Këtë të enjte, në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi homazhe duke vendosur kurora me lule te monumenti “Nëna Shqipëri”. Përveç kreut të shtetit, në këto homazhe ishin të pranishëm edhe nga disa përfaqësuesit e mazhorancës.
Si ç’tregohet në video, në ceremoni marrin pjesë: kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë vendosur kurora me lule te “Nëna Shqipëri” në nderim të Dëshmorëve të Atdheut që dhanë jetën për lirinë e tij.
Ndërkohë, presidenti Meta theksoi në fjalën e tij se kjo nuk është një ditë vetëm për të nderuar sakrificat e tyre, por është një ditë reflektimi.
“Është një ditë jo vetëm për të nderuar sakrificat e tyre sublime, por një ditë reflektimi për t’i pasur të shenjta sovranitetin e atdheut, për një të ardhme të mirë për të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë”, tha Meta.
