Author: tirana

Importuesit më të mëdhenj të vajit paralajmëruan se që nga muaji qershor në vend do të fillojë të ndihen kufizimet e vajit ushqimor, për shkak të rënies të lartë të ofertës në tregjet europiane. Pas shumë shteteve në Europë, që kanë vendosur kufizime në blerjen e vajit ushqimor nga konsumatori në supermarkete, në tregun shqiptar të parët që po vuajnë kufizimet e furnizimeve janë tregtarët e vegjël. Bizneset e vogla të mallrave ushqimore të kontaktuara nga “Monitor” pohojnë se nga dyqanet e shumicës nuk mund të blejnë më shumë se 15 apo 30 litra vaj luledielli (1-2 kuti), për shkak…

Read More

Sali Berisha ka bërë një deklaratë shumë të fortë mbrëmjen e sotme, pasi u shpreh se Lulzim Basha është nisur për në SHBA bashkë me Agron Gjekmarkajn, por e kanë zbritur në Romë. Ai tha Basha u ftua nga zyrtari amerikan Gabriel Escobar, por FBI nuk e ka lejuar të shkojë në Shtetet e Bashkuara. “Kam respekt për zonjën Karen Donfried se ka një karrierë të gjatë diplomatike, por vetëm nga ana njerëzore duhet të përsëris atë që i kam thënë në dhjetor zotit Gabriel Escobar, i cili erdhi, u takua me Lul Bashën, dhe të gjitha këto 1 javë…

Read More

Fotot ekskluzive të trupit të Ilvi Metës, i cili dyshohet se u vetëvra në komisariatin e Kavajës mbrëmjen e një dite më parë janë publikuar këtë të enjte në emisionin Top Story në Top Channel. 31-vjeçari u gjet i pajetë rreth orës 19:00 të mbrëmjes të së mërkurës në një prej qelive të komisariatit të Kavajës. I riu ishte arrestuar me urdhër të gjykatës pasi ishte i dyshuar për vjedhjen e një banese në Kavajë më datën 2 prill. Forcat e policisë e mbyllën në dhomat e izolimit rreth orës 15:00 dhe katër orë më vonë ai u gjet i…

Read More

Astrit Patozi ka deklaruar se nëse Berisha tërhiqet nga aksioni i tij politik, atëherë PD do të gremiset edhe më keq. Në emisionin “Opinion”, ai tha se Foltorja, e cila u nis prej tij është një kostum i prerë vetëm për ish-kryeministrin. “Unë Berishës i këshilloj të vazhdojë, sepse e gjithë kjo, Foltorja është një kostum i prerë për Berishën, jo për dikë tjetër dhe nëse ai tërhiqet PD do të gremiset edhe më keq. Në 7 Mars duhet të vendoste do shohë interesin tim apo të PD. Ai pa të vetin, zgjedhje e tij vazhdoi eci drejt”, tha Patozi.…

Read More

Një tifozi i buzëqeshi fati, teksa parashikoi triumfin e Realit të Madridit në minutat e fundit ndaj Mançester Sitit dhe me 1 mijë dollarë, arriti të fitonte plot 45 mijë dollarë. Sipas “Caesars Sportsbook”, një person me fat vendosi bast pak minuta para fundit për fitoren e Real Madridit brenda kohës së rregullores vetëm 15 sekonda përpara se Rodrigo të barazonte rezultatet nga pasimi i Benzemas. Ndërkohë që goli i dytë i brazilianit, i dhuroi plot 45 mijë dollar tifozit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Read More

