Author: tirana

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 14 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 33 qytetarë, ndërsa aktive në të gjithë vendin janë 356. Qarku që nuk ka asnjë rast aktiv është, Dibra. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.MSHMS…

Read More

Mëngjesin e së shtunës një 47-vjeçar shqiptar sëbashku me mikun e tij ishin duke bërë xhiro me makinë në rrugën “Giulio Cesare” në Torino, por nga pakujdesia drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe shkakton aksident duke u përplasur me dy makina të tjera. Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur karabinierët, të cilët pasi kanë bërë verifikimet kanë parë që 47-vjeçari shqiptar ishte i dënuar me arrest shtëpie dhe nuk duhet të ishte në shëtitje, prandaj i kanë vendosur prangat menjëherë duke e rikthyer në qeli. 47-vjeçari ishte dënuar me arrest shtëpie, pasi i ishte gjetur në xhep pak kohë më parë…

Read More

Vrasje të bujshme, tentativa vrasje, plagosje të rëndë, arratisje nga burgu e shumë vepra tjera të rënda në vijimësi për familjen Tafili, nisën në ditën e nxehtë të 2 gushtit 2000. Bahri Tafiili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohej se ishte autor i vrasjes së Gëzim Gecit, pas një konflikti për çështje pronësie. Shefi i Krimeve në Policinë e Shkodrës asokohe, Prelë Pjetrushi, dhe disa efektivë të tjerë në mesditën e 2 gushtit 2000 po kryenin një kontroll rutinë, kur vunë re se Bahri Tafili u largua me vrap dhe u mbyll në banesë. Menjëherë nisën tentativat për ta arrestuar,…

Read More

17 persona nga Shqipëria kanë regjistruar 19 prona “offshore” në vlerë të përbashkët prej 7 milionë dollarë në Dubai. Ndërkohë 5 të tjerë janë shqiptar të Kosovës të cilët zotërojnë investime në Dubai. Dokumentet ka nxjerrë në pah pronarët e vilave luksoze, apartamenteve dhe kompanive në këtë qytet. Dokumentet të cilat kanë rrjedhur në publik tregojnë se njerëz të inkriminuar nga një numër i madh vendesh në botë kanë regjistruar atje pasuri të paluajtshme në vlera milionëshe. Po ashtu, 94 persona nga Kroacia zotërojnë 125 prona me pasuri në vlerë 42 milionë dollarë, tregojnë të dhënat e rrjedhura në publik.…

Read More

Ndryshimi midis Pepsit dhe Coca-Colës mund të jenë një nga debatet më të mëdha të pijeve të të gjitha kohërave. Një ndarje e fortë midis të fiksuarve të Coca Cola dhe entuziastëve të Pepsi ka ekzistuar gjithmonë. Megjithatë, të dy pijet janë praktikisht identike në çdo mënyrë nga ngjyra e tyre e shurupit të karamelit dhe deri tek përbërësit e tyre. Të dy pijet e gazuara përmbajnë natrium, sheqer, ujë të gazuar, shurup me fruktozë të lartë, , acid fosforik, kafeinë dhe ngjyrues natyrore. Megjithëse ngjashmëritë e tyre të shumta, ende u japin njerëzve dy përvoja shumë të ndryshme në…

Read More

Komisioni i Rithemelimit ka hapur garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Komisioni i Rithemelimit njofton se kanidatët kanë kohë të paraqesin kanidaturën deri më datë 7 maj. “Në bazë të Statutit të PDSH dhe Vendimit Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, të dt. 30 prill 2022, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton: Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00. Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përban: Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi përkandidim;Curriculum Vitae;Formularin e…

Read More

Genc Tafili është ekstraduar nga Gjermania në vendin tonë pasi akuzohet për vrasjen e Arben Zylyftarit në Shkodër para 22 vitesh. Genc Tafili u arrestua në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani më 4 janar 2022. Burime bëjnë me dije se Tafili i është dorëzuar Drejtorisë së Burgjeve në Rinas nga autoritetet gjermane. Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit. Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua dhe u lirua me kusht në vitin 2017 nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, ndërsa u arratis më pas jashtë vendit.…

Read More

Zakonisht, ata që shkelin ligjin mundohen që t’i shmangen burgu, ose edhe kur e provojnë atë, mundohen që të dalin prej andej sa më parë. Por, ky nuk është rasti i një 38-vjeçari në Mesina të Italisë. 38-vjeçari ish i dënuar plot dy herë me burg, ishte liruar pasi kishte kryer dënimin e dytë. Por, pak ditë pasi la qelinë, ai u rikthye në burgun e Gazit në Mesina të Italisë me kërkesën e çuditshme drejtuar rojeve dhe administratës së burgut. “A mund të rikthehem në qeli? Nuk kam asnjë njeri! Nuk kam ku të shkoj! Më tremb bota jashtë”,…

Read More

Gjykata e Posaçme konfiskoi pasuritë e deputetit demokrat Kasem Mahmutaj si të pajustifikuara, mbas një hetimi pasuror të SPAK mbi pasuritë e të vëllait Gazmend Mahmutaj, një i dënuar gjatë vitit 1993 për akuzën shfrytëzimit të prostitucioni në Itali. Në vendimin e shpallur nga gjyqtarja Etleva Deda numërohen 22 pasuri të konfiskuara ndaj tre vëllezërve Mahmutaj, mes të cilave ndodhen edhe pronat e deputetit. Burimet i treguan Top Channel se nga deputeti Kasem Mahmutaj me urdhër të gjykatës kaluan në favor të shtetit dy apartamente, dy sipërfaqe trualli dhe një automjet. Ndonëse i deklaruan si të ardhura nga emigracioni gjykata…

Read More

Zyra e presidentit francez thotë se Emmanuel Macron do të zhvillojë këtë të martë një bisedë telefonike me Vladimir Putin. Dy liderët nuk kanë folur që nga 29 marsi, megjithatë BBC shkruan se ata kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm. Biseda mes palëve vjen pas rizgjedhjes së Macron si president për një mandat të dytë. Përpjekjet e tij për të mbajtur komunikim të hapur me liderin rus kanë çuar në kritika nga disa, brenda dhe jashtë vendit, përfshirë kryeministrin polak. “Është detyra ime të flas me të, na duhet. Nuk do të ndalem së bëri këtë“, i tha ai një…

Read More

Zonja Kryetare e Kuvendit Shkëlqesia juaj Kryeministër, Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë, Populli i Shqipërisë, Dje myslimanët në mbarë botën festuan Fiter Bajramin që shënjon fundin e Ramazanit, muajit të shenjtë të agjërimit për Islamin. Ju përgëzoj për këtë festë, ju uroj atë që të gjithë ukrainasit sot iu urojnë njëri tjetrit, paqe! Gjatë këtij muaji, myslimanët ukrainas, e gjithë shoqëria jonë nuk kanë patur asnjë gjë të vetme, kështu ne jetojmë që nga 24 shkurti. Ushtria ruse po godet qytetet dhe fshatrat tona me artileri, me aviona, nuk kursen raketat. Në qytetin tonë me të madh në lindje…

Read More

Avokat Spartak Ngjela jo pak herë është vënë në qendër të mediave rozë për shkak të komplimenteve që ai lë në rrjetet sociale, në fotot e moderatoreve simpatike të ekranit. Këtë herë, ai ka rrëmbyer vëmendjen me një koment në një foto të moderatores Bora Zemani. Në komentin e tij, Ngjela e komplimenton Zemanin për pamjen e jashtme duke e konsideruar atë ikonë absolute në ekranet shqiptare. “Bora, ti tani je një ikonë absolute e bukurisë në ekranet e Shqipërisë. Prandaj, estetikisht, ke arritur të jesh si një kryevepër arti për një audiencë shumë të gjerë. Suksesi që keni vendosur…

Read More