Një zyrtar ukrainas ka bërë me dije se 21 civilë kanë mbetur të vrarë në rajonin lindor të Donetskut, ndërsa 27 u plagosën. Guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko, njofton gjithashtu se 10 persona janë vrarë në një fabrikë në qytetin Avdiivka. Ky ishte numri më i lartë i viktimave në një ditë, që nga sulmi në një stacion hekurudhor në qytetin e Kramatorsk, ku humbën jetën 50 persona muajin e kaluar, sipas Kyrylenkos.
Author: tirana
Sot luhen 3 ndeshje të tjera të vlefshme për javën e 32-të të kampionatit shqiptar pasi kjo e fundit hapi siparin dje me supersfidën Kukësi-Partizani, nga e cila dolën fitues të kuqtë. Tirana kryesuese mund të sigurojë sot matematikisht titullin kampion dhe të festojë me tifozët e saj nëse do të arrijë të mundë Teutën. Kjo përballje luhet në orën 16:45, sikurse edhe dy të tjerat. Sfida tjetër është ajo mes Egnatias e cila ndodhet në zonën “play out” dhe Laçit të vendit të dytë. Skuadra e Ramadanit do të kërkojë 3 pikët për të synuar të sigurojë mbijetesën direkt,…
Këtë të mërkurë, Shqipëria nis zyrtarisht procesi për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Pak pas mesdite, në orën 12:30 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve ku pritet që ndër të tjera të përcaktohet edhe data e raundit të parë të votimit për zgjedhjen e presidentit. Socialistët nga ana e tyre ka propozuar datën 10 maj për raundin e parë, ndërsa nga kampi demokrat nuk kanë deklaruar ende propozimin e tyre. Palët kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në dy raundet…
DashiNë dashuri është koha për t’u përkushtuar dhe për të qenë të fortë, mos vazhdoni më me justifikime. Në punë, njohjet që keni do të ndihmojnë për të arritur një sukses. DemiNjë sy tek Akrepi dhe Ujori. Ndoshta nuk është koha për të kërkuar kaq shumë dashuri, qetësohuni. Në punë gjërat mund të jenë më mirë, por mos vallë ju po ankoheni ca si shumë? BinjakëtNuk ka keqkuptime të mëdha në dashuri, por si gjithmonë, kini kujdes. Në punë, këmbëngulja dhe shkathtësia do të bëjnë që të shpëtoni nga një varg situatash të pakëndshme. GaforrjaDashuria mund të përmirësohet, por shumë…
Në orët e para të ditës, vendi ynë parashikohet të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Por, sipas MeteoAlb gjatë mesditës dhe pasdites pritet të ketë zhvillim të vranësirave në pothuajse gjithë vendin duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Ndërsa mbrëmja dhe nata do të sjellin dominim të motit të qëndrueshëm. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndiomore duke krijuar…
Një nënë e divorcuar dhe me një vajzë certifikohet për police burgu dhe jep dorëheqjen nga puna që bënte si police bashkiake në qytetin e Lushnjes. Shefi i Krimeve në Komisariatin e Divjakës sipas procedurës ka dërguar informacion negativ tek burgjet për kandidaten. Në fakt, dënimi i vëllait të kandidates për trafik klandestinësh e ka penalizuar njëherë atë kur kërkoi të bëhej police shteti. Ndaj në këtë rast, gruaja para se të regjistrohej në konkursin ku dhe u certifikua u konsultua dhe iu tha se nuk i prishte punë rasti i të vëllait. Denoncuesja: Problemi im qëndron tek pjesa që më…
Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe duke iu referuar rastit të denoncuar ku shefi i Krimeve në Komisariatin e Divjakës ka abuzuar me detyrën, shkruan se teksa ai pret që drejtuesi i policisë të kapë hajdutët e telave të energjisë, ai merret me kërkesa për favore seksuale.erion brace dhe shefiiii Braçe i cili ka publikuar edhe shkrimin e gazetës Panoramës, shkruan se kjo është e turpshme dhe e neveritshme. Shefi Krimeve, Lorenc Braho gjatë kërkesës së njërës prej konkurrenteve që donte të bëhej gardiane burgu, ai ka kërkuar favore për t’i gjetur të dashur. Megjithatë, Braho u pezullua nga detyra me urdhër të…
Ish-presidenti Bamir Topi ka kujtuar natën e 20 korrikut të vitit 2007, kur ai u zgjodh në krye të Shtetit. Topi zbuloi bisedën konfidenciale me Sali Berishën në janar të 2007, i cili i kishte thënë se nuk kishte asnjë kandidaturë tjetër me të denjë për në krye të shtetit. Pa harruar tensionin e asaj periudhe, ku edhe Fatos Nano aspironte të behej president, Topi thotë se maxhoranca e asaj kohe e donte që të ishte në krye të presidencës, pasi po i rrezikohej mandati qeverisës. “Nata e 20 korrikut. Bëhet fjalë për 15 vite më parë, ngjarjet kulmore krijojnë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se e drejta e gruas për të kryer abort “është e drejtë themelore”. Biden i bëri komentet pas rrjedhjes në publik të një dokumenti të Gjykatës Supreme të SHBA-së, sipas të cilit, shumica konservatore e gjyqtarëve po përgatitet ta përmbysë vendimin e vitit 1973 “Roe v. Wade”, që ka legalizuar abortin në nivel kombëtar. Biden tha se administrata e tij është e gatshme t’i mbrojë të drejtat e abortit. “Do të jemi gati kur të lëshohet ndonjë vendim”, tha ai. “Unë besoj se e drejta e një gruaje për të zgjedhur është themelore”,…
Në seancën parlamentare të 28 prill, kryetari i grupit parlament të PS-së Taulant Balla i kujtoi opozitës patronazhistët. Balla tha se ata janë gati për vitin tjetër për të mundur opozitën sa herë që t’i dalë para. Sekretari organizativ i PS-së Blendi Klosi i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi e ka konfirmuar dhe një herë këtë. Klosi: Patronzhistët janë një element statutor i PS-së. Xhokaxhi: Ju mund ta keni statut po ne si qytetarët ç’kusur jemi? Ne nuk mund të patronazhohemi nga dikush që as e njohim as na njeh. Klosi: Ka pasur shumë diskutime dhe komente…
Banorët e qytetit të Gostomel në Ukrainë, kanë bërë një gjest të bukur për t’iu kundërvë agresionit rus. Në një gardh, i cili ishte i mbushur me vrima të lëna nga plumbat e qëlluara nga trupat ruse, banorët kanë vizituar lule. “Banorët e Gostomel i kthyen në lule vrimat e plumbave në këtë gardh”, shkruan në llogarinë në Twitter media Nexta. Komentet në rrjetet sociale kanë nxjerrë në pah atë që është në gjendje të bëjë populli i Ukrainës, një popull që është konsideruar se në rezistencën ndaj pushtuesit, di të shohë të bukurën e të nxjerrë mesazhe ringritjeje edhe nga…
Të të vjedhin fjalëkalimet e një rrjeti social ose një laptopi është shumë stresuese. Ajo që e bën edhe më të vështirë, është fakti se shpesh hacker-ët do t’i marrin këto kredenciale, duke u siguruar që përdoruesit nuk janë në dijeni të kësaj vjedhjeje të të dhënave. Pra, në heshtje, të dhënat tuaja do të jenë duke u përgjuar dhe vjedhur rregullisht. Megjithatë, nëse dyshoni për diçka të tillë, ka disa shenja që duhet të keni parasysh: Në kompaninë ku punoni ka ndodhur një vjedhje e të dhënave: Gjasat janë që e njëjta gjë të ketë ndodhur me email-et, laptopin…