Author: tirana

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk mundi të kalojë dot procesin e vettingut. Prokurori nuk ka arritur të justifikojë pasurinë e tij dhe sipas KPK, ai ka kontakte me personazhe të botës së krimit. Në këtë mënyrë, anëtarët e trupës gjykuese e shkarkuan atë në unison. Sjellim në vëmendje se krahas akuzave publike të kryeministrit Edi Rama, Ndoj u bë i njohur për publikun në dhjetor të vitit 2019 kur ndaj makinës së tij u qëllua me armë, ndërsa plumbat lanë të vdekur shoferin e tij Andi Maloku. Në…

Read More

Mbrëmjen e djeshme Greqia ëstë tronditur nga një krim në familje, ku një burrë 55-vjeçar vrau gruan e tij 43 -vjeçare dhe më pas tentoi t’i jepte fund jetës. Ngjarja e rëndë ndodhi në Piges të Bashkisë Nestos në Kavallë. Çifti, i cili ka dy fëmijë të mitur, po përballej me probleme. Burri dyshohet se e mbyti gruan dhe më pas thirri vetë policinë . Më konkretisht, 55-vjeçari e ka mbytur gruan e tij në farmacinë e tyre, ndërsa në mediat greke raportohet se ai ishte xheloz për gruan. Fillimisht autori ka tentuar të mbulojë gjurmët duke pretenduar se farmacia…

Read More

Prej kohësh tetë orë gjumë ka qenë rregulli i artë për një pushim të mirë gjatë natës. Por studiuesit nga Kina dhe Mbretëria e Bashkuar thonë tani se njerëzit e moshuar kanë nevojë për më pak gjumë. Shumica prej nesh e kanë përvetësuar këtë rregull: Një natë e plotë me gjumë do të thotë tetë orë për të rriturit. Por kjo mund të mos jetë më e vërtetë, pasi njerëzit arrijnë një moshë të caktuar. Një ekip studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Fudan në Kinë zbuluan se shtatë orë gjumë mund të jenë koha…

Read More

Debat për pasojat e embargos së naftës në BE: BE planifikon paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës, me një embargo të naftës deri në fund të vitit, por ekonomistët shprehin dyshime për efektin e saj. Pas debatesh të zgjatura, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e paraqiti propozimin për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës në Parlamentin Europian të mërkurën. E re është lista e oficerëve dhe personave që në Butça “kanë kryer krime lufte” dhe ata që janë përgjegjës për pushtimin çnjerëzor të Mariupolit. Sberbank si edhe dy banka të tjera do të përjashtohen nga sistemi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm disa pamje nga punimet në rrethrrotullimin e TEG-ut. Krahas pamjeve, në Facebook, Rama shkruan: MIRËMËNGJES 😊dhe me punën e madhe që vijon për nyjen e re të hyrjes juglindore të Tiranës, ku qysh prej këtij sezoni veror trafiku do të lehtësohet ndjeshëm për të gjitha mjetet që vijnë në atë drejtim drejt Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë!

Read More

Një shofer autobusi i linjës Tiranë-Instituti Bujqësor është vënë në pranga nga policia. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me inicialet N.K, 62-vjeç, ngiste autobusin e mbushur me qytetar nën efektin e alkoolit. Autobusi në fjalë është ndaluar për një kontroll në rrugën “Dritan Hoxha”, ku pas testit të alkoolit ka rezultuar në testin e parë  0.342 mg/l dhe testi i dytë 0.549 mg/l. Sipas policisë, kjo nuk është hera e parë që ky shofer arrestohet për të njëjtën vepër. Theksojmë se policia ka shtuar vëmendjen dhe kontrollet ndaj transportit publik për shkak të disa aksidenteve që janë shkaktuar…

Read More

Sot pritet që të rifillojnë operacionet e shpëtimit për evakuimin e civilëve në Mariupol, ndërsa sulmet në fabrikën e çelikut Azovstal vazhdojnë ende, shkruan “The Guardian”. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) konfirmoi për AFP “që po zhvillohej një operacion për evakuimin e civilëve në koordinim me OKB-në. Të dy organizatat tashmë kanë punuar së bashku për të evakuuar rreth 100 civilë nga fabrika gjatë fundjavës. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy konfirmoi gjithashtu evakuimin e planifikuar në fjalimin e tij të fundit. Më shumë se 150 njerëz nga Azovstal dhe më shumë se 300 njerëz nga Mariupol dhe rrethinat…

Read More

Mbrëmjen e djeshme Roma arriti të fitojë ndaj Leicesterit duke mundur të sigurojë një vend në finalen e UEFA Conference League. Pas ndeshjes, tranjeri i verdhekuqve, Jose Mourinho foli për takimin ku tha se kjo ishte një fitore familjare, ndërsa shtoi se kërkojnë me çdo kusht fitimin e trofeut. Është një fitore familjare, jo vetëm në fushë dhe në stol, por edhe në stadium. Kjo është merita jonë më e madhe, kjo ndjeshmëri, kjo ndjenjë familjare. Kemi patur një ndeshje të jashtëzakonshme, djemtë ishin të jashtëzakonshëm, e meritojnë finalen. Tan duam vetëm të shkojmë në Tiranë dhe të fitojmë kupën…

Read More

Aktori i njohur amerikan i “Leave It to Beaver”, Tony Dow ka bërë me dije publikisht se ai është prekur nga kanceri. Sipas asaj që raporton “TMZ”, 77-vjeçari dhe gruaja e tij Lauren thanë se ishin shumë të prekur për diagnozën ndërsa shtuan se ishin mirënjohës ndaj fansave që janë lutur për të. Çifti nuk e përmendi llojin e kancerit me të cilin është diagnostikuar aktori. Kujtojmë se ai u përball me probleme shëndetësore në gusht të vitit 2021, kur qëndroi për një kohë në spital për shkak të pneumonisë. Dow luajti rolin e Wally Cleaver në “Leave It to…

Read More

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro thotë se lufta në Ukrainë do të ketë pasoja tek sezoni turistik veror, por shton se shpreson që ardhja e turistëve nga vende të tjera të zbusë efektet e këtyre pasojave. Në një intervistë nga Nju Jorku për Zërin e Amerikës, zonja Kumbaro thotë se strategjia e ngritjes së hoteleve nga investitorë strategjikë, do të fillojë të japë rezultat me kalimin e kohës, pas ngadalësimeve nga tërmeti dhe pandemia e Covid-it. Në bisedën me kolegen Keida Kostreci, Ministrja Kumbaro flet gjithashtu edhe për procesin e menaxhimit të Parkut të Butrintit. Zonja…

Read More

Sipas MeteoAlb, vendi ynë përgjatë gjithë 24-oreshit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar shira lokalë në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat veriore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku nuk do të mungojnë momentet me pika shiu. Po ashtu, gjatë pasdites dhe në mbrëmje pritet forcim i paramatrit të  erës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatarisht…

Read More

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e sotme, sipas një njoftimi të Komisionit i Rithemelimit i dhënë nga Edi Paloka. Ky Këshilli i ri Kombëtar u zgjodh më 30 prill, në Kuvendin e organizuar nga “Rithemelimi” dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në njoftimin e djeshëm, Paloka bëri të ditur se Këshilli Kombëtar do të mblidhet në orën 18.00 dhe gjatë kësaj mbledhjeje do të zgjidhet edhe kryetari i këtij organi të Partisë Demokratike. Gjithashtu, ai tha se në këtë mbledhje do bëhet publik edhe qëndrimi për presidentin. Ndërkohë, Kuvendi i 30 prillit duket se e ka thelluar edhe…

Read More