Author: tirana

Është arrestuar në Vlorë Kastriot Dervishaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për kultivim dhe trafikim lëndësh narkotike. “Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, një shtetas i kërkuar për kultivim dhe trafikim të narkotikëve. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit: K. D., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë“, njofton policia. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet…

Read More

Detaje të reja janë publikuar në mediat italiane, për grupin e Elvis Demçes, i cili e shpalli veten “Zot” të drogës në Romë. Drejtuesit kryesor të këtij rrjeti ishin Arben Zogu, Dorian Petoku dhe më pas Elvis Demçe që mori të gjithë trashëgiminë e bandës. Ndërkohë në përgjimet e publikuara nga mediat italiane del edhe emri i ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Ndënëse nuk ka lidhje me grupin, Berishës i përdoret emri për të bërë krahasimin me mënyrën e sigurisë që lëvizte një person, kundërshtar i Elvis Demçes. Sipas mediave italiane, Elvis Demçe flet me një person ende të pa identifikuar,…

Read More

DashiNe përgjithësi kjo ka për te qene një dite e begate për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni ndaj partnerit. Beqaret do kenë një dite te mbushur me ulje dhe ngritje. As vete nuk do e dine se cila është gjeja me e mire për te bere. Buxhetin mbajeni me nen kontroll sepse po kryet shpenzime te ekzagjeruara keni për te pasur probleme serioze. DemiSilluni mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite pasi ne te kundërt ai do mërzitet dhe do ju largohet. Mos bëni gabime për te cilat te pendoheni. Beqaret…

Read More

Konkurrimet për pranimet e reja në ciklin e dytë “Master shkencor” në të gjitha fakultetet që janë pjesë e Universitetit të Tiranës, përgjatë vitit të ri akademik do të zhvillohen në 68 programe të ndryshme studimi. Sipas vendimit të miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, lidhur me kuotat e reja të pranimeve në këtë cikël, bëhet e ditur se në të gjitha këto programe do të mund të vijojnë studimet e larta rreth 4040 kandidatë, të cilët do të shpallen si fitues nga procesi i konkurrimeve që do të zhvillohen gjatë muajve shtator-tetor. Pranimet për të gjitha kategoritë…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Gledjan Llatja, ministren Kushi dhe deputetë mori pjesë në ceremoninë përkujtimore organizuar në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit në kuadër të “5 Majit”, Ditës së Dëshmorëve.Gjiknuri theksoi se për PS, “5 Maji” është një ditë e shenjtë dhe shembull frymëzimi për brezat. “Për Partinë Socialiste kjo është ditë e shenjtë. është ditë e sakrificës. është dita ku vetëmohimi dhe sakrifica e kombit shqiptar materializohet te këta të rënë që në kulmin e rinisë së tyre dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë…

Read More

Lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, ka thënë se është duke bërë gjithçka që mundet për të ndihmuar në dhënien fund të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila është “zvarritur” më gjatë sesa e ka menduar ai. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Associated Press, të publikuar më 5 maj, Lukashenka ka thënë se Kievi ka “provokuar” Moskën, teksa ka komentuar pushtimin rus në Ukrainë. Ndonëse nuk ka dhënë hollësi sesi Ukraina e ka provokuar Rusinë para nisjes së luftës, Lukashenko ka thënë se ka informacione që tregojnë se Ukraina ka planifikuar të sulmojë edhe bjellorusët. Lideri bjellorus i…

Read More

Në kuadër të Javës së Evropës, “VIZart Tirana International Watercolor Festival”, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar çeli dje edicionin e IV të festivalit bashkëkohor të artit pamor. Festivali këtë vit ka dy ekspozita, një në Muzeun Historik Kombëtar dhe një në Galerinë e Artit ne Tiranë. Në ceremoninë e këtij aktiviteti ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, piktorja Ormira Lulani, presidente e “VIZart Cultural Organization”, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, Themeluesi dhe Presidenti i IëS Globe Art NetWork, z. Atanur Dogan, të cilët përshëndetën aktivitetin duke theksuar vlerat dhe rëndësinë që mbart në bashkimin…

Read More

Afro 35 për qind e individëve që drejtohen për kualifikime në kurset profesionale, kanë mbaruar arsimin e lartë. Në një intervistë për TV SCAN, Drejtoresha e Qendrës së Formimit Profesional nr.1 në Tiranë, Hanëme Mata, shprehet se interesi nga të diplomuarit është shumë i lartë dhe se këto kurse janë një trampolinë për integrimin në tregun e punës. Qendrës së Formimit Profesional nr.1 në Tiranë ofron në total 42 kurse për të gjithë punëkërkuesit e papunë apo ata që duan të kualifikohen më tej, ndëkohë që interesi është shumë i lartë. Por cilat janë zanatet më të kërkuara? Kurset kanë…

Read More

Për vite me radhë, shumica e investimeve në Londër ishin nga Rusia. Rusët u dyndën në kryeqytet për një sërë arsyesh. Disa po kërkonin të blinin shtëpi për pasuri legjitime, ndërsa të tjerë për përfitime fiskale. Ndërsa disa të tjerë po kërkonin të pastronin paratë e pista. Si një qendër e madhe ekonomike, Britania mesa duket ishte një vend ideal për të pastruar paratë e pista. Londra ka shumë prona luksoze, dhe shihet si një depo ideale për pastrimin e tufave të mëdha të parave. Juristët, bankierët dhe profesionistët e tjerë ofrojnë shërbime të sigurta diskrete dhe të shtrenjta. Merrni…

Read More

Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 1 milion lekësh për ish-deputetin demokrat Mark Marku për shkak të problemeve shëndetësore. Në vendimin e qeverisë të datës 29 Prill thuhet se ky shpenzim do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Mësohet se Marku i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër në një spital privat në Tiranë. Pas operacionit, ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Vendimi Vendim për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Mark Marku. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit për buxhetin e vitit 2022, të ndryshuar dhe në vijim…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ditën e sotme. Bëhet e ditur se një 28-vjeçar është arrestuar pasi është futur me dhunë në banesën e një 53-vjeçareje dhe dyshohet se e ka përdhunuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.9, të qytetit bregdetar, ndërsa njoftohet po ashtu se i riu me iniciale K.K pasi ka thyer derën e banesës së gruas, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe më pas i ka vjedhur edhe një shumë parash. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 28 vjeç,…

Read More

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, me këngën e saj “Sekret”. Këngëtarja së fundmi në një konferencë në Torino ka folur për bullizimin dhe komentet negative. Duket se këngëtarja nuk i ka përballuar dhe aq mirë komentet e shumta negative, të cilat e kanë prekur artisten. Ronela ka postuar sot në rrjetin social “Twitter” një shkrim ku tregon se sa i mungon studioja e saj, të bërit muzikë dhe fansat. Artistja u shpreh se ka punuar shumë për performancën që do të paraqesë në festivalin e madh, por njerëzit nuk janë ende të kënaqur me të. “Më mungon studioja ime,…

Read More