Author: tirana

Në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një mesazh duke theksuar se një media e lirë, e pavarur dhe e përgjegjshme është thelbësore për çdo demokraci funksionale dhe të qëndrueshme. Gjithashtu, kreu i shtetit thotë se bazuar në “raportin më të fundit të “Reporterëve pa Kufij”, Shqipëria ka rënë frikshëm me 20 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, duke u renditur e fundit dhe lënë pas edhe vende të sapo dala nga lufta dhe ku ka patur tensione të forta sociale”, ndërsa shton se vetë gazetarët duhet të organizohen,…

Read More

Astrologia Meri Shehu ishte e ftuar tek “Rudina” ku dha parashikimin për muajin maj për disa nga shenjat e horoskopit. Meri Shehu ka vendosur në ato që kanë më pak fat pikërisht grupin e shenjave të Tokës. Meri Shehu: Muaji Maj ka një intensitet akoma më të fuqishëm sepse Mërkuri në datën 10 do kthehet i kundërt. Me Mërkurin në prapavijë nuk mund të bëjmë një marrëdhënie të re, një bashkëpunim të ri apo fillim të ri sepse do hasë pengesa, por nëse kemi lënë diçka përgjysmë që duhet rishikuar e rikontrolluar, apo ngjarje nga e kaluara, do stabilizohet ndaj…

Read More

Sektori i Krimit Ekonomik në policinë e Fierit ka vënë në procedim penal një 53-vjeçar i cili ka në pronësi një kopshti privat. Burime policore bëjnë me dije se procedimi ndaj tij është bërë pasi subjekti që ai zotëronte nuk ishte i liçensuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti. Njoftimi i policisë: “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, shtetasen R. K., 53 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen…

Read More

Deputetja e opozitës, Andia Ulliri i është bashkuar sot protestës së banorëve në Rinas, të cilët kundërshtojnë vendimin e ARRSH-së për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Deputetja tha se iu bashkua protestës edhe si banore e zonës, duke shtuar se opozita ka ndërmarrë disa nisma ligjore për këtë çështje. “Sot kam vendosur t’i bashkohem thirrjes ë qytetarëve. Ata kërkojnë të drejtën e tyre. Në 1 maj është marrë vendimi. Nuk është dhënë një rrugë alternative. Ata kanë vendosur që të bllokojnë rrugën. Jam…

Read More

Nga Anglia në Itali, të gjithë mediat bashkohen në një pikë kur flitet për të ardhmen e Armando Brojës. Sulmuesi kuqezi në fund të këtij sezoni do të rikthehet në shtëpi, te Chelsea, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, por nuk pritet të qëndrojë gjatë në Londër. Ky është detaji i parë ku bashkohet, ndërsa detaji tjetër jo pak i rëndësishëm është e ardhmja e tij. Çdo ditë e më shumë mediat angleze dhe ato italiane zbardhin detaje nga kalimi i tij i mundshëm te Napoli, skuadër që po shton interesimin për 20-vjeçarin pasi e konsiderojnë si zëvendësuesin…

Read More

Artisti i njohur shqiptar, Frederik Ndoci ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e tij. I ftuar sëfundmi në një emision televiziv, Ndoci tregoi disa nga momentet më të vështira të jetës së tij. Teksa kujtonte njohjen me ish-gruan e parë, e cila më vonë u nda prej tij sepse ishte lezbike, Frederik Ndoci tha se u shpall armik i popullit për faj të kunatit (vëllait të gruas). “Zbulova më vonë që ish-gruaja kishte dërguar një letër në komitetin qendror, dhe letra kishte firmën e saj. Ne ishim të ndarë, por u takuam për herë të fundit, sepse më solli…

Read More

Këngëtarja Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e këtij viti të festivalit Eurovizion, ku ajo do të performojë në natën e parë të gjysmëfinales më 10 maj. Artistja merr pjesë me këngën “Sekret” dhe shoqërohet dhe me një koreografi shumë provokuese e cila ka bërë shumë zhurmë. Por përveç këtyre, Ronela duket se tërheq shumë vëmendje me çdo detaj. Së fundmi ajo është komentuar për një gjerdan shumë të çmuar të cilin e mbajti në qafë gjatë provave në Torino. Gjerdani me ar të bardhë mban emrin “Engma X” dhe është 18 karat. Ai është me smeraldë vlera…

Read More

Në lidhje me një video të publikuar në një faqe në rrjetet sociale, ku thuhet se disa shtetas të rinj përplasen me Policinë në Fier, ju informojmë se: Në datë 02.05.2022, rreth orës 19:45, në sheshin “Fitorja”, Patrulla e Përgjithshme i ka kërkuar dokumentacionin e automjetit tip “Benz”, shtetasit A. C., 21 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, i cili i ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasin A. C. dhe në përfundim të veprimeve, 21-vjeçari është proceduar penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit…

Read More

Java e 32-të e Abissnet Superiore do të hapet me supersfidën Kukësi-Partizani, e cla do të luhet në “Kukës Arena.” Të dyja skuadrat ndodhen aktualisht me pikë të barabarta në klasifikim, teksa përballja e sotme pritet të jetë jo pak vendimtare për objektivat e tyre. Të dyja synojnë një vend në kupat e Europës dhe lufta për vendin e tretë është mjaft e fortë. Për këtë takim, Longo është i gëzuar me gjendjen e tij tek Kukësi pasi ka gati 3 lojtarët titullarë që munguan ndaj Teutës. Feijao, Lulaj dhe Sh. Taipi kanë lënë pas pezullimin për shkak të kartonave,…

Read More

Dy të rinjtë e dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi dalin sot para trupës gjykuese. Autorët e krimit makabër janë një 24-vjeçar grek dhe një 23-vjeçar shqiptar, të cilët pritet të shprehin pendesë para gjykatës dhe do të tentojnë edhe zbutjen e dënimit të përjetshëm që kanë marrë. Sipas mediave greke, gjykata do të nisë një trajektore vendimmarrjeje duke u fokusuar tek trupa gjykuese, nëse do të binden për t’u dhënë masë lehtësuese dy të pandehurve. Ping-pongu i përgjegjësive Sot i pari që do të dalë para gjykatës dhe do të kërkojë falje, do të jetë…

Read More

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boychenko ka deklaruar se mbi 200 civilë mbeten ende të ngujuar në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal të Mariupolit. Një numër i konsiderueshëm civilësh u evakuuan të dielën nga fabrika e çelikut, mbajtja e fundit e trupave ukrainase në qytetin me rëndësi strategjike. Ndërkaq, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Kryqi i Kuq u shprehën se sot shpresojnë të evakuojnë më shumë civilë. Boychenko tha se rreth 100,000 civilë ishin ende në Mariupol, qytet i rrethuar prej javësh.

Read More

Ambasada amerikane në Shqipëri ka dhënë një mesazh në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ku ka thkesuar mbështetjen e saj të palëkundur ndaj gazetarëve të pavarur. Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ambasada ka ndarë foto nga një takim që ambasadorja Yuri Kim ka pasur me dy gazetarë shqiptarë, duke nënvizuar faktin se “lufta kundër korrupsionit që të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor”. Mesazhi i plotë: Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre…

Read More