Mbrëmjen e sotme do të luhet sfida tjetër gjysmëfinale e Champions League mes Real Madrid dhe Manchester Cityt, për të përcaktuar përfundimisht kush do të shkojë në finalen e madhe të Parisit kundër Liverpool. Ndeshja mes “Los Blancos” dhe “qytetarëve” do të luhet në mitikun “Santiago Bernabeu” dhe ekipet do të bëjnë gjithçka për të dalë të kualifikuara nga ky takim. Përballja e parë e luajtur në “Etihat Stadium” përfundoi me rezultatin 4-3 për Manchester City, por asgjë nuk është mbyllur pasi Reali do të tentojë përmbysjen historike. Real Madrid do të ketë sot në dispozicion mesfushorin “shkatërrues”, Casemiro. Një…
Author: tirana
Njësoj si shumë vende të rajonit dhe Evropës, edhe Maqedonia e Veriut ka hequr të gjitha masat kufizuese ndaj Covid-19. Në mbledhjen e djeshme, qeveria maqedonase ka vendosur heqjen e mbajtjes së maskës së detyrueshme në institucionet shëndetësore, farmacitë dhe qendrat e kujdesit për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara. “Me konkluzion nga seanca, Qeveria rikonfirmon rekomandimet për respektimin dhe praktikimin e masave themelore parandaluese për mbrojtje si mos grupimi dhe ruajtja e distancës fizike, mbajtja e maskave mbrojtëse në vende publike, veçanërisht në ambiente të mbyllura kur nuk ka mundësi për distancë fizike. si dhe higjiena e…
Mblidhet sot Kryesia e Partisë Socialiste. Mësohet se mbledhja e socialistëve është parashikuar që të nisë në orën 16:00. Fokusi i Kryesisë së PS do të jetë te Asambleja Kombëtare që do të mbahet ditën e shtunë. Asambleja do të nisë në orën 10:00, ku pritet të ketë vendimmarrje për Kongresin e PS-së, që do të ketë lidhje me ndryshimet statuore.
Një 27-vjeçar i quajtur Klajdi Lula u arestua nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas uniformave blu, pas informacionit të marrë, policia organizoi një operacion për kapjen e të riut në zonën e bulevardit “Bajram Curri” duke u gjetur në trup dhe makinë një numër të madh dozash kokaine si edhe një shumë të konsiderueshme parash. Policia njofton: “Në bulevardin “Bajram Curri”, Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. L., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i janë gjetur…
Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e një italiani të arrestuar për trafik armësh, vrasje dhe trafik droge në bashkëpunim me trafikantë shqiptarë, i cili ka shprehur pendesë dhe ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë. Sipas mediave fqinje, i penduari i drejtësisë italiane ka rrëfyer ndër të tjera se trafikantët shqiptarë me të cilët ka bashkëpunuar, kishin mbështetje nga një “ministër shqiptar i korruptuar”. Antonio Guastalegname, 53-vjeç, sipërmarrës nga Vibo Marina, ka treguar për hetuesit italianë se ishte Valerio Navarra lidhja mes trafikantëve shqiptarë dhe mafiozëve italianë (i cilësuar nga hetuesit njeri i afërt me bosin e Ndragetas në Zungri, Antonio…
Një 57vjeçar në Itali ka kryer një krim makabër, duke vrarë në gjumë familjarët e tij. Sipas mediave vendase, 57-vjeçari i quajtur Alessandro Maja, goditi me çekiç në gjumë gruan e tij Stefania Piveta 56 vjeç si dhe vajzën e tij Xhulia, 16 vjeç duke i’u shkaktuar vdekjen, ndërsa djali i tij 23 vjeç, Nikolo ndodhet në spital. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës në Samarate, në provincën e Vareses në Lombardi, ku pas kryerjes së krimit, autori ka tentuar të vetëflijohet duke i vënë flakën vetes. Policia është njoftuar nga fqinjët për ngjarjen, pasi këta të fundit dëgjuan ulërimat në familjen…
