Një 35-vjeçare në Greqi ka akuzuar një shqiptar për përdhunim. Gruaja ka shkuar ditën e djeshme në polici ku ka bërë kallëzimin pasi sipas saj, ajo është dhunuar seksualisht tre ditë më parë nga shqiptari në fushën e një fshati. Sakaq, shqiptari u vu në pranga të hënën dhe pritet që të dalë para hetuesve. Gjithashtu, gruaja i është nënshtruar një ekzaminimi nga mjeku ligjor.
Author: tirana
Elon Musk zbulon se ka mbledhur 7.14 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter. Investitorët janë themeluesi i Oracle, Larry Ellison, platforma e kriptomonedhës Binance dhe firmat e menaxhimit të aseteve Fidelity, Brookfield dhe Sequoia Capital. Shefi i Tesla-s është gjithashtu në bisedime me Jack Dorsey, themeluesin e Twitter, për të mbledhur fonde shtesë. Musk synon t’u japë aksionarëve aktualë mundësinë për të kontribuar me aksionet e tyre në operacion. Për më tepër, sipas CNBC, Musk do të jetë CEO i Twitter për disa muaj pasi të përfundojë blerja. Nga komunikimet në SEC del se Ellison do të kontribuojë…
Jozefina Topalli ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për Kuvendin e Partisë Demokratike që u mbajt të shtunën. Topalli tha se ky Kuvend bëri ndarjen e partisë nga “pazaret” dhe nga “biznesi politik”, duke shigjetuar Lulzim Bashën. “Nuk kam pasur kurajon ta shoh veten sepse isha shumë e emocionuar. Ka edhe një pjesë të historisë personale aty. Është rikthim pas një dekade, në një proces të jashtëzakonshëm dhe unik. Proces që do të studiohet në historinë politike të Shqipërisë. Kuvendi, nëse Foltorja zgjoi strukturën, Kuvendi bëri ndarjen nga pazaret. Ky Kuvend me rezolutën e tij, u…
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Konferencën e 18-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatike Joniane, foli për ndryshimet që ka pësuar Shqipëria dhe rrugën drejt BE, që ai e cilësoi proces neurotik. Ai tha se Shqipëria është peng i një bllokimi mes dy vendeve, ndërsa shtoi se nuk duhet të tundohemi nga fantazmat e së shkuarës. “Për herë të parë, unë e di se shumica e pjesëmarrësve në këtë nismë, e keni organizuar një finale europiane të një lloji të caktuar. Por do të doja ta nisja me këtë thjesht për të theksuar faktin se ky eveniment ishte…
Tashmë janë vendosur dhe skuadrat finaliste të UEFA Conference League, ku Roma dhe Feyenoord do të përballen së bashku në Tiranë, më 25 maj, në stadiumin “Air Albania”, i cili ka një kapacitet prej 21,690 vendesh. Lidhur me këtë event historik dhe madhështor ka patur një reagim edhe nga kryeministri i vendit tonë, Edi Rama. Përmes një postim në “Facebook”, Rama u shpreh se ndjehet krenar për kushtet e Shqipërisë për të pritur një ndeshje nga një turne prestigjioz të krijuar nga UEFA. Postimi i plotë: “Kush e mendonte deri para pak vitesh, kur Kombëtarja e Shqipërisë emigronte jashtë se…
Roma siguroi një biletë për në finalen e 25 majit në “Air Albania”, një rrugëtim që kaloi në disa pengesa shumë të vështira që vendosën jo pak në pikëpyetje këtë arritje të rëndësishme. Një nga mbrëmjet më të errëta ishte dhe transferta norvegjeze e Bodo/Glimit, aty ku Roma pësoi një humbje të turpshme 6-1. Klubi verdhekuq ka vendosur që 166 tifozët roman të pranishëm në atë transfertë do të jenë të pranishëm edhe në “Air Albania”, do të ketë në dispozicion një biletë falas, një gjest shumë i bukur ky, një mënyrë origjinale e klubit për të falënderuar tifozët e…
Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Albi Dhima ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit një Instagram, ku një prej tyre e ka pyetur se cila është femra më e bukur shqiptare. “Bora Zemani”, është përgjigjur Albi pa hezituar aspak. Kujtojmë se Albi gjithmonë ka thënë fjalët më të mira për moderatoren. Kur u largua nga emisioni ai e quajti “mrekullia e 8”. “Nëse të gjithë kanë parë 7 Mrekulli të botës unë kam parë të 8-ën. Bora Zemani, faleminderit për këto 6 muaj që më ke duruar aty”, u shpreh ai.
