Author: tirana

Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, në një intervistë ka folur në lidhje me gratë politikane shqiptare dhe marrëdhëniet që ka me to. Kokalari ka treguar se Jozefina Topalli nuk i flet dhe se as në Kuvendin e PD nuk e ka përshëndetur, ndërsa për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin tha se e pëlqen se është shumë agresive dhe e “ftohtë”, e teksa për Grida Dumën tha se është e bukur, por që i mungon thelbi. “Topalli…Mua nuk më përshëndet, dhe më kanë thënë…njëherë që e kam përshëndetur unë, dhe në kongres kaloi me nxitim. Po e them publikisht se…

Read More

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në “Mbrostar Ura” në Fier. Mësohet se një makinë tip Fiat dhe një “Benz” janë përplasur me një kamion. Nga përplasja kanë mbetuar të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në Spital. Për shkak të përplasjes për pak minuta është krijuar edhe trafik në këtë aks rrugor.

Read More

Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka refuzuar ankesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanocit. Kamberi tha se pavarësisht përpjekjeve për ta ndalur zërin e shqiptarëve në Kuvend, zëri i 13.000 votave të shqiptarëve të Luginës, sipas tij nuk do të ndalet. Më tutje, Kamberi deklaroi se presioni i Beogradit ndaj organeve zgjedhore kundër shqiptarëve është vazhdimësi e praktikave të viteve ’90.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS. I pyetur nga gazetarët nëse do t’i ndalojë turistët rusë pas kërkesës së bërë një ditë më parë nga presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, gjatë fjalës së tij të mbajtur para deputetëve shqiptarë, Rama tha se do të jetë në të njëjtën linjë me BE, dhe aktualisht Bashkimi Europian nuk ka marrë një masë të tillë. Ai tha se nëse BE do të vendosë ndalimin e shtetasve rusë, atëherë dhe Shqipëria do të jetë në të njëjtën linjë. Pyetje: A do t‘i ndaloni turistët rusë pas kërkesës…

Read More

Kryesia e PS ka zgjatur disa minuta, kjo për shkak se kryeministri Edi Rama do të fluturojë për në Varshave ku do të marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën. Në përfundim të mbledhjes, kryeministri tha se kanë diskutuar për zgjedhjet në parti, ndërsa u shpreh se në Asamblenë e PS do të miratohen disa dokumente. “Duke qenë se duhet të nisem për në Varshave sepse është konferenca e donatorëve për Ukrainën do të doja të ishim shkurt. Sot kemi diskutuar për procesin e hyrjes së zgjedhjeve në parti për kryetarët e të gjitha njësive dhe në Asamblenë Kombëtare…

Read More

Aktorja e humorit, Arjola Demiri është përballur shpesh me kritika nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale në fotot që poston. Kësaj here një ndjekëse nuk ka komentuar pozat apo veshjen e Arjola Demirit, por ka vendosur të risjellë një moment viral të aktores ndërsa ishte ende pjesë e “Big Brother Vip.” Bëhet fjalë për disa foto të ish-banores së BBV, e cila qëndron e shtrirë në krevat me këmbët e palara. Në një nga fotot në profilin e saj në Instagram një ndjekëse i komenton: “A e ke larë zhulin e këmbëve?” Nga ana tjetër ish-banorja nuk ka ngurruar…

Read More

Në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga 642 testime 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, ndërsa janë shëruar 85 persona. “Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 642 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 20 qytetarë, në këto bashki:15 në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 1 qytetar në Fier, Divjakë.Janë 291 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë…

Read More

Një deputete franceze është tërhequr nga zgjedhjet e pritura parlamentare pasi u zbulua se ka shpenzuar mijëra euro të fondeve për rroba të brendshme. Coralie Dubost raportohet se i kishte kërkuar ndihmësave të saj të kontrollonin punonjësit shtëpiakë dhe të merrnin veshjet e saj nga pastrimi kimik. 39-vjecarja do të kandidonte për parlamentin me partinë e presidentit Emmanuel Macron derisa një raport i brendshëm i agjencisë së mbikqyrjes së parlamentarëve u publikua papritur në media. Mediat vendase thonë se ajo kishte shpenzuar më shumë se 2000 euro në veshje, nga para të ruajtura për shërbime parlamentare. Zonjusha Dubost ka shpenzuar…

Read More

Janë publikuar sot emrat e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë çështjen e Gazment Mahmutajt, vëllait të deputetit Kasëm Mahmutajt, të cilit një ditë më parë GJKKO i sekuestroi pasuritë. Sipas njoftimit, trupi gjykues i përbërë nga kryesuese gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë gjyqtarët Daniela Shirka dhe Dhimitër Lara do të shqyrtojnë çështjen. “Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja nr. 82 regjistri themeltar, datë 27.04.2022 regjistrimi, me objekt “konfiskimin e pasurive” ndaj subjektit G.M. do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga, kryesuese gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë gjyqtarët Daniela Shirka dhe Dhimitër Lara, në seancën gjyqësore të planifikuar…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko thotë se ekonomia shqiptare do të vuajë gjatë pasojat e luftës në Ukraine. Çmimet, veçanërisht të ushqimeve dhe karburanteve do të mbajnë normën e inflacionit të lartë, që pritet të kthehet në objektivin prej 3% të bankës qendrore vetëm në pjesën e parë të vitit 2024. “Inflacioni do kthehet në objektiv prej 3% në gjashtëmujorin e parë të 2024. Përgjatë vitit 2022 inflacioni do të jetë në kushtet aktuale. Bsh do të monitorjë me kujdes rritjen e inflacionit dhe mbetet i gatshëm per të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme. Pavarësisht pasigurisë…

Read More

Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë në rrugën që lidh Rrilën me fshatin Myltë. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur një 17 vjeçar, ndërsa autovetura që e përplasi atë ka përfunduar jashtë rruge në një kanal. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident. Nuk bëhen ende të ditura shkaqet e këtij aksidenti që është shënuar vetëm pak minuta më parë.

Read More

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari thotë se kthimi i saj në Shqipëri u keqkuptua, pasi njerëzit menduan se ajo ishte zgjedhur si kryetarja e ardhshme e Partisë Demokratike. Duke folur për sulmet ndaj saj, Kokalari tha se në Shqipëri “njerëzit gënjejnë gjatë gjithë kohës”. “Ardhja ime u keqkuptua se menduan që unë isha për drejtimin e PD. E kisha thënë disa herë, por nuk më besonin se këtu gënjejnë gjithë kohës njerëzit. E kisha thënë që nuk do të isha pretendente për kreun e PD. Sot po mendoja faktikisht, po të shohësh rrugën që kemi bërë deri tani, ka kaq shumë…

Read More