Author: tirana

Brenda vitit 2022, Bashkia Mat do të nisë ndërtimin e stacionit zjarrëfikës.Lajmin e mirë e ka dhënë kryebashkiaku Agron Malaj që ka zhvilluar një takim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. “Brenda vitit 2022 do të nisim ndërtimin e stacionit zjarrëfikës të Burrelit.Sot në një takim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dhe O.D.C (Office of Defence Cooperation) diskutuam mbi nevojën për trajnim dhe për rritjen e kapaciteteve të strukturave”, thekson Malaj.

Read More

Shqipëria do të kontribuojë për Ukrainën duke marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve që organizohet në Varshavë, por ende nuk i mbyll portet për anijet ruse. Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson në partneritet me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen kanë thirrur në Varshavë të enjten, (05.05), Konferencën e Donatorëve për Ukrainën.Në këtë konferencë merr pjesë edhe Shqipëria. Kjo konferencë me pjesëmarrje të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, i dedikohet “qëllimit të përbashkët për të mbështetur reagimin humanitar të OKB-së në Ukrainë…

Read More

Vetëvrasja e 31-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në komisariatin e Kavajës ka marrë vëmendjen e të gjithëve, teksa lidhur me këtë ka patur një reagim edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson se ngjarja është tepër e rëndë dhe është e papranueshme sipas tij që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore. Kjo sipas Presidentit përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese. Gjithashtu, kreu i shtetit bën thirrje që të zbardhjen sa më parë rrethanat e vdekjes tragjike të të riut, ndërsa thekson se…

Read More

Një ngjarje me pasojë vdekjen ka ndodhur në Greqi, ku për pasojë ka humbur jetën një 31-vjeçar shqiptar. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat greke, 31-vjeçari ishte i shtruar në spital që prej 27 prillit pasi kishte marrë plagë të rënda në kokë, ndërsa thuhet se ditën e djeshme ka ndërruar jetë. Theksojmë se 31-vjeçari u përfshi në një sherr në Sieta, ku u shty forcërisht nga një 17-vjeçar grek dhe kjo shpjegon plagët e marra. Pas ngjarjes policia arriti të arrestojë të miturin grek.

Read More

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Agron Malaj morën pjesë në ceremoninë përkujtimore organizuar në Varrezat e Dëshmorëve të Matit në kuadër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve. “Përulësisht! Nderim dhe respekt përjetë martirëve që dhanë gjakun për atdheun”, theksoi ministri Manja. Ndërsa kryebashkiaku Agron Malaj: “Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut! Mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e tyre”.

Read More

Është zbuluar skeda e vdekjes së 31-vjeçarit Ilvi Meta brenda komisariatit të Policisë në Kavajë. Sipas saj, shkaku i humbjes së jetës së të riut është vetëvarje në litar dhe asfiksi, ndërsa ora e vdekjes së tij sipas dokumentit zyrtar është 18:50 e mbrëmjes së kaluar. Gjithashtu aty shënohen vendi i vdekjes, dokumentuar si vetëvrasje si dhe firma e mjekut. Policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore deklaruan se i riu ishte vetëvarur me lidhësen e kapuçit, ndërsa familjarët hedhin dyshime për dhunë nga policia.Ilvi Meta ishte shoqëruar nga policia pasi gjykata kishte caktuar masën e arrestit me burg për të,…

Read More

Pedofili lezhjan i cili u demaskua nga emisioni investigativ “Piranjat” u arrestua nga Policia e Lezhës. Ai shfaqet në një video teksa tenton të kryejë marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur. Videoja ishte një inskenim i emisionit që kishte infiltruar një gazetare si një të mitur dhe zbuluan aktet e turpshme të burrit. Pedofili në fjalë ishte nga Shënkolli i Lezhës dhe tashmë po hetohet nëse ka pasur raste të tjera të abuzimeve të tij. Ai gjithashtu ka kërkuar sistematikisht ndihmë ekonomike dhe thuhet se ai e ka përfituar atë. Uniformat blu po kryejnë hetime të plota dhe të…

Read More

Pas homazheve të bëra në “Varrezat e Dëshmorëve”, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë një prononcim për mediat ku foli sërish zgjedhjen e një presidenti përfaqësues për të gjithë. Ai theksoi se raundi i parë i 16 majit pritet që të sjellë rezultate pas dialogut të bërë një ditë më parë me tre grupet parlamentare të opozitës, për tu dhënë shqiptarëve një president përfaqësues për të gjithë. “Siç jeni në dijeni raundi i parë do të zhvillohet me 16 maj dhe koha është e mjaftueshme me premisën e mirë të nisur dje në konferencën e…

Read More

Kavajë – Në vijim të komunikimit për ngjarjen e ndodhur me datën 04.05.2022 në Komisariatin e Policisë Kavaje, ku është gjetur i vdekur shtetasi I.M., Drejtoria Rajonale e AMP Durrës-Kavajë ka përfunduar hetimet paraprake nga ku ka rezultuar si vijon: Më datë 04.05.2022, rreth orës 19:00, në dhomat e sigurisë/ndalimit/arrestimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë, shtetasi i arrestuar I.M., 31 vjeç, ka kryer vetëvrasje duke përdorur lidhësen e kapuçit të bluzës që mbante veshur, duke gjetur më pas dhe vdekjen. Nga ana e ekspertëve mjeko-ligjorë është bërë këqyrja e viktimës nga ku ka rezultuar se në trupin e tij nuk…

Read More

Quhet Agim, është nga Shkupi, por jeton në Frankfurt të Gjermanisë. Është gjithashtu menaxher i një klubi nate. Kjo është “pashaporta” e tifozit shqiptarë që “valëviti” flamurin kuqezi në mes të “Santiago Bernabeut”, teksa zhvillohej ndeshja mes Real Madrid dhe Manchester City në Champions League. Siç duket është një tifoz i skuadrës së “Los Blancos”, pasi Agimi u shpëtoi rojeve të sigurisë dhe ka vrapuar në tapetin e gjelbër për të takuar idhullin e tij, Karim Benzema, me flamurin kuqezi në dorë, me francezin që ishte dhe vendimtarë në këtë takim, pasi me golin e tij i dha kualifikimin madrilenëve.…

Read More

Këtë të enjte, në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi homazhe duke vendosur kurora me lule te monumenti “Nëna Shqipëri”. Përveç kreut të shtetit, në këto homazhe ishin të pranishëm edhe nga disa përfaqësuesit e mazhorancës. Si ç’tregohet në video, në ceremoni marrin pjesë: kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë vendosur kurora me lule te “Nëna Shqipëri” në nderim të Dëshmorëve të Atdheut që dhanë jetën për lirinë e tij. Ndërkohë, presidenti Meta theksoi në fjalën e tij se kjo nuk është një…

Read More