Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi kanë rrëmbyer, rrahur dhe grabitur një shqiptar tjetër. Mediet italiane shkruajnë se dy shqiptarët me banim në Xhenova, një 27 dhe tjetri 30 vjeç janë arrestuar me akuzën e grabitjes, rrëmbimit dhe zhvatjes të kryer ndaj një të riu. Arrestimet erdhën në përfundim të një aktivitetit hetimor kompleks të kryer nga karabinierët. Sipas provave të grumbulluara nga karabinierët, të dy, së bashku me dy vëllezër të tjerë shqiptarë 30 dhe 33 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim, janë përgjegjës për krimet e rënda të rrëmbimit, grabitjes dhe zhvatjes ndaj një…
Author: tirana
Lidhur me ngjarjen e rëndë në Komisariatin e Kavajës ku ka vrarë veten i ndaluari Igli Meta 31-vjeç, ka reaguar edhe deputeti demokrat Dashnor Sula. Përmes një postimi në Facebook, deputeti demokrat hedh akuza të forta në drejtim të policisë. Sipas tij i riu nuk është vetëvarur por ka ndërruar jetë pas dhunës barbare të policisë. Sula ndërkohë i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet ndaj kësaj ngjarjeje mjaft të rëndë Postimi i Sulës: Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 28 vjeçar me inicialet I.S ka…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen në Policinë e Kavajës, ku një 31-vjeçar i dha fund jetës brenda në qelinë e komisariatit. Paraprakisht dyshohet se i riu Ilvi Meta ka varur veten me lidhësen e këpucëve. Më herët u raportua se i riu, ishte ndalur nga policia rreth orës 14:00, ku dyshohej se ishte përfshirë në një vjedhje. Ndërkohë trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit, ndërkohë pritet edhe ekspertiza mjeko ligjore.
Dy pushuese janë shpallur të humbura, pasi kanë marrë një pedalion në një prej plazheve të Ksamilit dhe nuk janë kthyer ende. Pushueset, për të cilat ende nuk dihet identiteti, kanë marrë një pedalion me qira rreth orës 12:00 dhe do shëtisnin deri në orën 15:00. Pasi ka kaluar ora në të cilën duhet të riktheheshin, pronarët e pedialionit janë shqetësuar, duke dhënë alarmn edhe në Policinë Kufitare. Deri tani nuk dihet asgjë për fatin e tyre, ndërkohë mësohet se sendet e tyre vajzat e reja i kanë marrë me vete në pedalion.
Një tjetër arritje në karrierën e Elton Ilirjanit është tashmë imazhi i tij i përzgjedhur për një nga 100 ikonat e NFT Pride. Mes shumë emrave të njohur që Eliad Cohen ka përzgjedhur në këtë risi të teknologjisë, është edhe ai i Eltonit që do të ketë ikonën e vet artistike si një nga përfaqësuesit e komunitetit LGBT. Për programin “Rudina” në Tv Klan, ai tregon edhe si erdhi ky moment në karrierën e tij, telefonatën me Cohen i cili e kishte pikasur për të gjitha arritjet dhe në çfarë konsiston më konkretisht kjo ftesë e këndshme. Akoma më e…
Është liruar Fjolla Morina. Ajo është lënë e lirë nga Prokuroria e Prishtinës pas disa orëve që qëndroi në ambientet e komisariatit. Arrestimi i Fjollës kishte ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, kurse lajmin e ka konfirmuar për mediat lokale zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.Sipas tij Fjolla është liruar me procedurë të rregullt pas arrestimit. “Personi i apostrofuar është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marr parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë. Për detaje tjera luteni që të ju adresoheni organeve të…
Kryetari i bashkisë së Dnipros, Borys Filatov, ka thënë në Facebook se të paktën një raketë ruse ka goditur qendrën e qytetit. “Një raketë mu në qendër të qytetit Dnipro. Mos u largoni nga strehimoret! Prisni informacion zyrtar nga administrata ushtarake,” tha ai. Shefi ekzekutiv i hekurudhave të Ukrainës, Oleksandr Kamyshyn, ka thënë se objektet hekurudhore të Dnipro janë goditur gjithashtu. “Një tjetër sulm me raketa në infrastrukturën hekurudhore në Dnipro. Nuk ka viktima në mesin e punonjësve,” tha ai në Telegram.
Një infermiere ukrainase, që humbi të dyja këmbët në luftë, pasi ndeshi në një minë të pashpërthyer, po mundohet të rikthehet në jetë. Oksana Balandina ndau vallëzimin e parë pas dasmës me bashkëshortin e saj Viktor Vasyliv. Çifti i sapomartuar përshkruan tmerrin, që përjetoi ditën kur jeta e tyre ndryshoi përgjithmonë. Në një spital në Lviv, të sapomartuarit Oksana Balandina dhe Viktor Vasyliv, shijojnë kërcimin e tyre të parë pas dasmës. Por, dy 23 vjeçarët mund të mos e përjetonin kurrë këtë moment. Më 27 mars, pak më shumë se një muaj pas fillimit të sulmit të Rusisë kundër Ukrainës,…
Agim Meta, babai i vetëvrarit në komisariatin e Kavajës, Ivli Meta tha se djalin e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. “Polici qensh, Djalin e morën paradite e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk më kanë thënë asgjë, unë do ta gjej”, tha ai.
Brisida Shehaj, ish-drejtoresha e Tatimeve, aktualisht nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim është “shënjestra” më e fundit e kryeministrit Edi Rama në listën e padive të tij për “shpifje”. Padia e firmosur nga kreu i qeverisë kundër asaj që kur drejtonte Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve e nderoi me çmimin “Bleta e artë”, është depozituar në Gjykatën Civile të kryeqytetit pak ditë më parë. Burime pranë Gjykatës bënë me dije së në padi kryeministri Rama pretendon të jetë dëmtuar nga deklarime të bërë nga Shehaj në 10 mars 2022 në një video-postim në profilin e saj në Instagram pas lajmërimit…
Një i ri shqiptar është rrëmbyer, rrahur dhe më pas grabitur pasi nuk kishte paguar paratë e drogës. Pas ngjarjes, policia italiane ka vendosur në pranga dy nga katër autorët që morën peng shqiptarin.Të arrestuarit janë dy shqiptarë të moshës 27 dhe 30 vjeç. Ndërsa dy të tjerët, të cilët janë vëllezër mes tyre janë të moshës 30 dhe 33 vjeç dhe mendohet se janë arratisur nga Italia. I riu u sulmua në dhjetor të vitit të kaluar teksa ecte në qendër të Loanos në Itali. Hetimet zbuluan se i riu shqiptar kishte blerë marijuanë te katër personat në vitin…
Aktori Donald Veshaj ka risjellë edhe një herë në vëmendje “sherrin” që pati me Fifin ditët e fundit, ku dyshja kërcënuan publikisht njëri-tjetrin me gjyq. Megjithatë, nëse ka pasur ndonjë sherr duket se është sqaruar, pasi ata më pas ata postuan video nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke treguar se janë ende miq. Donald Veshaj ka risjellë këtë situatë përmes një videoje me gjyshërit e tij, ku i pyet në lidhje me këngëtaren. “Do të zihem me Fifin”- thotë Donaldi gjatë videos, ndërsa gjyshi i tij shprehet se këngëtarja është shkëputur nga Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri për të dhe e…