Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale, se do të vijohet me legalizimin e të gjitha dokumenteve që përmbajnë vulën ose nënshkrimin elektronik. Ata bëjnë të ditur se janë rreth 1200 shërbime që i ofrohen online qytetarëve duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në rajon që plotëson listën për shërbimet elektronike dhe statistikat sa i përket qeverisjes digjitale. Më tej, sqarohet se si bëhet legalizimi dhe apostilimi i dokumenteve. Sipas ilustrimit të MEPJ, të gjitha dokumentet e lëshuara nga administrate shqiptare të destinuara për t’u përdorur jashtë shtetit duhet të jenë…
Author: tirana
Policia e Tiranës i ka vënë prangat një të riu, pasi përmes mashtrimit kishte mundur t’u merrte disa qytetarëve shuma parash nga 800 apo 1000 euro. “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim E. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, sepse me anë të mashtrimit ka përvetësuar shuma parash nga 800-1000 euro, nga shtetas të ndryshëm”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Paul Pogba dëshiron vetëm Paris Saint-Germain. Ose të paktën ai e konsideron atë prioritetin e tij absolut për merkaton e verës, shpjegon “Mundo Deportivo”. Në skadimin e kontratës me Manchester United, Juventus ka qënë prek kohësh i interesuar për “oktapodin”, por lojtari do të dëshironte të kthehej në Francë dhe të bëhhej lideri i klubit transalpin. Pogba mund të zërë vendin e Leandro Paresed, i cili duket se do të largohet nga PSG.
Një ndër çiftet më simpatike të showbizzit shqiptar, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë në pritje të një fëmije. Burime nga Kryefjala thonë se këngëtarja është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do bëhet nënë me fëmijën e parë. Kujtojmë që Eni dhe Genci janë njohur gjatë një turneu në Amerikë dhe tashmë ata kanë prej vitesh një lidhje të konsoliduar.
Në dy vite pandemi, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën gati 15 milionë njerëz. Shifrat i ka bërë publike ditën e sotme Organizata Botërore e Shëndetësisë ndërsa theksohet se bëhet fjalë për thuajse trefishin e shifrave zyrtare të raportuara prej thuajse 6.3 milionë raste vdekjesh nga koronavirusi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 po punojnë për kapjen e një 39-vjeçari me incialet E. K., banues në Tiranë pasi ky i fundit është konfliktuar me 3 të rinj. Pas një sherri për motive të dobëta, ai ka goditur me thikë të rinjtë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital. Të plagosurit janë G. X., 23 vjeç, E. Sh., 22 vjeç dhe K. M., 23 vjeç Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E.…
Deputeti Edi Paloka në një konferencë për mediat ka njoftuar se ditën e nesërme në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD. Në këtë mbledhje do të miratohet qëndrimi mbi procesin e zgjedhjes së Presidentit, ka bërë me dije Paloka. “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit për momentin ushtrues i kompetencave të Kryesisë dhe kryetarit të PD-së ka vendosur thirrjen e mbledhjes së këshillit kombëtar të PD-së nesër në 6 maj në orën 18:00. Qëllimi i mbledhjes përveç konstituivit është edhe përcaktimi i një qëndrimi politik të PD-së lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Bazuar në nenin 44…
SPAK kërkon me 3 vite e 6 muaj burg, për ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa. Ky organ ka kërkuar dënim prej 12 vitesh e 7 muajsh burg për personat e tjerë që ishin në proces me ish-prokurorin Hasa. Pretenca e SPAK: Sali Hasa 3 vjet e 6 muaj burg (5 vjet heqje e së drejtës të ushtrimit të funksioneve publike) Emiljano Mirani 2 vjet 6 muaj burg Elson Papa 1 vit burg Napolon Hodaj 2 vjet burg (5 vjet heqje e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike) Julian Zera 15 muaj burg Markelian Aliani 3 vjet e 6 muaj…
Nga Elbasani ku mori pjesë në ceremoninë për homazhet në nderim të dëshmorëve të atdheut Damian Gjiknuari foli edhe për asamblenë e radhës që do të mbajë PS. I pyetur nëse do të ketë ndryshime në qeveri gjatë asamblesë kombëtare e PS, Gjiknuri tha se kjo është diçka që i takon kryeministrit. I pyetur nëse PS në raundin e parë të diskutimeve do të shkonte me emra konkret kandidatesh, Gjiknuri tha se kjo do të ishte e pavend. Ai deklaroi se mirëpret diskutimet me grupin demokrat për të renë dakord për një emër të përshtatshëm si President i ardhshëm i…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vetëvarja e 31-vjeçarit Ilvi Meta në dhomën e paraburgimit në Komisariatin e Kavajës. Familjarët janë njoftuar se trupi i pajetë i të riut do të dërgohej në banesë në orën 00:30, pas autopsisë së mjekësisë ligjore, raproton BW. Por mësohet, se trupi i 31-vjeçarit Meta është dërguar rreth orës 04:00 të mëngjesit. Ekspertët e mjekësisë ligjore në Durrës nuk kanë pranuar të firmosin raportin e autopsisë dhe kanë mbërritur në Durrës, ekspertë të mjekësisë ligjore nga Tirana. Kanë qenë këta të fundit që kanë firmosur autopsinë e 31-vjeçarit. Sakaq, kujtojmë se Ilvi…
Veprimtaria e mafies shqiptare po tërheq vëmendjen e mediave europiane. Kjo jo vetëm për shtirjen e aktivitetit të tyre por edhe për brutalitetin që ushtrojnë. Gazeta e madhe italiane, L Repubblica, në një reportazh të gjatë, thekson se mafia shqiptare ka ‘ngrënë’ Romën. Mes të tjerash, aty përmendet edhe rasti i këngëtares Elsa Lila. Shkrimi i gazetës La Repubblica “Marsin që kaloi u shfaq edhe një këngëtare shqiptare, e cila i ka dhënë shërbimet e saj bandave që në mënyra të ndryshme kishin të bënin me krimin shqiptar. Ajo quhet Elsa Lila dhe më parë fytyra e saj me flokët…
Enkelejd Alibeaj nuk përfaqëson as PD dhe as grupin parlamentar pasi është shkarkuar në Kuvendin e fundit të kësaj partie. Ky ka qënë qëndrimi i sotëm i Komisionit të Rithemelimit, duke theksuar se Alibeaj po përpiqet të zgjedh nën dorë Presidentit e Edi Ramës. Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo në një konferencë për shtyp u shpreh se kjo është tradhti për demokratët. “Me urdhër të Edi Ramës, Basha dhe Alibeaj shuan akoma pa u mbledhur Komisionin Hetimor parlamentar për masakrën zgjedhore të 25 prillit. Qëndrimi i PD për Presidentin është i qartë. PD angazhohet vetëm nëse mazhoranca pranon…