Në një fshat të quajtur Dinoshë, në komunën e Tuzit në Malin e Zi ka ndodhur një gjë krejt e rrallë dhe e pazakontë. Sipas mediave të huaja, nga trungu i një mani 100 vjeçar buron ujë. Banorët thonë se çdo vit pasi të përfundojë dimri, trungu i manit kthehet në burim që rrjedh. Ata shprehen se ky fenomen unik zgjat një deri në dy ditë. Ende asnjë nuk i ka dhënë ndonjë shpjegim këtij fenomeni natyror, por pamjet tregojnë një fushë të mbushur me ujë për shkak të ujit që del nga trungu.
Author: tirana
Këngëtari Frederik Ndoci, i ftuar së fundmi në emisionin, ‘Glamour Zone’ tregoi kriteret e Eurovizion që një vend të ngjitet në kategori, konkretisht Shqipëria.about:blank Frederik Ndoci, tha se gjatë kohës që ai konkurroi, i kërkuan 50 mijë dollarë që Shqipëria të renditej në vend të pestë. Këngëtari i mirënjohur shkodran gjithashtu shpjegoi se Eurovizion dhe çdo vend pjesëmarrës funksionon me sponsorizim. Kjo deklaratë vjen pak ditë përpara momentit të vështirë të Ronela Hajatit në Eurovizion, fotot e të cilës u fshinë nga Instagrami Eurovizion sepse u cilësuan si provokuese.
Në Ditën Botërore të Shtypit kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat dhe akuzat ndaj medias në vend. Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Rama shkruan se në Shqipëri nuk ka media të intimiduara apo gazetarë që u pengohet liria. Sipas tij, përkundrazi, në vend ka gjithnjë e më shumë “viktima të shpifjeve e gënjeshtrave e lajmeve të rreme.” Edi Rama në Twitter: “Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve, gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për…
Një shkrim nga Viola von Cramon-Taubadel, “Friends of Europe” Pavarësisht ndryshimeve premtuese në qeverisje në vendet e Ballkanit Perëndimor, mungojnë ende reformat e thella. Ndërkaq, tensionet politike në rajon po shtohen për shkak të pushtimit të vazhdueshëm rus ndaj Ukrainës, si dhe për shkak të pasigurisë së përgjithshme që dominon rajonin në përgjithësi. A mund t’i shpëtojë Ballkani Perëndimor rrethit vicioz të “stabilitokracisë”, pa sakrifikuar standardet demokratike? Bashkimi Evropian duhet të merret seriozisht me Ballkanin Perëndimor. Nëse ai dëshiron të ketë një rol në sinjalizimin e një rruge shpëtimi për lagjen e saj të afërt, duhet të bëhet një forcë…
Përfundon protesta e banorëve në Rinas të cilët kërkonin zhbllokimin e rrugës në Rinas dhe anullimin e vendimit për lëvizjen me vetëm një sens kalimi. Gjatë një prononcimi për gazetarët, kryeplaku i fshatit ka ritheksuar se situata me banorët në Rinas do të marrë zgjidhje. Gjithashtu, ai u bëri thirrje banorëve që të shpërndahen si dhe shtoi se nuk ka pasur të shoqëruar nga policia, por vetëm janë larguar. “Ne nesër jemi këtu prapë, tani të shpërndahemi. Unë ju them të gjitha informacionet që më japin. Nuk është kjo zgjidhje , nesër do të ketë penalitete të tjera edhe për…
Ditën e djeshme, Beatrix Ramosaj shkoi në vendlindjen e saj, në Deçan të Kosovës, për të festuar festën e Fitër Bajramit. Këngëtarja gjithashtu postoi edhe disa foto të reja nga atje, ku shfaqet si çdo herë në formë të shkëlqyer. Por pavarësisht fotove shumë të bukura, një vëmendje mjaft të madhe ka tërhequr mesazhi që Trixa ka vendosur krahas tyre. Ajo thotë se ka ‘screenshots’ duke mos treguar për çfarë e ka fjalën. Megjithatë, menjëherë kanë nisur aludimet e fansave, të cilët e kanë lidhur direkt me marrëdhënien që ajo ka pasur me Donald Veshajn. View this post on Instagram…
