Një politikan ukrainas, thotë se pushtimi i Mariupolit nga rusët do të ishte shkatërruese. Duke folur në një program në BBC, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrimin e Ukrainës në BE, Ivanna Klympush-Tsintsadze, tha se sulmi i Rusisë ndaj fabrikës së çelikut Azovstal nga toka e ajri, do të ishte padyshim shkatërrues dhe i dhimbshëm. “Do të ishte shkatërruese dhe e dhimbshme për ne. Por jemi të vendosur të kthejmë të gjitha territoret tona”, tha politikania. Klympush-Tsintsadze tha se forcat ruse janë përpjekur të futen brenda fabrikës së çelikut përmes tuneleve nëntokësore “duke gjetur një spiun” për t’u treguar atyre rrugën,…
Author: tirana
Teksa protestat e banorëve të Rinasit hynë sot në ditën e katërt të tyre, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar duke marrë venidmin për të rikthyer sërish në këtë rrugë qarkullimin me dy korsi, sikurse ishte para datës 1 Maj. Kështu, banorët morën zgjidhjen që kërkonin. Njoftimi i ARRSH: Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.📍Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun…
Pas njoftimi nga ARRSH se tashmë Rruga e Rinasit do të rikthehet sërish me dy korsi, banorët të cilët kishin dalë sot në protestë, e kanë pritur lajmin me duartrokitje. Por, ata deklarojnë se nëse ky vendim do të rikthehet sërish nga Autoriteti Rrugor, ata do të vijojnë me protesta.
Banorët e zonës së Rinasit kanë dalë sërish në rrugë për të protestuar kundër vendimit të dhënë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ta kthyer këtë aks rrugor me një sens lëvizjeje. Sot është shënuar edhe dita e katërt e kësaj proteste e cila pritet të vazhdojë deri në gjetjen e një zgjidhjeje. Sot asaj i’u bashkuan edhe banorë të tre fshatrave në këtë zonë, të cilët penalizohen nga ky vendim, duke i penguar të kryejnë aktivitet ditore dhe të nevojshme, si dërgimi i fëmijëve në shkollë, aksesimi i qendrës mjekësore, apo të shkuarit në tokat e tyre bujqësore. Këtë të…
Sipas një zyrtari, gjatë gjithë natës kanë vazhduar sulmet në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, shkruan CNN. “Deri më tani, nëse ekziston ferri në botë, ai është në Azovstal, “tha Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit të enjten në mëngjes. “Ka bombardime dhe sulme të vazhdueshme madje edhe gjatë natës. Në disa zona, trupat pushtues janë tashmë përtej gardhit të fabrikës,” tha ai. Andriushchenko shtoi se civilët në zonat pranë fabrikës duhej të evakuoheshin menjëherë. “Katër milje katrorë të lirisë në Mariupol janë kthyer në ferr”, tha ai. Ushtarët brenda fabrikës thanë të mërkurën se forcat ruse kishin…
Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Elbasan ku humbi jetën 52-vjeçarja Fatbardha Likrama ishte tejet shokuese. Ajo u vetëflijua duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte pasi, sipas dëshmive të dëna, ishte një femër e dhunuar prej vitesh nga bashkëshorti, vjehrra e kunata. E ndodhur në kushte të tmerrshme dhune psikologjike e fizike, viktima 52-vjeçare nga lagja “Vullnetari” në Elbasan kreu aktin ekstrem të vetëvrasjes, ndërsa në fillim javë, për 52-vjeçaren konfirmohet se ishte lëshuar një urdhër-mbrojtje nga policia i cilin mban datën 2 Maj 2022. Në dëshminë e të ndjerës të dhënë…
Dy shtetas janë vënë në pranga nga Policia e Fierit pas goditjes së një rasti të shpërndarjes së drogave të forta, në doza. Të arrestuarit janë L. G., 36 vjeç, banues në Daullas, Fier dhe M. B. alias K. B., banues në Levan, Fier, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Këta të fundit janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “1 Maji”, duke shitur lëndë narkotike. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në automjetin tip “Benz”, me të cilin ata qarkullonin, janë gjetur një sasi me lëndë narkotike heroinë…
Dy artistët e njohur të muzikës shqiptare, reperi Ledri Vula dhe këngëtarja e njohur, Kida kanë sjellë bashkëpunimin e tyre më të ri të cilin e kishin lajmëruar prej kohësh. Mbrëmë në mesnatë, dyshja publikoi projektin e tyre më të ri muzikor të titulluar “Tdu”, e cila është me ritme verore dhe plot energji. Gjithashtu, klipi është shumë i këndshëm, me përmbajtje ngjyrash dhe me shumë alegri. Edhe pse sapo ka dalë, “T’du” është pritur shumë mirë nga publiku, të cilët kanë dhënë vetëm komente pozitive.
Nga muaji prill, paga maksimale për efekt të llogaritjes së sigurimeve shoqërore do të jetë 141,133 lekë, nga 132,312 lekë që ishte më parë, sipas Ministrisë së Financave. Paga maksimale është rritur me 6.7% me të njëjtën përqindje që u rrit edhe paga minimale., që nga 1 prilli është 32 mijë lekë, nga 30 mijë lekë që ishte më parë. Rritja e pagës maksimale çon në pagesa më të larta të sigurimeve, si nga punëdhënësi, ashtu dhe nga punëmarrësi. Për pagat që janë mbi 140 mijë lekë në muaj, shuma shtesë që do të paguhet është 2,161 lekë në muaj,…
Ditën e sotme do të mbahet Konferenca e Donatorëve për Ukrainën në Varshavë, Poloni, e cila është e bashkëorganizuar nga Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki dhe Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson, në partneritet me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Në të do të marrë pjesë edhe Shqipëria, ku prezent do të jetë vetë kryeministri Edi Rama. Konferenca do të jetë me pjesëmarrje të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve e qeverive dhe do t’i dedikohet qëllimit të përbashkët për të mbështetur reagimin humanitar të OKB-së në Ukrainë dhe për…
Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të atdheut, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komunikuar mesazhin e tij në përkujtim të të gjithë atyre që dhanë jetën për kauzën e lirisë. Në postimin e tij, kreu i shtetit shkruan se sot është edhe një ditë e madhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe për të qenë gjithmonë vigjilentë në mbrojtje të Sovranitetit dhe Pavarësisë. Postimi i Metës: “🇦🇱 5 Maji është një ditë kujtese dhe nderimi për Qemal Stafën dhe mijëra të rinj e të reja që dhanë jetën për kauzën…
Këtë të enjte ka patur sërish tensione në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, teksa policia izraelite ka hyrë në ambientet e saj për të larguar protestuesit palestinezë, pas rinisjes së vizitave të hebrenjve në këtë vend të shenjtë si pasojë e një ndërprerjeje gjatë festave myslimane. Javët e fundit ka pasur përplasje në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët, i cili është ndërtuar në majë të një kodre që është vendi më i shenjtë për hebrenjtë, të cilët i referohen asaj si Mali i Tempullit. Ajo qëndron në zemrën emocionale të konfliktit izraelito-palestinez. Ndërsa vizitat…