Author: tirana

Kryeministri italian Mario Draghi tha të martën se BE-ja duhet të dalë më e fortë nga sfidat historike të paraqituara nga lufta në Ukrainë dhe mos ta shohë zgjerimin si rrezik. Ai shprehu mbështetjen e Italisë për hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe për negociatat e përforcuara me Kosovën dhe Bosnjën. “Ky nuk është një kërcënim për projektin evropian, por pjesë e zbatimit të tij. Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne duam po ashtu të nxisim negociatat me Serbinë dhe…

Read More

Moderatorja Feride Kuqi ka rrëfyer një histori të sajën të para disa viteve më parë me dy futbollistët e kombëtares shqiptare Taulant Xhaka dhe Berat Gjimshiti. Ajo ka treguar se teksa futbollistët po ktheheshin në Tiranë për të festuar përballjen me Serbinë në një prej clubeve të Tiranës, ajo së bashku me shoqet ndodhej aty dhe shkoi për të bërë një foto me çunat. Sipas Feride Kuqit, Gjimshit ka vënë bast me Xhakën nëse ky i fundit do e postonte foton me moderatoren në Instagram apo jo. “Shkova bashkë me mikeshat e mia nga Miss Shqipëria për të bërë një…

Read More

Komisioni Evropian ka propozuar ndryshime në rregullat për lejet e punës dhe të qëndrimit për shtetasit e shteteve jo anëtare në BE, për ta bërë BE-në më tërheqëse dhe për të adresuar mungesat e aftësive në të gjithë kontinentin. “Punëdhënësit e BE-së po përballen me mungesa në 28 profesione,” tha Komisioni në dokument. Sektorët ku problemi është më i theksuar janë turizmi, hoteleria, IT, shëndetësia dhe logjistika. Propozimet kryesore kanë të bëjnë me rishikimin e rregullave për qëndrimin afatgjatë. Aktualisht qytetarët jashtë Bashkimit Evropian që kanë jetuar për disa vite në BE mund të aplikojnë për statusin e e qëndrimit…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin Librazhd-Përrenjas në vendin e quajtur kthesa e Qukësit, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën. Nga ky aksident janë plagosur tre persona. Dy prej tyre janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Librazhdit, ndërsa e plagosura e tretë që është një vajzë është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe është në gjendje të rëndë. Shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.

Read More

Ky është blloku i sigurisë, godina më e re e policisë së shtetit e cila do të presë personat e shoqëruar apo të arrestuar para se të dalin në gjykatë për masë sigurie. Godina e ndërtuar pranë paraburgimit 302 në rrugën “Mine Peza” është drejt përfundimit, ndërsa burime pranë policisë thanë se do të shërbejë për dhomat e shoqërimit të të gjitha komisariateve të Tiranës. Diçka e tillë bëhet pasi jo pak herë si në rastin e protestave komisariatet nuk kanë pasur kushte akomodimi për të gjithë të shoqëruarit. Ndërtimi pritet t’i japë zgjidhje dhe kushteve të ambienteve të shoqërimit…

Read More

Kemi dëgjuar të përmenden në mjaft vende të Europës madje edhe përtej oqeanit shpesh si drejtuese te klaneve te trafikut të drogës, por bandat shqiptare po kërkojnë të shtrijnë tentakulat e tyre edhe në Gjermani. Media prestigjoze gjermane ‘ZDF’ ka publikuar një reportazh për bandat kriminale shqiptare, që është pjesë e serisë së dokumentarëve kushtuar bandave kriminale në të gjithë botën. Gazetari David Beriain që ka realizuar këtë dokumentar ka qenë në Shqipëri për të parë nga afër strukturat e kësaj organizatave kriminale. Në dokumentar, gazetari flet edhe me disa persona të maskuar, të cilët nuk japin shumë detaje se çfarë janë.…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Azovstal-it, Enver Tskitishvili, siguroi se pesë strehimoret në territorin e uzinës janë në gjendje t’i rezistojnë një goditjeje të drejtpërdrejtë nga një bombë bërthamore. Lajmi u bë i ditur nga mediat vendase, duke cituar intervistën e drejtorit për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve “BBC”. “Në vitin 2014, kur Mariupol-i u godit nga artileria e rëndë, ne filluam të mendonim se çfarë do të bënim nëse përshkallëzimi vazhdonte në qytet”, deklaroi fillimisht ai. Më pas, drejtori tregon se hapën arkivat e vitit 1977, kur po rikonstruktonim dyqanin e konverterëve. “Pamë që uzina ishte hapur dhe ishin rikonstruktuar strehimoret…

