Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri ka pritur në selinë e Partisë Socialiste ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco. Përmes postimit në rrjete sociale, Gjiknuri bën me dije se gjatë takimit me kreun e prezencës së OSBE-së në vendin tonë ka diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe zhvillimet politike në vend. “Kënaqësi të prisja në një takim ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco me të cilin diskutova mbi procesin e reformës zgjedhore, nevojën për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe zhvillimet politike në vend”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.
Author: tirana
Në emisionin “Pikat mbi i”, ish- nënkryetari i PD-së Astrit Patozi foli për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Gjatë bisedës në studio, Patozi tha se fillimisht që situata brenda PD duhet të ketë një projekt të qartë, pasi sipas tij Kuvendi i Berishës nuk kishte asnjë kauzë,. “Do ta godasësh kryetarokracinë, fillo me ndryshimet e 2008”, u shpreh Patozi. Gjithashtu ai theksoi se për aq kohë sa ish-kryeministri Sali Berisha nuk arrin të bashkojë dot ‘shtëpinë’ e tij, atëherë si mund të marrë njerëz që t’i bashkohen kauzës. “Berisha u tregua hipokrit kur tregonte për vlerat e mëdha të…
Rrezatimi i celularit është një problem i zakonshëm për të cilin flasin shumë njerëz, por nuk është e vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësohemi. “Drita blu” e prodhuar nga telefonat inteligjentë lidhet me disa probleme serioze shëndetësore. “Drita blu është pjesë e spektrit të plotë të dritës, që do të thotë se ne jemi të ekspozuar ndaj saj nga dielli çdo ditë. Megjithatë, ekspozimi gjatë natës ndaj kësaj drite, e cila emetohet në nivele të larta nga telefonat inteligjentë, tabletët, laptopët dhe ekranet e tjera LED, mund të dëmtojë shikimin tuaj. Gjithashtu eliminon prodhimin e hormonit melatonin, i…
Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka folur ditën e sotme për zhvillimet në selinë blu. Topalli ka deklaruar se nuk ka asnjë ambicie për të qenë kryetare e PD-së. Ajo u shpreh se një gjë të tillë nuk e ka menduar kurrë gjatë jetës dhe karrierës së saj politike. “Jo nuk e kam menduar asnjëherë në jetën time për t’u bërë kryetare e partisë. Unë kam menduar gjithmonë që të them të vërtetat të një realiteti që kjo forcë politike ka kaluar gjatë këtyre tre dekadave. Ka një histori dhe një trashëgimi shumë të veçantë për të cilën nuk…
Dyshimet për një praktikë korruptive në rastin e Portit të Durrësit, apo rastet e bëra publike për aktorin Gazmend Paja apo bashkëshortin e ministres Olta Xhacka, kanë nxitur Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike që të ndërmarrë iniciativë për verifikimin e procedurave të investimeve strategjike. Bëhet me dije se 7 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu dhe Ferdinand Xhaferraj, i kanë kërkuar Kuvendit ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për verifikimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik. Sipas deputetëve të PD, megjithëse qëllimi i ligjit…
Përjashtimi për pesë vite i tre klubeve të kategorisë së dytë konsiderohet si një hap i parë i ndëshkimit të këtij fenomeni me përditësimin e kodit të etikës së futbollit. Në pamje të parë një vendim me dorë të hekurt, por për oficerin e integritetit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është dënimi minimal ndaj këtij fenomeni. Me çfarë fiksimi rezultatesh kemi pasur të bëjnë në ndeshjet Bulqiza-Veleciku dhe Oriku-Gramshi dhe FC Internacional-Luzi? “Për të pasur një fiksim rezultati mjafton që njëra nga skuadrat të jetë nën performancën e saj të zakonshme. Me rregullore çdo ekip duhet të bëjë maksimumin e…
