Pronari i një lokali që ishte shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Behet fjalë për shtetasin Pren Bushaj. “Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Postën e Policisë Manzë, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim Pren Bushaj, banues në Ishëm, Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin e datës 31.03.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Po nga Specialistët për…
Author: tirana
Fiks një vit pas vrasjes së Liljana Buzos, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim bashkëshortin e saj, Koço Buzo. Ngjarja ndodhi më 6 maj të vitit të kaluar, në afërsi të Gjykatës së Elbasanit. 58-vjeçari, ish-polic qëlloi me breshëri automatiku gruan e tij me të cilën ishte në proces gjyqësor, në sytë të djalit të tyre. NJOFTIMI I PROKURORISËProkuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka mbyllur hetimet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se sot më datë 06/05/2022 ka përfunduar hetimi dhe është dërguar për…
Bazuar në një deklaratë të një zyrtari të agjencisë ushqimore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, afro 25 milionë ton drithëra janë bllokuar në Ukrainë për shkak të sfidave të infrastrukturës dhe porteve të bllokuara të Detit të Zi, duke përfshirë Mariupolin, njofton skynews. Vlen të përmendet se Ukraina ka qënë eksportuesi i katërt më i madh në botë i misrit në sezonin 2020/21 dhe eksportuesi i gjashtë i grurit, sipas asaj që tregojnë të dhënave të Këshillit Ndërkombëtar të Drithërave. “Është një situatë e vështirë. 25 milionë ton drithëra që mund të eksportohen, por që nuk mund të largohen nga…
As 10 minuta pas hapjes së regjistrimeve për të provuar fatin për finalen e Tiranës, 9 mijë kërkesa menjëherë mbërritën në portalin e UEFA-s nga tifozët e Romës. Nga 21 mijë tifozë që do të jenë të pranishëm, u rreshtuan menjëherë 9 mijë tifozë për të shkuar në stadiumin e Tiranës më 25 maj. Roma po përpiqet të bëjë gjithçka për tifozët e tyre, para së gjithash, ata të abonuarit. Mes tyre, do të jenë edhe 166 të pranishmit në humbjen e Bodos (6-1, në tetor), të cilëve do t’u jepet bileta falas për në finale: një gjest simbolik, i…
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar ditën e lindjes së heroit kombëtar Skënderbeut. Ajo thotë se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve. “Guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e Shqiptarëve. Sot, ne festojmë historinë dhe trashëgiminë e tij”, shkruan Kim.
Policia e Kukësit ka arrestuar një 27-vjeçar me qëllim ekstradimi drejt Spanjës. Ai u arrit të vihej në pranga falë finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Alias”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Organizata kriminale” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Njoftimi i plotë i policisë: “Finalizohet operacioni policor i koduar “Alias”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga drejtësia spanjolle. Operacioni policor, i zhvilluar nga DVKM Kukës, në bashkëpunim me DVP Kukës dhe…
Një sherr ka ndodhur në Vlorë, ku nuk ka munguar përplasja me sende të forta. Policia njofton se rreth orës 12:50, në fshatin Penkovë, Vlorë, dyshohet se për motive të dobëta shtetasi E. N., ka goditur me sende të forta, shtetasin P. B., 51 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 06.05.2022, rreth orës 12:50, në fshatin Penkovë, Vlorë, dyshohet se për motive të dobëta shtetasi E. N., ka goditur me sende të forta, shtetasin P. B., 51 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet…
Një gjyq për vrasje në Indi është pezulluar pasi një majmun vodhi një pjesë të mirë të provave. Sipas Times of India, majmumi kishte marrë disa prej tyre, përfshirë një thikë. Gjatë seancës paraprake, policia pranoi se një majmun kishte marrë provat ndërsa po transportoheshin në gjykatë. Rasti në fjalë ka të bëjë me vrasjen e Shashikant Sharma, trupi i të cilit u zbulua pranë stacionit të policisë Chandwaji në Jaipur, Rajasthan. Familja e tij e kishte raportuar të zhdukur tre ditë para se të gjendej trupi i tij. Pasi u gjet, ata protestuan duke bllokuar një rrugë kryesore në…
Ministër të Edi Ramës e ka quajtur ish-kryeministrin Sali Berisha, Enkelejd Alibeajn, të cilin nuk e njeh pasi e shkarkoi në Kuvendin e 30 prillit. Në një konferencë për mediat në selinë blu, i pyetur nga gazetarët për çështjen e presidentit, Berisha tha se ky debat nuk është zhvilluar ndonjëherë në nivel grupi parlamentar. Sipas tij, Alibeaj po përdoret nga Rama dhe e trajton si ministër të tij. “Kurrë debati për presidentin nuk është zhvilluar në nivel grupi parlamentar. Zhvillohet vetëm për një shkak se Edi Rama ka marrë peng, Alibeajn e trajton si ministër të qeverisë së tij. Prandaj…
Armando Broja është në dëshirat e shumë ekipeve të njohura në Europë, të cilat duan të kenë shërbimet e tij. Së fundmi, interes për shqiptarin ka shprehur edhe West Ham, e cila po planifikon një lëvizje për të këtë verë pas huazimit të tij në Southampton. Skuadra e “Hammers” duan me patjetër një qendërsulmues po tentuan të arrinin një marrëveshje për sulmuesin e Chelsea-s edhe gjatë merkatos së janarit, por nuk mund ta realizonin atë. David Moyes dhe lojtarët e tij kanë mbetur të impresionuar nga asi shqiptar në tre paraqitjet e tij kundër tyre këtë sezon. Kujtojmë se Broja…
Mykhailo Vershynin është një nga ushtarët ukrainas që po mbron fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol. Duke folur për BBC-në, ai tha se situata brenda fabrikës vazhdon të përkeqësohet pasi forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë fabrikën. “Situata në fabrikën e çelikut është kritike, ka qenë kritike për një kohë të gjatë dhe tani po përkeqësohet. Prej dy ditësh, trupat ruse kanë sulmuar vazhdimisht fabrikën. Shumë persona janë të plagosur, pa pasur mundësi të marrin ndihmën e nevojshme”. “Gjëja kryesore është se ne kemi ende civilë në strehimoret e bombave në fabrikë,” tha një nga ushtarët. Sipas tij, 2 civilë kanë humbur jetën…
Oriola Pampuri përmes një njoftimi në Facebook, në emër të Grupit Parlamentar, bën të ditura edhe disa vendime te ketij institucioni. Pampuri ka njoftuar se PD ka vendosur që Kryesia e Grupit të zhvillojë rregullisht mbledhje të përjavshme, çdo të premte. Zëdhënësja e PD ka njoftuar gjithashtu edhe për vendimin e dytë për një mbledhje tjetër, jashtë rradhe për ditën e hënë, datë 9 Maj. Mbledhja e ditës së hënë është lajmëruar edhe nga kryetari i partisë, Enkelejd Alibeaj ku pritet që anëtarët e grupit të propozojnë kriteret e tyre e të diskutohet për emrat që PD do të nxjerrë…