Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se nuk është i shqetësuar se përballë tij në garën për kreun e PD-së nuk ka asnjë rival. A jeni i shqetësuar që nuk keni asnjë kandidat përballë për kreun e PD-së? Sali Berisha: Pyetje është kjo? Kjo është pakuptim, dua të denoncoj fushatën e paimagjinueshme të financuar, me miliona euro, nga qeveria, mafia e Soros, kundër kandidimit të Sali Berishës. Njeriu ka shpallur që do të kandidojë, dhe bëhen emisione a duhet të kandidojë apo jo? Mbrëmë të gjitha emisionet kishin këtë, do të kandidoj, do të dorëzoj dokumentet dhe do t’iu drejtohem…
Author: tirana
Kryeminsitri Rama ishte i papërmbajtur ndaj drejtuesve të bankave tregtare në vend pasi sipas tij ata i kanë rezistuar kërkesave të qeverisë për zgjerimin e shërbimeve online për qytetarët. Kryeministri përdori edhe fjalë të rënda ndaj tyre duke i krahasuar radhët e qytetarëve në sportelet e tyre me radhët e qumështit në kohën e komunizmit. Kreu i qeverisë theksoi se sëfundmi bankat u kanë marrë qytetarëve 7.2 milion euro vetëm nga pagesat për shërbimet e thjeshta me kosto 100-200 apo 400 lekë. “Kjo është e papranueshme”, tha Rama duke shtuar se bankat duhet të marrin urgjent masa për zgjerimin e…
Pep Guardiola dhe skuadra që ai drejton, Manchester City nuk arritën dot të kualifikoheshin për në finalen e Champions League duke u eleminuar nga Real Madrid. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar aspak drejtuesit e City-t për të mbajtur ende në krye të pankinës së tyre teknikun spanjoll. Mediat britanike bëjnë me dije se klubi është gati të bëjë investime të reja në merkato dhe t’i propozojë trajnerit Guardiola rinovimin e kontratës, e cila skadon në fund të sezonit. Edhe pse spanjolli dështoi për të arritur në finale dhe për ta fituar atë, thuhet se Guardiola është i vendosur për…
Njerëzit e lindur në Maj janë zakonisht të pavarur dhe nuk mbështeten te të tjerët për nevojat e tyre. Ata tregojnë përgjegjësi ndaj obligimeve të tyre dhe janë persona që mbajnë premtimet. Ata janë shumë të qartë për gjërat që i mbajnë afër zemrës së tyre. 10 fakte të mahnitshme për njerëzit e lindur në Maj. 1) Ata janë njerëz të vetë-motivuar; Nëse ata e dinë se diçka duhet bërë atëherë ata gjejnë motivimin e duhur për veten e tyre. Sapo të kenë filluar në një rrugë ata do të sigurohen që ata të mbajnë udhëtimin e tyre qartë dhe…
Ju mendoni se jeni të zgjuar por a jeni më shumë sesa ata që kanë lindur në shtator? Të lindurit në këtë muaj, me sa duket, janë më të zgjuar se të tjerët. Një studim që u publikua në Byronë Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike zbuloi se ekziston një korrelacion midis muajit kur keni lindur dhe sa i zgjuar jeni. Studimi i Universitetit të Torontos, Floridës dhe Northwestern analizoi zhvillimin kognitiv të 1.2 milionë nxënësve në SHBA për të përcaktuar se cili muaj duket se prodhon njerëzit më të zgjuar. Studimi zbuloi se nxënësit të lindur në shtator kishin më shumë…
Ndërsa spekulimet shtohen mbi planet e Vladimir Putin për Ditën e Fitores të së hënës, shefi i Kremlinit ka bërë sot një deklaratë për 9 Majin. “Me të drejtë jemi krenarë për historinë 1000-vjeçare të Rusisë. Fitorja e madhe mbi nazizmin zë një vend të veçantë në të. Fitorja u mundësua nga guximi, vullneti dhe uniteti i popullit sovjetik. Forca e tyre e shpirtit dhe vetëmohimi mahniti të gjithë botën”, ka thënë ai. Zërat janë se Vladimir Putin mund t’i shpallë luftë Ukrainës në 9 maj, ndërsa ka dështuar me strategjinë e saj.
Ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar një protestë për ditën e nesërme. Protesta do të mbahet për të kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, për rastin e vdekjes së të riut në komisariatin e Kavajës, Ilvi Meta. Ai paralajmëroi se nesër do të ketë protestë, ku do të ndizen qirinj në shenjë solidarizimi për vdekjen e të riut. “Ministri i familjes që në vend të merret me zbatimin e ligjit, është gardian i interesave kriminale të klanit Rama. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë heshti sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është dhe më kriminale. Heshti në një kohë kur në…
Më datë 14 maj, GJKKO pritet të marrë në shqyrtim ankikimin e avokatit të ish-deputetit socialist, Alqi Bllako për arrestimin e tij. Ndërkohë, shorti i hedhur sot përcaktoi si gjyqtare të kësaj çështjeje Iliriana Olldashin. “Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, në ngarkim të personit nën hetim A.B. është regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 06.05.2022, me nr. 12 regjistri themeltar. Sipas shortit të ditës së sotme, kjo çështje do të shqyrtohet nga trupi gjykues…
Albatrit Berisha është bërë viral në rrjete sociale për shkak të talentit të tij të pazakontë. Prej dy vitesh, i riu nga Prizreni punon si picier por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve janë “akrobacitë” që bën me brumin e picave. Ai realizon shumë video të cilat më pas i ndan në TikTok. 19-vjeçari dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi se ka marrë shumë oferta pune nga vende të ndryshme. Megjithatë, siç theksoi 19-vjeçari, ai dëshiron që të qëndrojë në Kosovë. Mes të tjerash, Albatriti tregoi se gjithçka nisi krejt rastësisht pasi pa disa…
6 vjet e 6 muaj burg është dënimi që ka caktuar Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për juristin e hipotekës së Lezhës, Bledar Cara. Ky i fundit akuzohet për tjetërsimin e pronave në Shëngjin. Sipas informacioneve, ndaj tij rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim. Konkretisht, Bledar Cara akuzohet për abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Rana e Hedhun. Së bashku me disa të tjerë në bashkëpunim akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte…
Waldemar Makowski dhe Marta Makowska janë dy turistët polakë që gjetën vdekjen sot në Shkodër. Ata po iknin nga Shkodra në drejtim të Lezhës, ndërsa drejtuesi i makinë po shkonte për në Shkodër. Çifti ishte në një motor, teksa u përplasën me një makinë tip “Golf V” dhe për pasojë humbën jetën. Dyshimet paraprake janë se motori kreu një parakalim të gabuar dhe për pasojë është përplasur me makinën. Policia e Shkodrës bën me dije se nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj, ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe…
Në mbledhjen me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, kryeministri Edi Rama teksa nënvizoi rëndësinë e digjitalizimit të proceseve të tyre për të lehtësuar klientët dhe sipërmarrjen nga pengesat e vonesat e shërbimeve, theksoi se shumë shpejt do të zbulohet një skemë kriminale e “strukturave brenda sistemit të dhënies së pensioneve apo postës”. “Jemi në një situatë të turpshme me pensionet, me dhënien e marrjen e tyre, ndërkohë teknologjia na jep mundësinë për ta kapërcyer, po punojmë për ta kapërcyer. Sot ne kemi probleme dramatike me dhënien e marrjen e pensioneve. Struktura jonë anti korrupsion po heton mbi disa…