhe M.E. 33 vjeçe akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje e lokaleve për prostitucion. Ata shfrytëzonin për prostitucion një vajzë 21-vjeçare me iniciale I.A., e cila u procedua penalisht në gjendje të lirë për prostitucion. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjykata në Kavajë ka lënë në burg tre efektivët e arrestuar pas vetëvarjes së Ilvi Metës brenda dhomave të sigurisë. Në pranga për ngjarjen përfunduar nën komisari Betrit Berhamaj dhe inspektorët Bexhet Beriberi dhe Reshit Kola. Ata akuzohen se punonjësit e policisë nuk zbatuan procedurat standarte të trajtimit të personave të ndaluar duke e lejuar të mbante rripin me të cilin i riu kreu vetëvrasjen. Megjithëse hetimet paraprake për ndarjen nga jeta të 31 vjeçarit Ilvi Meta, brenda komisariatit të Kavajës, treguan se kemi të bëjmë me një vetëvrasje familjarët ngrenë hije dyshimi, sepse sipas tyre ai nuk e vuante…
Kryeministri Edi Rama shënjestroi sot SPAK dhe tha që në vend që të hetojë të korruptuarit e drejtësisë që u nxorën jashtë sistemit në kuadër të procesit të vetting-ut heton kampionin e reformës Ardian Dvoranin. SPAK konfirmoi zyrtarisht se ky institucion nuk ka asnjë çështje penale ndaj zotit Dvorani. “Deklaratat e Ramës? Nuk kam asnjë koment, sepse ne punojmë me kallëzime dhe jo me deklarata politike. Çështja e Dvoranit është e pushuar shumë kohë më parë. Është lënë fuqi dhe nga gjykata apelit”, tha SPAK.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, se SPAK hetoi Ardian Dvoranin se kështu donte Ilir Meta. “Dvorani ka një histori të fshehur, Rama me urdhër të tij dëmtoi një aksion që kapte në flagrancë dhe shumë të tjerë në një aferë korruptive dhe ai e di shumë mirë që kjo gjë sado të tentojë Rama nuk prishet, Rama kërcënon SPAK duke ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj SPAK, por duhet të heqë drejtorët e Bashkive të Tiranës që të mos rrinë poshtë shtëpive të prokurorëve të SPAK, të depolitizojë Policinë e Shtetit, se ajo që…
Dita e Fitores së këtij viti, 9 maji, do të jetë për Moskën më e ngarkuara në aspektin politik ndër dekada. Ajo do të përkujtohet në mesin e konfliktit të drejtpërdrejtë më të rëndësishëm të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërsa mijëra trupa po përgatiten të marshojnë në Sheshin e Kuq përpara presidentit Vladimir Putin, shokët e tyre janë të përfshirë në luftime të ashpra dhe tepër të kushtueshme rreth 1000 km larg në rajonin e Donbasit të Ukrainës, ku suksesi apo dështimi i ofensivës së fundit të Rusisë, mund të vendosë edhe rezultatin e kësaj lufte të…
Diversantët në Bjellorusi luajtën një rol të rëndësishëm që Rusia të hiqte dorë nga përpjekja e saj për të marrë në kontroll Kievin, sipas udhëheqëses së opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya. Ajo tha për BBC-në se kishte pasur 80 akte sabotimi kundër hekurudhave që ndihmuan në furnizimin e forcave ruse përpara se të tërhiqeshin nga Ukraina veriore një muaj më parë. Ajo tha gjithashtu se aktivistët po i siguronin Ukrainës informacione për lëvizjet e trupave dhe lëshimet e raketave. Shumica dërrmuese – 86% – e bjellorusëve ishin kundër luftës, tha Svetlana Tikhanovskaya. Tikhanovskaya tha se fati i Ukrainës dhe Bjellorusisë ishin…
Me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Bashkisë Burrel, u zhvillua një Konferencë Shkencore me pjesëmarrjen e mjaft akademikëve të njohur. Konferencën shkencore e përshëndetën dhe kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi dhe historiani e akademiku i njohur Neritan Ceka, të clët evokuan historinë e Matit ndër shekuj. Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj u shpreh se kjo trevë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për kombin shqiptar dhe për zhvillimin e kulturës në vend. ““Nderi i Kombit”, Akademiku Dritëro Agolli në një intervistë të vitit 2009 do të shprehej “Kombi shqiptar e ka zhvillimin nga Mati”, e sipas…
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ndodhur mesditën e sotme në Tiranë ku shtetasi Olgert Dhimitri, 37 vjeç, ka goditur me thikë shtetasin Ilir Kapo, 60 vjeç. Mësohet se të dy personat ishin në një lagje më njeri tjetrin. Bëhet me dije se autori është në gjendje tejet të dehur. Ata filluan konfliktin me fjalë në një lokal lagjeje dhe më pas kanë dalë jashtë ku edhe autori e ka goditur me thikë, 60 vjeçarin. Sipas burime dyshohet se autori është edhe përdorues i lëndëve narkotike.
Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare drejtuar SPAK, ka reaguar dhe institucioni i Presidentit. Zëdhënësi Tedi Blushi deklaroi se të gjithë shqiptarët mezi po presin të dinë “ÇFARË E MBAN PENG “Dvoranin” e Qeverisë tek Dvorani i “Drejtësisë”. Të gjithë shqiptarët mezi po presin të dinë ÇFARË E MBAN PENG “Dvoranin” e Qeverisë tek Dvorani i “Drejtësisë”?Të gjithë shqiptarët e dinë se:1. Dvorani pengoi me çdo mjet, qëllimisht dhe për llogari vetëm të Ramës, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, duke falsifikuar, manipuluar e shkelur Kushtetutën dhe ligjet e drejtësisë, vetëm e vetëm për të…
Një 51 vjeçare është proceduar penalisht në Librazhd pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht kunatën e saj. Policia bën me dije se shtetasja me iniciale F. L., 51 vjeçe, banuese në fshatin Zdrajsh, Librazhd, akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës së saj, shtetases Sh. L. “F. L., 51 vjeçe, banuese në fshatin Zdrajsh, Librazhd, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës së saj, shtetases Sh. L’, thuhet në njoftimin e policisë.
Një 60-vjeçar ka mbetur i vrarë me thikë në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:15, në afërsi të shkollës “Harry Fultz”. Sipas burimeve zyrtare nga policia shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.