Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

GJKKO i sekuestroi pasuritë, publikohen emrat e gjyqtarëve për çështjen e vëllait të deputetit të PD

16:52 / May 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kasem mahmutaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë publikuar sot emrat e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë çështjen e Gazment Mahmutajt, vëllait të deputetit Kasëm Mahmutajt, të cilit një ditë më parë GJKKO i sekuestroi pasuritë.

Sipas njoftimit, trupi gjykues i përbërë nga kryesuese gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë gjyqtarët Daniela Shirka dhe Dhimitër Lara do të shqyrtojnë çështjen.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja nr. 82 regjistri themeltar, datë 27.04.2022 regjistrimi, me objekt “konfiskimin e pasurive” ndaj subjektit G.M. do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga, kryesuese gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë gjyqtarët Daniela Shirka dhe Dhimitër Lara, në seancën gjyqësore të planifikuar më 18 Maj 2022, ora 12:00”, sipas njoftimit.

Gjykata e Posaçme (GJKKO) njoftoi dje se ka konfiskuar pasuritë e deputetit demokrat Kasëm Mahmutaj.

Ky vendim ka ardhur për shkak se pasuritë e tij dhe të pjesëtarëve të familjes së tij janë të pajustifikuara, fakt që sipas Gjykatës ka dalë pas një hetimi pasuror të kryer nga SPAK mbi pasuritë e vëllait të tij, Gazmend Mahmutaj.

Ky i fundit u gjet fajtor dhe u dënua gjatë vitit 1993 për akuzën shfrytëzimit të prostitucionit në Itali. Në vendimin e shpallur nga gjyqtarja Etleva Deda, numërohen 22 pasuri të konfiskuara ndaj tre vëllezërve Mahmutaj, mes të cilave ndodhen edhe pronat e deputetit. Burimet saktësuan se nga deputeti Kasëm Mahmutaj me urdhër të gjykatës kaluan në favor të shtetit dy apartamente, dy sipërfaqe trualli dhe një automjet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.