Author: tirana

Në këtë ditë të shënuar të festës së Fitër Bajramit, kryeministri i vendit Edi Rama dhe imami Elvis Naçi kanë dorëzuar çelësat e 155 shtëpive të rindërtuara pas tërmetit fatal të para 3 vjetëve në Thumanë. Banesat janë rindërtuar falë kontributit të fondacionit “Firdeus”, i themeluar nga vetë Elvis Naçi. Ai u shpreh se tmerri që përjetuan shqiptarët me tërmetin e vitit 2019 i dha më shumë fuqi për të nisur misionin e madh “shqiptarët për shqiptarët” në mënyrë që t’i vinin në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo tragjedi. Këtu në Thumanë në këtë Fitër Bajram ju begatoftë i…

Read More

Certifikatat në 6 gjuhë të huaja merren online përmes e-Albania. Qytetarët mund të përzgjedhin llojin e certifikatës, të zgjedhin opsionin e gjuhës shqipe ose të huaj dhe ta gjenerojnë menjëherë nga kompjuteri apo smartfoni i tyre. Qytetarët mund të kërkojnë në portalin E-Albania, certifikatë familjare, certifikatë personale, certifikatë nga akti i lindjes, certifikatë nga akti i martesës, certifikatë nga akti i vdekjes. Më pas duhet të zgjedhin certifikatë personale (shqip/ në gjuhë të huaj). Më pas zgjedhin opsionin: “Shfaq certifikatën në gjuhë të huaj”. Menjëherë gjenerohet dokumenti i përkthyer në: anglisht, frëngjisht, spanjisht, gjermanisht, italisht, greqisht.

Read More

Tashmë të gjithë e dinë se Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi nuk janë më me njëri-tjetrin. Kjo u bë me dije pak ditë më parë nga vetë Romeo, ndërsa së fundmi u konfirmua edhe nga Aleksia, vajza e Ministrit shqiptar të Mbrojtjes, Niko Peleshi. Gjatë një interviste për emisionim “Rudina” në Tv Klan, ajo komentoi lidhjen e saj me Romeo Veshajn, duke pranuar se është nxituar për ta bërë publike, por nga ana tjetër është ndjerë e sigurt sepse marrëdhënia e tyre kishte arritur në disa pika kyçe. Ndërkohë, 20-vjeçarja bukuroshe garantoi se gjithçka mes tyre ka marrë fund tanimë,…

Read More

Ministrave do t’u ndalohet me ligj takimi me biznesmenë. Ata s’mund të pranojnë bileta të paguara nga persona dhe kompani private apo të frekuentojnë bare e restorante gjatë ditëve të punës. Në mënyrë specifike ministrave iu ndalohet bixhozi: Ata nuk duhet të hyjnë në asnjë ambient lojërash fati. Po ashtu ata duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Nëse anëtari i kabinetit do të bëjë një nga këto shkelje, ose duhet të kërkojë ndjesë publike ose do shkarkohet menjëherë nga detyra. Rregullat e paralajmëruara nga Kryeministri Edi Rama në nisje të mandatit të tretë të qeverisjes, dhe të miratuara në…

Read More

Deputeti Edmond Spaho zbuloi disa nga emrat që priten të hyjnë në garën për postin e kryetarit të PD-së. Zgjedhjet pritet të mbahen më 22 maj. Sali Berisha ka pranuar se do të jetë një ndër kandidatët në garë ndërsa emra të tjerë “Kam dëgjuar për Fatbardh Kadillin, Ervin Kullurin”, tha Spaho. Spaho e shpreh hapur mbështetjen për Sali Berishën madje shton se nëse nuk do të kishte qenë ai do të ishte e vështirë që PD të dilte nga qorrsokaku. “Nuk bëj sakrilegj nëse them do të mbështes zotin Berisha. Nëse zoti Berisha nuk do të ishte pjesë aktive…

Read More

Një ngjarje krejt e pabesueshme ndodhi në Shangai, në Kinë. Sipas mediave të huaja, një burrë i moshuar u shpall i vdekur nga mjekët dhe po transportohej në morg, por papritur, ai në një moment nisi të reagonte, duke shokuar jo “bluzat e bardha” që po e shoqëronin. Menjëherë pas kësaj mrekullie, i moshuari u transportua sërish për në spital nga ku raportohet se gjendja e tij është e qëndrueshme. Ndërkohë, kjo ngjarje bëri që autoritetet lokale të marrin direkt masa duke shkarkuar nga puna 4 mjekët. Theksojmë se e gjithë kjo ndodhi në një kohë që qyteti është duke luftuar…

