“Të mos përfundojmë si kundërshtarët tanë”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS. Kryesocialisti kërkoi forcimin dhe organizimin e strukturave të partisë. Sipas tij, PS në territor duhet të jetë e votuesve dhe këshilloi që vetëm në këtë mënyrë nuk do të përfundojnë si kundërshtarët politikë. “Garancinë për të qenë në krye të vendit na e jep një PS që arrin në territor të na përfaqësojë me dinjitet dhe të komunikojë ashtu si duhet me njerëzit. Pa harruar asnjëherë që anëtarësia jonë reale është 60-70 mijë, ndërsa votuesit janë 600-700 mijë dhe më shumë. PS në…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare ka dhënë detaje në lidhje me mënyrën sesi do të bëhet përzgjedhja e kandidaturave për krerët e bashkive në zgjedhjet e 2023. Sipas Ramës në këtë garë mund të marrin pjesë persona edhe nga jashtë forumit të Asamblesë Kombëtare, por nuk përjashtohen dhe vetë anëtarët e kësaj strukture për të garuar. Rama në fjalën e tij është shprehur se është e rëndësishme që të gjithë propozimet të marrin vlerësimet e duhura që më pas të zgjidhet dhe emri i një përfaqësuesi. “Formati i ri i Kongresit ka qenë i suksesshëm…
Enno Bozdo gjatë një konference për shtyp nga selia blu, ka paraqitur të gjitha ndryshimet që ka vendosur komisioni në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së. “Është një rregullore që ka qenë shpesh herë e debatuar në gara të ngjashme për kryetarin e PD, për shkak të pretendimeve të kandidatëve për mosbarazim të procesit. Rregullorja ka disa ndryshime drastike që sigurojnë një proces të drejtë, të bazuar te vota dhe të barabartë. Sanksionon faktin që konkurrimi është i lirë, shanset e barabarta, kontrolli i kandidatëve i barabartë.”, shprehet Bozdo. Sot afati i fundit, Berisha deri tani i…
Gazetari Milaim Zeka ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku kujton një moment të rëndësishëm për historinë e Kosovës, ditën kur Luan Haradinaj dha jetën në mbrojtje të atdheut. “Tetë orë e barti mbi kurrizin e tij Ramush Haradinaj, që trupin e Luanit mos ta kapnin forcat serbe”, shkruan Zeka. Postimi i Milaim Zekës Një themel i historisë së Kosoves është Luan Haradinaj. Tetë orë e barti mbi kurrizin e tij Ramush Haradinaj, që trupin e Luanit,mos ta kapnin forcat serbe. Kur arritën në Krumë, policia e Nanës Shqiperi, i burgosi edhe Ramushin, edhe Fehmi e Gjevë Lladrovcin. Fshatarët…
Kur në shtator të 2013-s u mor vesh për vdekjen e Rohus Mishit (Rochus Misch), ngjarja u bë kryelajm në të gjithë botën. Kjo jehonë nuk qe për ndonjë rol të rëndësishëm dhe jetësor të Mishit në historinë e Rajhut të Tretë që ngjallte interes – në të vërtetë ai nuk e pati një rol të tillë – përkundrazi, ishte fakti i thjeshtë se ai kishte qenë dëshmitari i fundit i mbetur gjallë për denoncimin e pamëshirshëm të regjimit të Hitlerit – ishte, gjithashtu, dëshmitar i vetëvrasjes së Adolf Hitlerit në bunkerin e Fyhrerit në Berlin, më 30 prill 1945.Rohus…
Në Rrugën Teuta, Kamëz, rreth orës 00:25, eshte konstatuar zjarr në kancelarinë në pronësi të shtetases Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Nga verifikimet paraprake dyshohet për hedhje/vendosje të ndonjë lënde plasëse. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Ndryshimet klimatike i kanë vendosur pinguinët perandorë që jetojnë në Antarktidë në rrezik të madh të zhdukjes. Një studiuese në Institutin Argjentinas të Antarktidës beson se këta pinguinë mund të zhduken brenda 30 deri në 40 vitet e ardhshme. Ndryshe nga pinguinët Adelia, të cilët ndërtojnë fole, pinguinët perandorë riprodhohen në akullin detar. “Kur platforma e akullit humbet stabilitetin, pinguinët e vegjël – ata që po rriten, zogjtë e asaj stine – mund të mos kenë pendët e tyre dhe mund të mos jenë gati për të shkuar në det. Toka ku ata mbështeten, ku kolonia po zhvillohet, dëmtohet dhe…
Sot do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste, ku në fokus do të jetë ratifikimi i një sërë vendimesh të artikuluara në Kongres. Në Asamble do të miratohet ndërprerja e mandatit të kryetarëve aktual të degëve të PS në 61 bashkitë e vendit dhe do të vijohet me procesin e ri. Në mbledhjen e Asamblesë pritet të ketë diskutime për përzgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. AXHENDA Ditën e Shtunë, datë 07.05.2022, ora 10:00, në mjediset e kompleksit “Xibraku” në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë. Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë: Hapja…
Katër automjete janë djegur gjatë natës në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, në vendin e quajtur “Tek Bexhisteni”. Mjetet kanë qenë të parkuara, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit. Nga hetimet paraprake rezulton se në njërën nga makinat është hedhur lëndë djegëse, ndërsa më pas flaka ka përfshirë edhe tre mjetet e tjera. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Duke nisur sot nga ora 18.00, të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo jo. Siç njofton edhe Departamenti i Shtetit i SHBA, Çështjet Konsullore, për t’u interesuar rreth aplikimit tuaj mund të klikoni KËTU. Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.
Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë dhe Prokurorinë e Rrethit Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Again”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Zh., 53 vjeç, banues në Bajram Curri, Tropojë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 18 kilogramë lëndë të dyshuar…
Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dominojne motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet grumbullim i vranësirave konvektive duke gjeneneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit. Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në Ultësirën Perëndimore ndersa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke sjellë shira të përkohëshëm. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet det…