Read More

Fiksimi për kolegen ka bërë që efektivi i policisë britanike Abubakar Masum të sajojë një skenar për kolegen e saj duke thënë se ajo ka qëlluar një trafikant droge me orgjinë shqiptare. 24-vjeçari gënjeu se gruaja Mia Pitman kishte shtënë në drejtim të shqiptar duke bërë që drejtësia britanike të nisë një proces hetimi ndaj saj. Por gjithçka rezultoi një gënjeshtër, e sajuar për shkak të fiksimit të tij ndaj koleges. E gjithë sajesa u zbulua dhe efektivi i policisë u pezullua nga detyra dhe u dënua nga gjykata për shtrembërimi të të vërtetës dhe për akses të paautorizuar në…

Read More

Tirana mund të mbyllë llogaritë e titullit nëse fiton me Teutën të mërkurën në stadiumin “Selman Stërmasi”. Për të arritur këtë trajneri Orges Shehi kërkon që ekipi të luajë me ritmin e mëparshëm. “Distanca e pikëve mund të ulë pak karikimin. Dua të mos shoh fytyra të relaksuara, por fytyra me uri për tu rikthehemi te fitorja, sepse për ne në këtë kampionat është hera e parë që pësojmë dy humbje radhazi”. Skënderbeu që ndodhet i fundit në renditje vetëm matematika e mban ende në Superiore, por gjithsesi trajneri Skënder Gega kërkon që skuadra të japë maksimumin në javët e…

Read More

Për para, pushime dhe çanta të shtrenjta shumë vajza dhe gra pranojnë të bëhen ndaj tyre veprime jo të hijshme nga burra të pasur arabë dhe evropianë. Sot në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin u diskutua mes Antoneta Koçi, Bruno Shemsho e Enida Përlala. Të tre u dakordësuan se janë fenomene që janë të pranishme por nuk diskutohet me zë në shoqëri apo dhe në media. “Nuk do ekzistonte nga ana ime, nuk do i pranoj dot disa gjëra. Ky lloj tipi jam dhe mendoj se imoraliteti dhe të qenurit pa ndërgjegje është diçka që i personifikon dhe nuk…

Read More

Dita e Fitores së Rusisë është më 9 maj dhe duket se shpreson për një lloj rezultati deri atëherë. Analisti i mbrojtjes i SkyNews, Dr Alex Walmsley, thotë se tani janë tre fokuse të pushtimit rus. E para është një shtytje drejt perëndimit drejt Moldavisë dhe rajonit të saj të shkëputur të Transnistrisë, ku presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të “shkaktojë telashe dhe destabilitet”. Ai po fokusohet gjithashtu në Mariupol, i cili ende nuk ka rënë tërësisht në duart e Rusisë pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme. Këtu, bastioni i fundit i rezistencës ukrainase është në fabrikën e çelikut Azovstal. Nëse Putin…

Read More

Revista prestigjioze Forbes ka publikuar sot për herë të 7 listën “Forbes 30”, në të cilën prezantohen imazhet e 30 të rinjve që janë liderë në inovacion, duke ndërtuar sipërmarrje që kanë transformuar botën e biznesit apo shoqërinë në vendet prej nga vijnë. Mes emrave në listë renditet dhe i riu shqiptar Dean Çelaj, i cili në vitin 2019 krijoi website-n “Akademi.al”, në një përpjekje për të përmirësuar dhe sjellur inovacion në mënyrën e mësimdhënies në Shqipëri. Çelaj nuk është një emër i panjohur për publikun pasi në 2021, ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një postim në Facebook, e…

Read More