Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit, ka komentuar deklaratën e Alibeajt i cili tha se deputetët janë në të njëjtin mendim për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri. Këlliçi i quan deklaratat e Alibeajt si destruktive, ndërsa thotë se Alibeaj është “ministër i Ramës.” “Keqardhje për ministrin e Edi Ramës për marrëdhëniet me PD, Enkelejd Alibeaj, në raport me qasjen e tij politike dhe destruktive brenda PD. Që të dalë Alibeaj dhe të thotë se i dhimbset PD, që nga mëngjesi në darkë vijon të përçajë PD, është i…
Author: tirana
Me rastin e 5 Majit, në qytetin e Elbasanit u inaugurua përmes një ceremonie të veçantë busti i “Heroit të Popullit” Qemal Stafa.Vepra që i kushtohet “Heroit të Popullit”, simbolit kryesor të LANÇ, u bë e mundur falë mbështetjes së Bashkisë Elbasan dhe Këshillit të Qarkut, punuar nga duart e skulptorit Vladimir Caridha.Në fjalën përshëndetëse, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut theksoi se Qemal Stafa përmes veprës së tij është shembull dhe për brezat e ardhshëm . “Sot është jo vetëm një ditë e shënuar për kombin shqiptar. Të mos harrojmë që ishte…
Arrestohet një person dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kanë dhunuar policin e rrugores në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në lagjen “Pavarësia”. Polici ishte në krye të detyrës kur nisi konflikti me 3 personat. Ata dhunuan efektivin e policisë, i cili përfundoi në spital për të marrë trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në banesën e tre autorëve, u gjet një shotgan, dy krëhëra me fishekë dhe disa fara të dyshuara si kanabisi.
Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Komisariatin e Kavajës, ku i riu Ilvi Meta, u vetëvra.Mamaja e tij Zinie Meta gjatë një emisioni në “Euronews Albania”, tha se djali i saj është vrarë nga policia dhe se këtë çështje duhet ta ndjekë shteti.”Ma vranë. Megjithëse ma kapën, por ma kanë vrarë. Djali ka qenë i operuar me stomak, ma kanë vrarë. Policia. Më sollën rripin e djalit. Ato që ma kanë vrarë djalin, nuk di çfarë të them, ta shohë shteti. Unë nuk jam mësuar me vjedhje, jetoj në barake,” tha ajo.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në përfundim të mbledhjes së Grupit ka folur për mediat, ku tha se në mbledhje u diskutua për axhendën parlamentare, por edhe për emrin e Presidentit të ri. I pyetur nga gazetarët nëse do të ishte pjesë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar nesër, ai tha se nuk ka asnjë mbledhje, teksa shtoi se ai është kreu i Grupit Parlamentar, pavarësisht se “Rithemelimi” e shkarkoi në Kuvendin e mbajtur disa ditë më parë. Ai paralajmëroi një tjetër mbledhje të Grupit Parlamentar ditën e hënë, ndërkohë që tha se do të marrë pjesë…
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, u ka kërkuar falje hebrenjve për deklaratën e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, i cili pati thënë se “Hitleri, ka pasur pjesërisht gjak hebre”. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e kryeministrit izraelit, Naftali Bennett, pas një telefonate që dy liderët e lartë patën me njëri-tjetrin pasditen e 5 majit. Komenti i Lavrov, pati ardhur gjatë një interviste në një televizion italian, ku ai u përpoq të lidhte figurën e Hitlerit me atë të Volodymyr Zelenskyt sot, pasi ky i fundit ka prejardhje hebre dhe është President i Ukrainës. Ndërsa, një…
Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “Mbreti i Instagramit” është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Teksa reperi Stresi ndodhej live, një mik i Kozakut, nxjerr pak sekonda një video një mik i Kozakut, nxjerr ku ky i fundit shihet duke kryer marrëdhënie seksuale me një femër. Në fillim, Kozaku e merr me shaka, por më pas ia heq menjëherë videon nga dora shokut të tij. Megjithatë, kaq mjaftoi që videoja që bëhej virale. Kujtojmë që Kozaku u rrëmbye pas një përplasje që pati me Fabio Dushkun, i cili ndodhet në burgun e Koridhalos në Greqi.
Një ambulancë është përfshirë në një aksident me një automjet tjetër mbrëmjen e sotme në Korçë. Si pasojë e përplasjes, ambulanca është përmbysur në rrugë. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Skena të frikshme shiheshin sot në qendër të Parisit teksa sulmues që mbanin haptazi automatikë në duar u larguan me bizhuteri nga një argjendari Chanel, ironikisht përballë ministrisë franceze të drejtësisë. Katër grabitësit ishin regjistruar në kamera duke dalë të qetë nga argjendaria luksoze pasi kishin mbushur çantat e tyre me objektet e çmuara. “Është një grabitje,” tha një dëshmitar i shtangur teksa xhironte skenat me celularin e tij. Grabitësit mbanin kokore me xhama të ulur teksa grabitën dyqanin Chanel në sheshin e famshëm Place Vendome. Braquage à main armée d'une boutique Chanel, près de la place Vendôme à Paris…
Ushtria ruse ka nisur përgatitjet për paradën e Ditës së Fitores, e cila do të mbahet më 9 maj, dhe simbolizon fitoren e ish-Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore kundër Gjermanisë naziste. Tanket dhe armatime të rënda dolën në rrugët e Moskës duke zhvilluar prova për paradën e madhe edhe pse pushtimi i Ukrainës nuk ka shkuar sipas planeve të Putinit, të paktën sipas Perëndimit. Tanket sovjetike T-34 janë fotografuar teksa lëvizin përgjatë rrugës Tverskaya drejt Sheshit të Kuq. Qytetarët nuk janë lejuar që të ndjekin provat e paradës. Presidenti Vladimir Putin pritet që të mbajë një fjalim gjatë…
Ambasadorja amerikane e akredituar në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar për marrjen e detyrës gjeneralin Gen Cavoli, i cili është emëruar komandat suprem i forcave të NATO-s për Europën, i cili zëvendëson në këtë detyrë gjeneralin Wolters. Si Wolters ashtu edhe Cavoli kanë qenë në Shqipëri cvitin e kaluar në kuadër të stërvitjes së NATO-s në vendin tonë “Defefender Europe 2021”. Ambasadorja amerikane ka postuar foton me dy gjeneralët të cilët ishin në vebndin tonë vitin e kaluar. Postimi i Kim në twitter: Pikërisht një vit më parë, këta dy gjeneralë ishin në 🇦🇱 për të nisur #DefenderEurope2021. Komanda e…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një grua 34-vjeçare është vrarë nga vëllai i saj i cili e qëlloi 17 herë me thikë. Nëna akuzon organet e rendit për paaftësi dhe vonesë në veprim. “Jeta e fëmijëve të mi është flakur për shkak të neglizhencës dhe paaftësisë së organeve të rendit dhe shërbimit të shëndetit mendor. Djali im mund të ishte ndaluar më herët dhe vajza ime do të ishte shpëtuar”, tha nëna e tyre. Antonella Zarri, nëna e Alice Scagni, gruaja 34-vjeçare e vrarë të dielën në mbrëmje me të paktën 17 goditje me thikë nga vëllai…