Read More

Në një status të tijin, deputeti demokrat Tritan Shehu thotë se Kuvendi i 30 prillit ka një rol kyç sa i përket konsolidimit të Partisë Demokratike, që si ç’thekson ai do të kompletohet me zgjedhjen e kryetarit të partisë. Shqipëria sipas Shehut ka vetëm një PD dhe ajo u forcua edhe më shumë në Kuvendin e 30 prillit. “Në Kuvend kishte një numër të madh deputetësh, disa të tjerë nuk morën pjesë, por nuk është e vërtetë se ata ju kundër vunë atij e procesit. Janë rreth 4-5 prej tyre, Alibeaj, Bardhi, Tabaku, që qëndrojnë të ngurtësuar larg, për arsye…

Read More

Me anë të një letër-porosie, Prokuroria e Palermos ka sekuestruar një shumë prej afro 18 milionë eurosh, që i gjeti në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Sekuestro e tyre, u bë pasi dyshohen se ato burojnë nga aktivitet kriminal. Paratë ishin të depozituara në llogarinë bankare në emër të shtetasit italian Francesco Zummo, ndërsa i përfshirë figuron edhe biznesmeni i njohur shqiptar Rezart Taçi, i cili ndodhet aktualisht i shpallur në kërkim, si dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo, të cilët janë të arrestuar. Shuma dyshohet se është përftuar nga aktiviteti kriminal i mafias italiane.…

Read More

UEFA vendosi sot të vijojë sanksionet ndaj Rusisë, duke e përjashtuar atë nga çdo kompeticion për sezonin e ardhshëm. Sanksionet përfshijnë të gjitha ekipet e klubeve dhe kombëtareve ruse si për meshkuj, ashtu edhe femra. Ky është një lajm i mirë për kombëtaren shqiptare, e cila tashmë ka një shans më shumë për të kaluar grupin në Nations League, pas përjashtimit të përfaqësueses ruse me të cilën do të ndeshemi në muajin qershor në kuadër të këtij kompetivioni. Njoftimi i plotë Pas vendimit të 28 shkurtit 2022 për të pezulluar të gjithë përfaqësuesit dhe klubet ruse nga pjesëmarrja në ndeshjet…

Read More

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur javën e kaluar në Kaldes de Malaveja me protagonist kryetarin e bashkisë të këtij lokaliteti të vogël në Zhirona, Salvador Balliun, babain e mbrojtësit të përfaqësues shqiptare, Ivan Balliu. Një video e tij po bën xhiro në rrjetet sociale, ndërsa shfaq Balliun me sëpatë në dorë teksa kërcënon disa njerëz. Por e vërteta e këtyre pamjeve është paksa e komplikuar. Kaldes de Malaveja etiketohet shpesh si bashkia me numrin më të madh të shtëpive të pushtuara nga të pastrehë. Meqenëse është një lokalitet pranë Barcelonës ku njerëzit kanë shpesh banesat e dyta, shtëpitë e…

Read More

Një aksident me dhjetë të lënduar ka ndodhur në fshatin Abri të Drenasit, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Borovçi i tha Gazetës Express se në aksident janë përfshirë pesë automjete. “Rreth orës 15:00 është raportuar për aksidentin e ndodhur në fshatin Abri e Epërme në vendin e quajtur Garrapole. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, tha ai. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes…

Read More

Shqipëria ka hequr që është prej ditës së djeshme çdo masë kufizuese kundër Covid-19. Tashmë, autoritetet në vend nuk kërkojnë më as certifikatë vaksinimi e as test negativ për të hyrë në territorin shqiptar, ashtu sikurse maskat nuk janë më të detyrueshme për t’u mbajtur në mjedise të mbyllura. MMirëpo, në një prononcim për mediat, shefja e shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, Najada Çomo u shpreh se pandemia nuk ka përfunduar. Sipas saj, prindërit janë ata që hezitojnë më shumë për të vaksinuar fëmijët ndaj koronavirusit, edhe pse mjekët deklarojnë se dozat anti-Covid janë mëse të sigurta…

Read More