Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për vendimin e marrë në Këshillin Kombëtar të PD-së të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, ku i vendoset kusht mazhorancës për zgjedhjen e Presidentit të ri. Sipas një rezolute të miratuar nga ky Këshill Kombëtar, Komisioni i Rithemelimit do pranojë të hyjë në negociata me mazhorancën nëse përzgjidhen kandidatë nga opozita. Në cilësinë e një prej përfaqësuesve të mazhorancës në zgjedhjen e Presidentit të ri, ministrja Spiropali shkruan se Grupi Parlamentar socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga një person non-grata nga SHBA. “Nëse është…
Author: tirana
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, në Qafë-Muzinë, kur një kamion është përplasur me një veturë dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminë. Shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i autoveturës duke u përplasur me kamionin me targa AA729XE. Si pasojë e parakalimit të gabuar, shoferi nga Durrësi i kamionit ka tentuar që të manovrojë, por e ka pasur të pamundur duke bërë që të dyja mjetet të përfundojnë në greminë.
Janë 36 deputetë demokratë, të cilët nuk ishin të pranishëm në Këshillin Kombëtar të PD. Mes atyre që mungojnë janë Lulzim Basha, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, por edhe deputetë të tjerë që nuk e mbështesin nismën e Berishës. Ndërkohë, në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar ishin prezentë 203 anëtarë, ku u vunë re figura të njohura të PD, si Jozefina Topalli, Arben Imami, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi. Deputetët që nuk morën pjesë AGRON GJEKMARKAJALFRED RUSHAJANDIA ULLIRIARBI AGALLIUBLEDJON NALLBATIDASHNOR SULADHURATA ÇUPIEMILJA KOLIQIENKELEJD ALIBEAJERALDA BANO (TASE)FATJON VEIZAJFERDINANT XHAFERRAJFLAMUR HOXHAFLUTURA AÇKAGAZMENT BARDHIGRETA BARDELIHELIDON BUSHATIILDA DHORIJORIDA TABAKUKASTRIOT PIROLIXHELAL MZIUKRESHNIK ÇOLLAKULEFTER GËSHTENJALINDITA METALIAJLULZIM…
Në mbledhje e Këshillit Kombëtra të PD ishin të pranishëm 203 persona, anëtarë e deputetë. Siç shihet nga pamjet, në momentin që vjen ish-kryeministri Sali Berisha, të pranishmit u ngritën në këmbë për ta përshëndetur. Të pranishëm ishin edhe figurat e vjetra të PD-së, Jozefina Topalli dhe Arben Imami, të cilët iu ribashkuan sërish selisë blu që në Kuvendin e 30 prillit. Ajo që bie në sy, është ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila erdhi në mbledhje me syze dielli.
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka kërkuar falje në mbledhjen e këtij këshilli duke theksuar se nuk duhet të ishte larguar nga selia blu dhe se nuk do të ketë njeri që ta përjashtojë sërish atë. Hajdari shkoi edhe më tej kur tha se nuk duhet ta kishte pranuar përjashtimin e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe se askush nuk duhet të largohet nga kjo forcë politike. Sipas Hajdarit ky duhet të jetë betimi i gjithsecilit prej anëtarëve të këshillit për të cilët sugjeroi se duhet të jenë pjesë e procesit vendimmarrës në Partinë Demokratike.…
Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Kolumbisë ka miratuar ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të “mbretit” të drogës dhe kreut të bandës së krimit “Clan del Golfo”, Dairo Antonio Usaga, i njohur si Otoniel. Otoniel, 50 vjeç, i cili bashkëpunonte edhe me trafikantë shqiptarë, u kap nga forcat e armatosura të Kolumbisë në fund të tetorit, duke i dhënë fund një ndjekje 7 vjeçare të autoriteteve. Vendimi i jep fund përpjekjeve të avokatëve të Otoniel për të shmangur ekstradimin e tij. Ai trafikonte 180 deri në 200 ton kokainë në vit me Klanin del Golfo dhe është përgjegjës për vdekjen…