Sekretari i Përgjithshme i PS, Damian Gjiknuri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët deklaroi se presidenti ir i duhet të jetë një njeri që nuk ka axhendë politike.“Në momenti kur PS bën thirrje për t’u ulur në tavolinë dhe për të dialoguar, mendoj se negociata është e sinqertë. Dialogu shfaqet dhe me veprime konkrete dhe veprimi konkret është thirrja për tu ulur , kompromisi për nj axhendë pë rtë cilën palët e kanë arritur pasi kemi një axhendë se si do të procedohet dhe dakordësinë që kemi dhënë për të diskutuar profilin dhe pse jo për të dëgjuar dhe ndonjë emër…
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Elbasanit, ku një makinë ka përplasur një të e moshuar. Raportohet se ngjarja ndodhi në rrethin e Zaranikës. E moshuara ndodhet në gjendje të rëndë ndërkohë që pritet që të mbërrijë në vendngjarje ambulanca për ta transportuar atë në spitalin rajonal të Elbasanit. Policia po heton për rrethanat e këtij aksidenti.
Stresi dhe Noizy janë ndoshta reperat më të mirë dhe më të pëlqyer shqiptarë, si dhe gjithashtu janë njohur për rivalitetin e tyre më të fortë. Megjithatë, që prej kohës kur të dy artistët i lanë pas kohët e vjetra dhe bënë paqe, fansat kanë vetëm një pyetje: Kur do të bëjnë një projekt së bashku? Reperët, të cilët ndër vite i kishin bërë shumë diss-e njëri-tjetrit, surprizuan jo pak kur zbuluan se i kishin dhënë fund mosmarrëveshjeve për të nisur një etapë të re. “Tani jemi në moshë të madhe dhe njerëzit donin të na shihnin keq. Unë realisht…
Teksa të gjithë janë në pritje të zbardhjes së emrave të kandidatëve për president të ri të Republikës, Damian Gjiknuri ka komentuar nëse mund të jetë apo jo një nga propozimet ish-kryeministri Fatos Nano. Në një konferencë për mediat Gjiknuri u tregua i rezervuar duke mos përmendur asnjë emër, ndërsa shtoi se; asnjë nuk është i përjashtuar. “Këtu nuk jam të komentojë emra të përveçëm. Të gjithë kanë shanse sipas asaj që ju thatë. E kemi thënë se kufizimet tona janë që mos të jetë nga grupi parlamentar, por që ka kontribute shoqërore. Që mund të jenë kandidat. Identifikimi i…
Si pjesë e grupit të PS që do të bëjë përzgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, Damian Gjiknuri i cilësoi ultimatume thirrjet e opozitës për përfshirjen e ndërkombëtarëve në këtë proces. “Negociatat me ultimatum nuk kanë funksionuar për PS edhe në situata më të rënda, apo që vihej në pikëpyetje stabiliteti i vendit, siç ishte bojkoti parlamentar. Ultimatumi është një metodë, diplomati megafoni që nuk e njohim dhe nga persona që nuk e dinë dhe nuk janë të qartë se çfarë përfaqësojnë. Aty janë disa grupe parlamentare të riregjistruara, që iu është bërë thirrje për dialog për të përcaktuar…