Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nesër mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, Alibeaj: S’dua t’i hedh dru zjarrit, ja çfarë do të ndodh të hënën

19:51 / May 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alibeaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në përfundim të mbledhjes së Grupit ka folur për mediat, ku tha se në mbledhje u diskutua për axhendën parlamentare, por edhe për emrin e Presidentit të ri.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ishte pjesë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar nesër, ai tha se nuk ka asnjë mbledhje, teksa shtoi se ai është kreu i Grupit Parlamentar, pavarësisht se “Rithemelimi” e shkarkoi në Kuvendin e mbajtur disa ditë më parë.

Ai paralajmëroi një tjetër mbledhje të Grupit Parlamentar ditën e hënë, ndërkohë që tha se do të marrë pjesë në negociatat me mazhorancën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

“Kjo ishte mbledhja e parë që sipas deputetëve, ishte një mbledhje që u diskutua për axhendën parlamentare, për komisionet e posaçme. Do ngremë disa komisione për energjinë, por edhe për çështjen e Presidentit. Dua t’i falenderoj të gjithë për përgjegjshmërinë për t’u përballur me procesin, një proces i fuqishëm që manifeston përqasjen e PD-së. Secili nga deputetët dha mendimin e vet dhe sugjerimet e tyre. Do të kemi një mbledhje tjetër ditën e hënë, urojmë të kemi një proces diskutimi me kryesinë e Grupit Parlamnetar. Deputetëve iu kërkua në lidhje me përzgjedhjen e Presidentit, të ofrojmë kriteret, si e mendojnë ata, si do të jenë virtytet politike të atij që duhet të jetë qytetari i parë i vendit. Kolegët e mi ndanë me qartësinë më të madhe 2 çështje, të marrim pjesë në proces, pasi është detyrim ndaj zgjedhësve tanë. Të gjitha çështjet që diskutuam sot do t’u vihen në dispozicion deputetëve që munguan për të shprehur opinionet e tyre.

Deputetët e PD e kanë dinjitetin, kurajon për të mbajtur qëndrime të qarta për ato çështje. Refuzoj ta konsideroj Grupin Parlamentar si çështje numrash. Jam kryetar i Grupit Parlamentar, kjo është e sigurt, me të drejtën e përfaqësimit. Ka vetëm një gjë që kam detyrim, të përcjell atë që do të jetë vullneti i shumicës së deputetëve.

Këshilli Kombëtar i PD-së? Nuk ka mbledhje nesër. PD i ka institucionet e veta, ka Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin e saj, të zgjedhur dhe të regjistruar. Nëse flisni për institucione paralele… Nuk duhen ndërmarrë akte që të çojnë te ndarja, por te bashkimi real. Nesër nuk ka mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së. Nuk dua që t’i hedh dru zjarrit që djeg demokratët”, tha Alibeaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.