Sonte në UEFA Europa Ligë ka nisur sprinti i fundit drejt finales së madhe që do të zhvillohet më datë 18 maj në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilje. Është gjithçka e hapur në këtë sfidë edhe pse dueli i parë përfundoi me fitoren 1-2 të gjermanëve. Në po të njëjtën orë po luhet edhe ndeshja Rejnxhërs-Lajpcig, në stadiumin “Ibrox”. Gjithashtu edhe ky takim është i hapur për kualifikimin për në finale, ku në duelin e parë ishin gjermanët e Lajpcigut që triumfuan me rezultatin minimal 1-0. Rezultatet live: Frankfurt 1-0 Uest Hem 26′ Borre 26′ Goli i Borre Rejnxhërs…

Read More

Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli nuk do të garojnë për kryetar të Partisë Demokratike. Dy kandidatët potencialë, dhe pjesëmarrës në gara të mëparshme për kreun e PD-së, kanë konfirmuar sot tërheqjen. “Në këto zgjedhje nuk do marr pjesë. Se s’ka garë, nuk bëhet fjalë për garë reale”, ka deklaruar Kadilli mbrëmjen e sotme. Po ashtu edhe Shehajka thënë se nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar të PD-së. Ditën e djeshme tërheqjen e konfirmoi nga gara për kreun e PD-së edhe Edvin Kulluri. Afati i fundit për regjistrimin si kandidat në garën për kryetar të PD-së është 7…

Read More

Të rinjtë shqiptarë e kanë nderuar sërish vendin tonë në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit. Këtë herë, Dean Çelaj, një prej të rinjve të talentuar është përfshirë në listën e revistës prestigjoze “Forbes” në hapësirën e 30 njerëzve më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila me anë të një postimi në Facebook, ka përshëndetur arritjen e Deanit dhe shkruan se ndihet krenare për të rinjtë e vendit. Ndër të tjera, ministrja shkruan se i riu shqiptar përfundoi studimet në fushën e Teknologjisë dhe…

Read More

Shumë shqiptarë të cilët kanë zgjedhur të hedhin Lotarinë Amerikane dhe tani po presin përgjigjen, faqja zyrtare e DV-Programm ka shkruar se fituesit e kësaj lotarie do të dalin këtë të shtunë, më 7 maj 2022. “Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022. Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare zyrtare të Lotarise Amerikane. Kujtojmë që periudha e aplikimeve për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë DV-2023 ishte midis 6 tetorit 2021 dhe 9…

Read More

Nga Lutfi Dervishi Për ata që pyesin, flasin dhe angazhohen për “procesin” e zgjedhjes së Presidentit, mjaf të lexojnë vetëm një nen, nenin 87 të Kushtetutës. 1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat. 2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit.…

Read More

Me një mesazh televiziv drejtuar popullit grek, kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka shpallur një Program të ri Kombëtar të Mbështetjes, për t’u ardhur në ndihmë gjithë qytetarëve të përballojnë çmimet e larta të faturave të energjisë elektrike.“Përderisa reagimi i BE po vonon, nuk mund të prisja më, pasi vështirësitë për çdo familje e biznes janë të mëdha“- ka thënë ai.“Shteti do të kthejë në llogarinë bankare individuale të çdo pronari të një banese private apo me qira, 60% të të gjitha tarifave shtesë të bëra, në mënyrë retroaktive nga dhjetori deri në maj. Kufiri i këtij kompensimi të jashtëzakonshëm do të…

Read More

Sipas studimeve të fundit, shumica e njerëzve mbi 60 vjeç nuk duhet të fillojnë të marrin aspirinë çdo ditë për parandalimin parësor të problemeve të zemrës. Nëse jeni midis 40 dhe 59 vjeç, ju dhe mjeku juaj në rrethana specifike mund të vendosni nëse duhet të merrni çdo ditë një aspirinë. Kjo sepse aspirina mund t’ju ekspozojë ndaj një rreziku më të lartë për të pësuar gjakderdhje në stomak ose tru. Ata shprehen se nëse jeni një 40-vjeçar i shëndetshëm pa faktorë të rëndësishëm rreziku, do të bëni më shumë dëm sesa mirë. Rreziku për të pësuar gjakderdhje do të…

Read More