Aktori i humorit Donald Veshaj duket se ka vendosur të reagojë për herë të parë në lidhje me situatën e vështirë që po përjeton Beatrix Ramosaj, këngëtarja me të cilën krijoi lidhje brenda Big Brother VIP që u shpall ‘fajtore’ nga rrjetet sociale për ndërhyrjen në lidhjen e tij me moderatoren Bora Zemani. Në pjesën e parë të emisionit ‘Më lër të flas’, Donald e Romeo Veshaj kanë marrë nën shqyrtim pikërisht këtë gjë ‘Cyber bullying’ (bullizimi në internet) dhe me ironi u përgjigjen komentuesve që ofendojnë pa kriter në rrjetet sociale. “Unë për ta mund të vdes, pra ky…
Author: tirana
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, sqaroi mbrëmjen e sotme se përse nuk votoi Edi Palokën për kryetar të Këshillit. Ai tha se vota e tij shkoi për kandidaten Eleina Qirici, pasi Paloka sipas tij ka pohuar se ka ndikuar në procesin zgjedhor për kryetar partie në qershor të vitit të kaluar. “Unë vetë votova për Eleina Qiricin. E di pse? Sepse Paloka ka deklaruar se ka futur duart në procesin zgjedhor për kryetar partie në qershor të vitit të kaluar”, u shpreh Kadilli.
Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur në një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në hotelin me pesë yje në qendër të Havanës, në Kuba, sipas medieve vendase. Ndërkohë sipas autoriteteve ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet, pasi rezultojnë të zhdukur 13 persona. Presidenti kuban Miguel Dias-Canel, i cili shkoi në vendin e ngjarjes tha se dyshohet se shpërthimi ndodhi si pasojë e një rrjedhje gazi në një ndërtesë. Autoritetet kubane sqaruan se shpërthimi nuk ka qenë sulm terrorist. Hoteli me pesë yje, me 96 dhoma dhe një pishinë në çati, u…
Policia e Tropojës u vjen në ndihmë 2 turisteve tuniziane. Dy turiste nga Tunizia, të moshave 46 vjeçe dhe 41 vjeçe, duke eksploruar natyrën në zonën e Valbonës, kanë humbur rrugën në një zonë të thellë. Duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, kanë marrë dëmtime të lehta në këmbë dhe në krahë. Rreth orës 16:50, turistet kanë njoftuar Policinë, për të kërkuar ndihmë. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Postës së Policisë në Valbonë dhe pas 3 orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turisteve, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”. Turistet…
Kjo video tregon se si anëtarët e Komisionit plotësojnë procesverbalin për kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar të PD-së, ose më saktë të asaj PD-jë që kontrollohet nga Berisha. “Futja 300 e ca! Po ç’rëndësi ka, futja një numër aty, e rrumbullakosim pastaj”, dëgjohen të thonë ata. Kryetar u zgjodh Edi Paloka, ndërkohë që ky process tregoi edhe njëherë tjetër, se çfarë koncepti ka Sali Berisha për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kristjan Asllani ka shënuar golin e parë në Serie A, me një goditje brenda zone. Mesfushori i kombëtares shqiptare nuk fali dhe ndëshkoi Interin kampion në fuqi në Itali.
Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelit, artisti i mirënjohur turko-kanadez Atanur Dogan, ka dhuruar për Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një pikturë kushtuar Heroit Kombëtar në nder të datës së lindjes së tij 6maj1405.Kjo pikturë është realizuar ditën e sotme, gjatë edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit që po mbahet në Tiranë.Ajo që bie në sy është se gjatë kohës që artisti i njohur me origjinë turke pikturonte, nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë këndonin himnin kombëtar, por dhe mjaft këngë të njohura me nota patriotike si “Marshi I UÇK-së”, “Mora fjalë”, etj.Festivali i Akuareli sjell…
Vendi më i shtrenjtë në Ballkan është Kroacia, që në listën prej 139 vende renditet e 59-a. Kosova renditet në vendin e 134-të si vendi më i lirë në Ballkan. Sipas një inforgrafike të publikuar nga Radio “Evropa e Lirë” (versioni në gjuhën serbe), në Kroaci janë çmimet më të larta në Ballkan, ndërsa në Kosovë më të ulëtat. Kroacia renditet e para si vendi më i shtrenjtë në Ballkan, e ndjekur nga Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe e fundit në listë është Kosova si vendi më i lirë. Në nivel botëror, Bermudet…
Ish-prokurori i Kukësit Edmond Karriqi ka dalë nga qelia. Gjykata e Posaçme vendosi lirimin e tij me kusht. Pretendimet e dhëna nga dy avokatët mbrojtës, Antoneta Sefdari dhe Jurgen Vatnikaj, e bindën trupën e Gjykatës së Posaçme për të liruar nga qelia Edmond Karriqin. Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit u arrestua nga SPAK nën akuzën e korrupsionit.
Edi Paloka u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike me 132 vota. 36 deputetë të Partisë Demokratike nuk morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha. 16 deputetë morën pjesë në mbledhjen që në fokus ka zgjedhjen e kryetarit të këshillit si dhe rezolutën për qëndrimin e PD-së lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Agron Gjekmarkaj, Andia Ulliri, Arbri Agalliu, Bledjon Nallbati, Dashnor Sula, Dhurata Cupi, Agron Gjekmarkaj,, Emilja Koliqi, Enkelejd, Alibeaj, Eralda Bano, Fatjon Veizaj, Ferdinant Xhaferraj, Flamur Hoxha, Flutura Acka, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Helidon Bushati, Ilda Dhori, Jorida…
Pas shtimit të destinacioneve të reja në Londër, Athinë, Duseldorf, Air Albania ka shtuar edhe 2 destinacione të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit drejt Zyrihut dhe Baselit. Ky shtim destinacionesh dhe kërkesë e klientëve për të fluturuar drejt qiejve “të çliruar” nga pandemia, ka sjellë edhe nevojën për zgjerim të flotës së avionëve. Kështu, në bashkëpunim me Turkish Airlines, Air Albania njofton shtimin e 2 avionëve të rinj. Pas Naimit, Migjenit dhe Lasgushit, Air Albania vendos në dispozicion të klientëve të saj edhe 2 avionë të rinj, të cilët do t’i shtohen flotës gjatë muajve të verës së këtij…
Drejtori i Agjencisë për Median dhe Informimin, Endri Fuga ka reaguar lidhur me lirinë e shprehjes dhe medias në vend. Fuga shprehet se në Shqipëri liria e shprehjes dhe liria e medias janë të garantuara vendosmërisht dhe se nuk ka asnjë lloj presioni, në asnjë formë, nga kjo qeveri drejt ndonjë gazetari apo mediave. Statusi i plotë: Unë besoj se çdo reagim duhet të jetë proporcional dhe fatkeqësisht, jo vetëm ky tweet, por i gjithë raporti i publikuar javën e kaluar nuk reflekton realitetin faktik. Për fat të mirë, në Shqipëri liria e shprehjes dhe liria e medias janë të…