Janë bërë publike pamjet e aksidentit fatal i cili ndodhi në Greqi, ku për pasojë një i ri shqiptar përplasi për vdekje një shtetas grek më datë 1 maj në rrugën nacionale Athinë-Selanik. Viktimë e aksidentit mbeti një 59-vjeçar, i cili kishte ndaluar në anë të rrugës, në momentin kur shqiptari, i cili lëvizte pa patentë e mori atë para, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në videon e publikuar në mediat greke shihet se 59-vjeçari ka ndaluar për të folur i sigurt në telefon, ndërsa 26-vjeçari që vinte pa tij e përplas. Gruaja e viktimës, e cila ishte gjithashtu…
Është transferuar ditën e sotme drejt spitalit psikiatrik të Elbasanit nëna 40-vjeçare nga Korça, e cila u zbulua se kishte futur foshnjën e pajetë në një valixhe pasi e kishte lindur në banesë, dhe e kishte fshehur më pas në një dollap në dhomën e gjumit. Mësohet se gjendja e saj është tejet e rënduar dhe jashtë realitetit, ndërsa tashmë do të jetë stafi mjekësorë që do të kujdeset për të. Ngjarja tronditëse u zbulua një ditë më parë, kur bashkëshorti i saj denoncoi në polici se kishte gjetur valixhen me foshnjën e pajetë brenda.
Me dhjetëra e qindra banorë të Rinasit kanë dalë sot në rrugë duke bllokuar rrugën drejt aeroportit, pasi protestojnë për vendimin e fundit të ARRSH-së e cila vendosi që lëvizja të bëhet vetëm me një sens kalimi. Madje, gjatë protestës disa prej tyre janë ulur në mes të rrugës duke konsumuar edhe disa gota raki. Njëri prej tyre u pyet nga gazetarët se për çfarë ka dalë në rrugë, ndërsa ai i është përgjigjur me ironi se ka dalë të protestojë se u ka mbaruar rakia. “Protestojmë se na ka mbaruar rakia, prandaj kemi dalë”, tha një qytetar me ironi.…
Drejtuesit e Paris Saint-Germain po synojnë të bëjnë përforcime në skuadër për sezonin e ri, duke u vënë në kërkim të lojtarëve të duhur që mund t’i transferojnë gjatë merkatos së verës. Kështu, kampionët e Francës kanë piketuar si “prenë” e tyre edhe lojtarin e Milanit, Rafael Leao. Nga sa bën me dije italianja “La Gazzetta dello Sport”, klubi francez është i gatshëm t’i ofrojë Milanit 70 milionë euro për portugezin, kompletuar me një kontratë 6 milionë në sezon, por kuqezinjtë pritet t’a refuzojnë, pasi ai e konsiderojnë Leaon një lojtarë mbi të cilin do të vërë ndërtojnë skuadrën e…
Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 35-vjeçar pasi ai akuzohet për dhunë në familje. I arrestuari shtetasi me inicialet K.K dhe sipas policisë, ai ka dhunuar nënën e tij në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar dhe për këtë arsye është vënë në pranga. Policia njofton:Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin K. K., 35 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Sot në Kuvendin e Shqipërisë në orën 13:00, do të flasë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka postuar në rrjetin e saj social Facebook, një video emocionuese në mbështetje të Ukrainës. Në klipin e publikuar, përfshihen nga takimi i ministres Spiropali me Zelensky-n në 2021 e deri tek marshimet në Shqipëri në mbështetje të Ukrainës. Postimi i ministres Elisa Spiropali: Tribut – Sot në 13:00 fjala e Presidentit Zelensky në Kuvendine Shqipërisë. #WeStandWithUkraine Prej fillimit të luftës në 24 shkurt, Presidenti Zelensky ka mbajtur fjalime në Parlamentet e shumë shteteve ku…