Vijon protesta e banorëve të Rinasit, ku forcat e policisë kanë krijuar dy kordonë për të mos lejuar protestuesit që të bllokojnë qarkullimin e automjeteve drejt hyrjes së aeroportit ndërkombëtar dhe të krijohet kolaps. Për ditën e sotme, banorët kanë marrë leje për këtë protestë deri në orën 12:00. Megjithatë, ata shprehen të vendosur se do të dalin çdo ditë deri sa ky problem të marrë zgjidhje. Aktualisht, banorët po lëvizin në drejtim të shkollës së Rinasit, duke dashur të tregojnë publikisht para mediave situatën me të cilën ata po përballen në këto tre ditë pasi rruga u kthye me…
Aroni, djali 5-vjeçar i Arjan Salës, heroit që humbi jetën thuajse një vit më parë nga flakët për të shpëtuar kolegët e tij është marrë nën përkujdesjen e shtetit. Vogëlushi është në mesin e 11 të tjerëve, prindërit e të cilëve ranë në krye të detyrës, morën statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Në ceremoninë e zhvilluar sot në Kryeministri, kreu i qeverisë Edi Rama vlerësoi edhe njëherë aktin dhe shembullin dinjitoz që Arjan Sala ka dhënë, ndërsa humbi jetën e tij. Rama theksoi se ky është një amanet i përmbushur, ndërsa Aroni do të ketë përkujdesjen e shtetit për…
E gjithë ajo magjepsje e artë solli ar të vërtetë, shkruan faqja apnews.com për mbrëmjen e njohur të artit Met Gala. ”Met Gala e këtij viti fitoi një rekord prej 17,4 milionë dollarësh”, theksuan zyrtarët e muzeut. Galaja vjetore është një mbledhje fondesh për vetëfinancimin e Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit. Paratë jepen për drejtimin e institutit dhe organizimin e ekspozitave vjetore të suksesshme si ajo aktuale ”In America: An Anthology of Fashion”, që u prezantua të hënën dhe që do të hapet për publikun më 7 maj. Kjo ekspozitë është pjesë e një shfaqjeje të madhe…
Sikundër e kishin paralajmëruar edhe ditën e djeshme, banorët e Rinasit kanë dalë sërish në protestë. Ata kanë bllokuar rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit, duke e përshkallëzuar kështu protestën dhe duke krijuar më tepër problematikë në qarkullim. Ata kërkojnë që ARRSH të ndryshojë vendimin për kthimin e kësaj rruge me një sens lëvizje pasi ka penalizuar jetën e përditshme dhe nevojat e tyre bazike për të aksesuar shkollat, qendrat shëndetësore apo tokat bujqësore. “Nuk kërkojmë luks, kërkojmë të lëvizim brenda për brenda fshatit. Me dalë nga shpia me çu kalamajtë në shkollë, nuk shkoj dot. Çdo ditë do dalim në…
Një ngjarje krejt e pazakontë ka ndodhur në Peru, ku funerali i një gruaje u ndërpre pasi ajo filloi të trokiste në kapakun e arkivolit duke treguar ishte ende gjallë. Kur të afërmit që mbanin arkivolin e 36-vjeçares Rosa Isabel Cespede Callaca e hapën atë, ata gjetën gruan me sy hapur duke i parë duke i shokuar të gjithë. Gruaja dhe arkivoli u dërguan me urgjencë në spitalin aty pranë në pjesën e pasme të një makine. Mjekët konfirmuan se ajo ishte gjallë – edhe pse me tregues problematikë. Gjendja e saj u përmirësua në ditët në vijim duke dhënë…
Nga Giacomo Tognini “Forbes” Kur sanksionet perëndimore filluan të godasin oligarkët rusë pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin, shumë nga ata i zhvendosën jahtet e tyre jashtë Bashkimit Evropian dhe territoreve britanike për t’i shpëtuar rrezikut të sekuestrimit. Disa shkuan në Dubai, të tjerët në Maldive. Tani, destinacioni më popullor për jahtet e oligarkëve rusë është Turqia. Të paktën 8 jahte – duke përfshirë jahtet “Eclipse” me vlerë 438 milionë dollarë dhe “Solaris” me vlerë 474 milionë dollarë të Roman Abramovich – janë aktualisht të ankoruara në portet turke ose janë nisur së fundmi për atje. Sipas ekspertëve të…