Një burrë në Britani ka shprehur gjithë lehtësimin e tij pas një operacioni që i vendosi organin gjenital në vendin e duhur sepse për 6 vite me radhë e kishte patur në krahun e tij. Malcolm MacDonald përjetoi një incident të tmerrshëm në vitin 2010 sepse penisi i tij ra në tualet për shkak të një infeksioni në gjak. Më në fund, 47-vjeçari iu nënshtrua një operacioni që zgjati 9 orë që i dha fund makthit të tij. Në vitin 2015, mjekët ‘ndërtuan’ një organ gjenital që do t’i vendosej në pjesën e legenit, por mungesa e oksigjenit në gjakun…
Nuk ka fund tmerri i luftës në Ukrainë me pamjet që publikohen vazhdimisht në rrjet. Sipas videos së publikuar nga AP, që po qarkullon në internet, janë gjetur trupa, të cilët sipas agjencisë së lajmeve i përkasin ushtarëve rusë, të shtrirë në tokë me trupat e tyre të pajetë që formojnë shkronjën “Z”. Dyshohet se ky gjest i rëndë është bërë nga rusët e mbijetuar në shenjë që të krijojnë tmerr tek ukrainasit. Imazhet vijnë nga një fshat afër Kharkiv, dhe sipas agjencisë së lajmeve, trupat e burrave që besohet të jenë ushtarë rusë, të pozicionuar për të formuar shkronjën…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në cilësinë e një prej përfaqësueseve të mazhorancës në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, ka kërkuar nga opozita që të dalin me emra konkretë dhe jo të bëjnë diskutime për procedura. Gjatë Konferencës së Kryetarëve të zhvilluar këtë të mërkurë, Spiropali u shpreh se si procesi për zgjedhjen e Presidentit, ashtu edhe Kreu i ri i Shtetit, duhet të jenë të panjollë. Ministrja Spiropali i është përgjigjur deputetes Grida Duma e cila solli në vëmendje procesin e konsultimeve të Partisë Socialiste për emrin e Presidentit të ri. Ministrja Spiropali…
Pasi u përfol jo pak se presidenti rus, Vladimir Putin po planifikon t’i shpallë luftë Ukrainës dhe të mobilizohet kombëtarisht në ditën e përkujtimit të fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, ka reaguar Kremlini duke hedhur poshtë këto zëra. Festa më e madhe publike në Rusi, Dita e Fitores, mbahet çdo vit më 9 maj. Më shumë se 20 milionë persona humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i ka quajtur spekulimet “të pakuptimta” dhe tha se nuk ekziston asnjë shanc për këtë, sipas “BBC”. Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë…
Sali Berisha po nxiton njësoj si Lulzim Basha një vit më parë për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Kështu ka deklaruar deputeti i PD, Dashnor Sula, ndërsa shtoi se i gjithë ky “nxitim” është një strategji e “Rithemelimit” për të uzurpuar Partinë Demokratike. Është tamam e njëjta situatë e 13 qershorit të 2021, nxitim dhe vetëm nxitim, për t’i kryer gjërat me vrap. E njëjta gjë po ndodh sërish. Një politikan që i do të mirën PD, nuk mund të nxitojë. Çfarë nxitimi ka? Pse nuk e lamë procesin të zgjatej? Duhet të uleshin gjakrat, pastaj të bënin…
Me anë të një letre të dërguar, Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky i kërkon ndihmë Bullgarisë lidhur me riparimin e pajisjeve ushtarake, të cilat kanë mbetur të dëmtuara në luftën e vazhdueshme të Rusisë. Ambasadori i Ukrainës në Sofje, Vitaly Moskalenko ka paraqitur një letër nga Zelensky drejtuar Parlamentit të Bullgarisë. Në letrën në fjalë, kreu i shtetit ukrainas thotë se autoritetet në Kiev shpresojnë se Bullgaria do ta ndihmojë vendin dhe do të vazhdojë të ndihmojë ukrainasit që ikin nga lufta, shkruan “CNN”. Mes të tjerash, Zelenskyy nënvizon se shpreson që bashkëpunimi energjik mes dy vendeve dhe eksporti i…