Këtë të martë, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar një foto nga takimi që ka patur së fundmi me ish-ambasadorët amerikanë në Shqipëri ndër vite. Në foton në fjalë, kryediplomatja amerikane shihet krahë ambasadorëve: Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries dhe Alex Arvizu. Në mesazhin e saj, Kim thekson se ajo dhe kolegët e saj kanë pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite që prej rënies së komunizmit në Shqipëri. Megjithatë, sipas saj, ata i kanë disa gjëra të përbashkëta. Postimi i Kim në Instagram: “Një mbledhje e mrekullueshme në Uashington me ish-ambasadorët e Shqipërisë, Bill Ryerson, Marisa…
Author: tirana
Ka shumë pak gjasa që ndonjë të mos i ketë vënë re tre shkronjat në pjesën e përparme dhe të pasme të shumë kamionëve të cilat na kuriozojnë të gjithve. Por çdo të thotë në të vërtetë shënja “TIR”? