Author: tirana

Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka bërë të ditur se Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur ditën e sotme përjashtimin për pesë sezone të tre klubeve të Kategorisë së Dytë, konkretisht Bulqiza, Gramshi dhe FC Internacional Tirana dhe dënimin me dy vite të gjyqtarit të ndeshjes Bulqiza-Veleçiku, Memet Koçi, për dështim në raportimin e shkeljeve të Kodit të Etikës. Ky vendim vjen pas hetimit të nisur më datë 27 prill 2022 në lidhje me dyshimet e arsyeshme për paracaktim rezultati në ndeshjet FC Bulqiza- KSSH Veleçiku 0-15, Oriku-KF Gramshi 8-0 dhe FC Internacional Tirana-Luzi 2008…

Read More

Qeveria greke ka vendosur që të heqë të gjitha dokumentet specifike, lidhur me Covid për të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt vendit fqinj. Lajmi është konfirmuar këtë të martë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Greqi kanë vendosur, që për udhëtimet drejt këtij vendi, nuk do të kërkohen dokumente specifike në kushtet e Covid-19”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë.

Read More

Nëna e Valmira Hasimllarit, autores së dyshuar për mbytjen e një fëmije të sapolindur në Korçë shprehet se nuk ka qenë në dijeni të shtatzanisë së vajzës së saj dhe se sipas llogarive që ajo bën duke mbledhur copëzat e dyshimeve, ajo mendon se vajza e saj ka qenë shtatzënë që në shtator pasi kishte të vjella dhe fëmijën mund ta ketë lindur pas shtatë muajsh në mars. E pyetur nga gazetari Eraldo Harlicaj nëse mund të jetë abuzuar seksualisht me të bijën, ajo tha se nuk kishte dijeni mbi këtë gjë dhe se po ta dinte, situata nuk do…

Read More

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka vendosur ditën e sotme përjashtimin për pesë sezone të tre klubeve të Kategorisë së Dytë, konkretisht Bulqiza, Gramshi dhe FC Internacional Tirana dhe dënimin me dy vite të zyrtarit të ndeshjes Bulqiza-Veleçiku, Memet Koçi, për dështim në raportimin e shkeljeve të Kodit të Etikës. Ky vendim vjen pas hetimit të nisur më datë 27 prill 2022 në lidhje me dyshimet e arsyeshme për paracaktim rezultati në ndeshjet FC Bulqiza- KSSH Veleçiku, Oriku-KF Gramshi dhe FC Internacional Tirana-Luzi 2008. Pas marrjes së informacionit të nevojshëm dhe pyetjen e aktorëve të përfshirë në këto…

Read More

Ka shkuar në 9 numri i civilëve të vrarë, për shkak të sulmeve ruse në  Ukrainën lindore, sipas skynews. Civilët humbën jetën si pasojë e sulmeve ajrore ruse në Avdiivka dhe Vuhledar. Tre të tjerë janë vrarë duke pirë ujë në qytetin Vugledar dhe tre të tjerë në Lyman, tha guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko, në një mesazh në Telegram. Lajmi vjen pas paralajmërimit të SHBA-së, se Rusia po planifikon të “aneksojë” rajonet Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës.

Read More

Sulmuesi i Fenerbahçes, Mërgim Berisha dyshohet se ka rrahur të dashurën e tij, Vesa Vllasaliu dhe i ka konfiskuar gjërat personale në rezidencën ku jetonin së bashku në Ümraniye, sipas CNN turk. Gjykata ka marr vendim që futbollisti të qëndroj larg ish-partneres së tij, gjithashtu në vendimin e saj theksoi se nëse Berisha nuk zbaton vendimin, ai do të dënohet me burgim të detyrueshëm deri në 30 ditë. Vesa Vllasaliu përmes avokatit të saj ka aplikuar në Kryeprokurorin Publik të Anadollit dhe ka bërë kallëzim kundër sulmuesit shqiptar. Në ankesën drejtuar gjykatës thuhej se Vllasaliu dhe Berisha jetojnë së bashku…

Read More

Tranjeri i suksesshëm italian, Carlo Ancelotti ishte ndoshta një nga aktorët kryesorë të një sezoni fantastik të Real Madridit, i cili bëri të tijin titullin e 35-të në historinë e klubit, teksa fundjavën që shkoi skuadra madrilene mori edhe trofeun e La Ligas, pasi e siguruan atë matematikisht. Ky triumfe ishte shumë domethënës edhe për vetë Ancelottin, i cili bëhet një nga trajnerët e parë që arrin të fitojë tituj kampion në 5 ligat kryesore më të mëdha europiane. Ndërkohë, gjatë një interviste që tekniku dha për “Prime Video”, ai u ndal për herë të parë tek dalja e tij…

Read More

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermanë në aeroportin Karlsruhe Baden-Baden, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Lajmi është bërë publike nga mediat gjermane. 31-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka fluturuar nga Rinasi drejt Gjermanisë, ndërkohë që kishte arritur që të kalonte kufirin, edhe pse rezultonte në kërkim. Tashmë i riu shqiptar ndodhet në paraburgim në Gjermani, në pritje të ekstradimit në Britaninë e Madhe.

Read More

Boris Johnson iu drejtua sot me një mesazh parlamentit të Ukrainës. Kryeministri britanik tha në Verkhovna Rada se Ukraina do të fitojë. “Ukraina do të fitojë, Ukraina do të jetë e lirë”, tha ai. Kryeministri e cilësoi fjalimin si një “nder të madh”, duke thënë: “Përshëndes guximin me të cilin po takoheni, mënyrën se si keni vazhduar të takoheni, pavarësisht një sulmi barbar ndaj lirive tuaja”. Johnson  tha se Mbretëria e Bashkuar do të bëjë çfarëdo që mundet për të kërkuar llogari nga Rusia për krimet e luftës në Bucha, Irpin dhe Hostomel. “Kam ecur në rrugët e bukura të…

Read More

Tashmë, të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë për në Greqi nuk do jenë më të detyruar të paraqesin dokumentet që lidhen me Covid-19. Ky është vendimi më i fundit i vendit fqinj, çka lehtëson ndjeshëm hyrje-daljet e njerzve. Ky lajm u bë me dije nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Greqi kanë vendosur, që për udhëtimet drejt këtij vendi, nuk do të kërkohen dokumente specifike në kushtet e Covid-19”, njofton Ministria jonë.

Read More

Në një deklaratë për mediat në oorrin e Kuvendit pas përfundimit të seancës plenare ku foli presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa ky i fundit kërkoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë. Balla tha se kjo është një deklaratë populiste e një politikani që i ka mbaruar koha, ndërsa theksoi se Berisha nuk ekziston më për të. Sipas Ballës, kryeministri Edi Rama e ka shprehur qartë pozicionin e Shqipërisë dhe se ata janë të gjithë me Ukrainën që po përballet me agresionin rus. “Kuvendi i Shqipërisë…

Read More

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim njoftues shefen e Zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, znj.Heleni Vakali. Teksa i dëshiroi mirëseardhje znj. Vakali, kryeministri Kurti theksoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të tyre nëpërmjet rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve. Kryeministri Kurti kërkoi që Greqia t’ju bashkohet shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë. Në…

Read More