Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz të ndërmarrë një hap të madh dhe të vizitojë Kievin më 9 Maj. Kjo është data kur Rusia feston çdo vit fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore. “Ai është i ftuar, ftesa është e hapur; ka kohë që është”, ka deklaruar Zelensky. Zelensky ka qenë më parë kritik ndaj Gjermanisë për rezistimin e thirrjeve evropiane për ndalimin e energjisë ruse. Në këtë ditë pretendohet se Rusia mund t’i shpallë luftë të hapur dhe zyrtare Ukrainës.
Author: tirana
Nuk ka shumë ndjekës ende ka vetem pak postime. Pikurat e tij karakteristike sjellë në formatin A4, ku tërheq vëmëndjen një Faleminderit. https://www.instagram.com/p/CdNik1_O102/?igshid=YmMyMTA2M2Y= Ndërkaq dy postimet e tjera janë kryer i fundit vetëm një javë më parë, një foto e zyrës së tij e mbushur nga penelët me ngjyra.Postimi i parë është ai që daton në 22 Prill, ku Rama ka bërë një skicim i frymëzuar nga Dita e Tokës. Faqja e re në Instagram është një bashkim i emrit dhe mbiemrit të Kryeminsitrit me fjalën art. Një ngjizje e të dyjave ediramART. Kryeministri ka hapur disa ekpsozita jashtë vendit gjatë…
Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër kreut të Kadastrës, Artan Lame, përmes së cilës i kërkon informacion mbi kandidatët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si një nevojë për plotësimin sa më parë të vendeve vakante në KED. Sipas kreut të shtetit, disa drejtori vendore të Kadastrës nuk po i japin informacionin që kërkon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shkresa i është drejtuar 5 institucioneve. LETRA REPUBLIKA E SHQIPËRISËPRESIDENTI Nr. Prot. 1921/1 Tiranë, më 6.06.2022 Lënda: Mbi domosdoshmërinë e përcjelljes së informacionit prej Agjencisë Shtetërore e Kadastrës brenda…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, me anë të një postimi në Facebook, ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj Gazment Bardhit i cili e akuzoi se kur ishte deputet ka bashkuar votat me Edi Ramën. Murrizi thotë se nuk ka votuar asnjë ligj të qeverisë, me përjashtim të atyre që ai i konsideron të rëndësishme, siç janë ndryshimet kushtetuese për listat e hapura. Murrizi e quan Bardhin një mashtrues ordiner, që përfaqëson një grusht fundërrinash në politikë dhe në Partinë Demokratike. Murrizi ka kërkuar transparencë, duke thënë se le të marrin të gjitha procesverbalet dhe të shikojnë si ai…
Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka qenë një nga emrat më të lakuar të kandidaturave të propozuar nga grupi parlamentar socialist, për Presidentin e ri të vendit. E ftuar në emisionin “Pikat mbi I”, ajo tha se ndihet e nderuar dhe e mbushur me përgjegjësi nga kjo gjë, ndërsa shtoi se kushdo që do të jetë në krye të atij institucioni duhet të jetë garantues i unitetit kombëtar. “Kjo është një gjë shumë emocionuese, shumë prekëse, më mbush me përgjegjësi. Besoj që është një gjë që nuk e di nëse e kam merituar, por dua të falenderoj këdo që e…
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio regjisorja dhe ventrilokuistja e njohur Arjeta Dhima e cila prej 8 vitesh është edhe trajnuese e të folurit në publik. Si ka lindur dëshira e Arjetës për t’u marrë me të folurën në publik? Për këto e të tjera zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. Ndërkaq, cilët nga këta VIP-a kanë nevojë për një trajnim të të folurit në audiencë, ajo bëri këtë renditje: Arilena Ara: Intervista është tjetër gjë sepse je duke folur për veten por Arilena është një këngëtare shumë e mirë. Pjesa e të…
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Lefter Kokës për heqjen e sekuestros për një ndërtesë në zonën e Vollgës në Durrës. Pasuria është vënë në sekuestro pas hetimit pasuror për inceneratorët, pasi ish-ministri Koka është nën hetim për korrupsion e pastrim parash. Më herët Gjykatat kanë rrëzuar kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka për heqjen e sekuestros së kantinës së pijeve alkoolike në Rrushbull të Durrësit. Po kështu ish-zyrtarit të lartë i kanë sekuestruar edhe 4 prona të tjera. Koka u arrestua nëntorin e kaluar, me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave me dyshimin se ka marrë…
T’i kushtohet vëmendje e veçantë të arrestuarit Ilvi Meta, pasi ky i fundit mund të tentojë vetëvrasjen”. Kjo ishte porosia që sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, la përgjegjësi i turnit të dhomave të sigurisë në Komisariatin e Kavajës, Petrit Berhamaj përpara se të dorëzonte detyrën atë ditë. Shënimi i bërë nga nënkomisari tashmë i arrestuar për shpërdorim detyre është bërë në orën 19:00. Por në gjetjet e vëzhguesve të komitetit evidentohet se orari kur është lënë shënimi ka mospërputhje me atë kur mjeku kqyri nga afër trupine pajetë të të ndierit. “Vëzhguesit e KShH-së raportojnë se ky shënim ka mospërputhje…
Bordi i transparencës së produkteve hidrokarbure u ngrit për të mbajtur nën kontroll marzhet e fitimit të kompanive të cilat tregtojnë këto produkte, me shumicë ose pakicë, dhe që ka nisur punën që më 16 mars të këtij viti. Por, së fundmi, disa vendime të bordit kanë ngritur pikëpyetje, sa i përket çmimit tavan të naftës të fiksuar. Por, së fundmi, disa vendime të bordit kanë ngritur pikëpyetje, sa i përket çmimit tavan të naftës të fiksuar. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar me hollësi çmimet e përcaktuara nga ky bord, metodologjinë e përllogaritjes së tyre, marzhet e fitimit dhe korrelacionin…
Deputeti Gazment Bardhi, në një reagim në Facebook i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha. Bardhi i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit lidhur me ngjarjen e Elbasanit, për të cilat thekson se sipas tij, Berisha qëndron në krah të bandave të Elbasanit dhe se sot ai amnistoi bandit e Elbasanit dhe se krimet e kryeministrit Edi Rama me zgjedhjet. Reagimi i plotë: Dy gënjeshtra të mëdha të Sali Berishës që duhen çmontuar. GËNJESHTRA E PARË “Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi nuk dëmtuan interesin e PD.”. Gënjeshtër. Sali Berisha e di shumë mirë që po mashtron demokratët. Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi…
Dashi Dita e nesërme mund të jetë kritike për punën tuaj. Mendohuni mirë përpara se të paraqisni një projekt në punë, pasi rezultatet e nesërme do të përcaktojnë për një promovim të rëndësishëm në të ardhmen e afërt. Mundet që një anëtar i familjes t’ju kërkojë ndihmë financiare nesër. Demi E premtja mund të kthehet në një ditë monotone. Vëmendja juaj do të fokusohet në përmirësimin e buxhetit dhe rikthimin e rregullit në shtëpi. Është e mundur që dikush t’ju surprizojë, gjë që do t’ju falë një kënaqësi të papërshkrueshme. Binjakët E shtuna ka gjasa t’ju sjellë ngjarje që janë…
Një 41-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pasi ka goditur me thikë dy persona në ambientet e një lokali. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit në rrugën “Teodor Keko”. Pasi plagosi me thikë E. N., 35 vjeç dhe P. B., 48 vjeç, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është bërë identifikimi dhe arrestimi i tij. 41-vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.