Author: tirana

Ka filluar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila shënon zyrtarisht nisjen e procesit mbi zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës. Ndërsa prezente do të jenë edhe kamerat, pas kërkesës së bërë nga demokrati Enkelejd Alibeaj. “Faleminderit që kjo mbledhje ndryshe nga tradita të transmetohet live. Unë besoj se di ka të gjitha parametrat që një mbledhje e tillë t’i përcillet publikut drejtpërdrejt”, tha Alibeaj. Kujtojmë se Partia Socialiste ka zgjedhur datën 10 maj për raundin e parë. Ndërkohë, palët e përfshira kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt maxhoranca mund ta…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Sarandë, në Qafë-Gjashtë. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, duke mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, Fatri Laka, 30-vjeç. I plagosuri është nisur me ambulancë drejt spitalit, ndërsa forca të shumta policie janë mbledhur në vendngjarje për të zbuluar shkakun e aksidentit.

Read More

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu sapo ka bërë një paralajmërim të ashpër ndaj NATO-s, duke kundërshtuar dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë. “Ne do ta shohim çdo mjet transporti të NATO-s që arrin në territorin e vendit që mban armë ose pajisje për ushtrinë ukrainase si një objektiv legjitim për shkatërrim,” thotë ai, cituar nga media shtetërore ruse. Ai akuzon NATO-n dhe aleatët e saj se po vazhdojnë të “pompojnë Ukrainën plot me armë”. SHBA dhe shtete të tjera perëndimore kanë armatosur Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus. Në një nga përmirësimet më të fundit, Mbretëria e…

Read More

Një 46 vjeçare është proceduar penalisht nga Policia e Fierit pasi kishte hapur një kopsht privat, por nuk ishte pajisur me licensën përkatëse, duke fshehur të ardhurat dhe duke iu shmangur detyrimeve tatimore. Policia thotë se ky është rasti i tretë i kësaj veprimtarie të paligjshme që goditen në kë qytetet. Njoftimi i plotë i policisë: Fier Finalizohet operacioni policor “Informaliteti 3”, për goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit në kopshte, pa licencën përkatëse. Goditet brenda një jave, rasti i tretë i kësaj veprimtarie të paligjshme. Procedohet penalisht pronarja e kopshtit privat, që ushtronte aktivitetin pa licencë, në Fier.…

Read More

Ndonëse vendet e botës dhe të rajonit kanë filluar të japin rekomandime për marrjen e dozës së katërt të vaksinës kundër Covid-19, Kosova nuk e ka ende në plan ta bëjë një gjë të tillë. Kjo pasi sipas MSh-së, s’ka pasur interesim të mjaftueshëm as për marrjen e dozës së tretë të vaksinës. Kosova ende nuk e ka në plan që të rekomandojë marrjen e dozës së katërt të vaksinës kundër Covid-19. Kjo pasi sipas Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht është sfidë marrja e dozës së tretë të vaksinës, pasi qytetarët kanë treguar interesim të ulët për të u imunizuar me…

Read More

Zëra të shumtë thonë se ekipi i Chelsea-t rrezikon të përjashtohet nga Premier League përpara sezonit të ardhshëm nëse nuk blihet nga një investitor tjetër. Një lajm i tillë vjen në një kohë kur ish-presidenti i klubit, Roman Abramovich kërkoi që 1.6 miliardë paund që i huazoi Chelsea-t përmes një mjeti investimi të shlyheshin plotësisht. Sipas “The Sun”, megjithëse bashkëpronari i LA Dodgers, Todd Boehly është ofertuesi i preferuar, ekziston rreziku që bisedimet të mbyllen dhe çdo marrëveshje të bllokohet. Në të kaluarën, Abramovich i huazoi klubit 1.6 miliardë paund përmes “Camberley International Investment” me bazë në Jersey. Edhe pse…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me raportin e Gazetarëve pa kufij, ku flitet për lirinë e medias në Shqipëri. Vokshi u shpreh se janë të pakta ato media në Shqipëri që kanë liri të plotë, ndërsa sulmoi kryeministrin Edi Rama si dhunues. “Të gjithë vendet e rajonit kanë bërë para me një mjedis më të mirë për mediat. Ky është një tregues themelor i keqqeverisjes së Ramës. Reporterët pa kufij evidentojnë edhe një herë faktin se si Rama ushtron kontroll mbi mediat për t’u mbyllur gojën për aferat e ndryshme të qeverisë. Pavarësisht përpjekjeve të…

Read More

Lufta në Ukrainë do të frenojë rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë në Shqipëri, për shkak se çmimet e larta do të ulin konsumin dhe do të rrisin kostot për bizneset, vlerësoi Banka Botërore në raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, “Manovrim mes krizash” që u publikua të mërkurën. Banka parashikon se sipas skenarit bazë, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në 3.2 për qind në vitin 2022. Kjo mbështetet në supozimin se faza më kritike e krizës do të arrijë të zbutet në tremujorin e dytë të 2022, edhe nëse efektet e sanksioneve vazhdojnë gjatë gjithë vitit 2022, madje…

Read More

Ndonëse tendenca është në rënie, prindërit shqiptarë nuk ngurrojnë që t’i nisin fëmijët e tyre të pashoqëruar në një nga vendet e Bashkimit Europian, për të kërkuar azil. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2021 u shënuan 70 aplikime për azil nga fëmijët e pashoqëruar shqiptarë. Ky numër është pothuajse i njëjtë me vitin 2020 (75) dhe mëse dy herë më i ulët se në 2019-n, kur u regjistruan 160 aplikime. Megjithatë, në raport me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria vijon të mbajë rekord. Në 2021, Maqedonia e Veriut kishte 5 aplikime, Mali i Zi,…

Read More

Ditët e fundit, Bjellorusia ka nisur stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë dhe kjo lëvizje shihet si një kërcënim potencial për t’u përfshirë në luftën në Ukrainë, duke patur parasysh se ajo është një aleat i ngushtë i Rusisë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Bjellorusisë, stërvitjet përfshinin testimin e mjeteve të ushtrisë së saj për gatishmërinë luftarake, por shtoi se stërvitja nuk përbën kërcënim për fqinjët. Por nga ana e saj, Ukraina nuk e përjashtuar mundësinë e përfshirjes së forcave bjelloruse në luftë. “Ne nuk përjashtojmë që Federata Ruse mund të përdorë territorin e Bjellorusisë, Forcat e Armatosura të Republikës…

Read More

Sekrtori për Krimin Ekonomik në Policinë e Fierit i ka kapur dhe sekuestruar një të riu në Fier një shumë prej 87.950 euro, ndërsa vetë ai është proceduar penalisht. Mësohet se bëet fjalë për shtetasin me inicialet G. R., 30 vjeç. 30-vjeçarit i’u gjet kjo shumë parash gjatë kontrollit në mejtin e tij tip “Benz” dhe nga sa bën me dije policia, ai nuk kishte dokumentacion që verteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme. Njoftimi i plotëi policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmë”, për goditjen e…

Read More

Ekuilibër i plotë në të dyja Konferencat pas ndeshjeve të dyta gjysmëfinale të play off në NBA. Skuadra e Boston Celtics fitoi 109-86 ndaj Milwaukee, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, që gjatë gjithë kohës ishte superiore në parket. Brown me 30 pikë e Tatum me 29 pikë ishin lider në fushë për ekipin e Boston, ndërsa për kampionët e Bucks bëri mirë i përhershmi Antetokounmpo me 28 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Tashmë seria e takimeve do të spostohet në fushën e Milwaukee. Në Perëndim, Memphis fitoi 106-101 ndaj…

Read More