Frika nga fluturimi është e zakonshme dhe vlerësohet se një në dhjetë njerëz ka frikë të fluturojë me një aeroplan. Ka shumë arsye dhe disa prej tyre janë frika nga lartësitë, klaustrofobia, frika nga një aksident i shkaktuar nga moti i keq, shqetësimi për shkak të turbulencave, problemet me ngritjen dhe uljen. Megjithatë, disa nga këto janë më të lehta për tu trajtuar me informacionin e duhur dhe Reader’s Digest raportoi për disa këshilla të dobishme të ndara me pilotët dhe stjuardesat. Nëse keni frikë nga moti i keq, zgjidhni fluturimet në mëngjes. Këshilla e parë vlen për ata që…
Nëse Berisha rikthehet kryetar, PD do të jetë një parti e vdekur politikisht. Ky është qëndrimi i fortë i aktivistit shqiptaro-amerikan Gary Kokalari. Në një intervistë të dhënë për Report Tv, Kokalari thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prova të mjaftueshme për korrupsionin e Berishës dhe për këtë nuk kanë asnjë arsye pse ta tërheqin vendimin që e shpallën ‘Non grata’ ish-Kryeministrin. Kokalari thotë se edhe Meta është i korruptuar si Berisha dhe “ndoshta shpallet non grata kur të ikë nga Presidenca” Besoj ju i keni ndjekur lajmet më të fundit që vijnë nga Tirana, sidomos nga Partia…
Sot Komisioni i Rithemelimit do të mbledhë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike për të votuar kryetarin e ri të këtij këshilli. Mbledhja do te zhvillohet në orën 18:00 dhe do te jete e hapur për gazetarët. Dy janë emrat që do të kandidojnë, Edi Paloka dhe Elina Qirici. Këto dy emra, priten të votohen nga anëtarët e tjerë të Këshillit, për të vendosur më pas edhe kreun e ri të këtij institucioni të rëndësishëm për PD. Kujtojmë se Paloka ka qenë edhe më parë kryetar Këshilli. Ai e ka mbajtur atë pozicion për disa muaj dhe u distancua më 11…
Sulmuesi i Prishtinës, Oto Xhon, është arrestuar nga kosovare, për arsye se dyshohet për trafikim njerëzish. Sipas deklaratës së policisë, nigeriani është arrestuar dhe pas marrjes në pyetjeve është dërguar në paraburgim. Oto Xhon ka luajtur gjithashtu dhe për Skënderbeun në sezonet 2018-19 dhe 2019-20.
Përpjekja e Rusisë për destabilizim të Ballkanit Perëndimor dhe raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka qenë një prej temave kryesore të mediave gjermane pas vizitës që ministrja e Mbrojtjes gjermane, Christine Lambrecht ,ka zhvilluar në rajon, konkretisht në Kosovë dhe Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë. “Konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është i heshtur dhe në një moment mund të ndizet sërish”, kështu shkruan gazeta Kolnische Rundschau, raporton DW edicioni në gjuhën serbe. Derisa Frankfurter Allgemeine Zeitung pyet “A po tenton Rusia ta ndez Ballkanin Perëndimor” Me ofensivën diplomatike, qeveria gjermane ka disa javë që po përpiqet të parandalojë…
Enti Rregullatori i Ujit propozon vendosjen e fashave të tarifimit, duke kërkuar që çmimi që jetë më i lartë për çdo litër ujë që tejkalon sasinë prej 150 litra/banor. Kjo skemë është e ngjashme me atë që qeveria po synon të rikthejë për energjinë elektrike, teksa kreu i ERRU-së, Ndriçim Shani thotë se sipas përllogaritjeve, një qytetar konsumon mesatarisht 100 litra ujë në ditë. Megjithatë, mbetet e paqartë sesi do të bëhet përllogaritja e litrave për banor, duke qenë se pagesat e ujit bëhen mbi bazë kontrate dhe jo individësh. Ndërkaq, metodologjia e re tarifikimit të ujit parashikon gjithashtu, që…