Arrestohet një person dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kanë dhunuar policin e rrugores në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në lagjen “Pavarësia”.
Polici ishte në krye të detyrës kur nisi konflikti me 3 personat. Ata dhunuan efektivin e policisë, i cili përfundoi në spital për të marrë trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në banesën e tre autorëve, u gjet një shotgan, dy krëhëra me fishekë dhe disa fara të dyshuara si kanabisi.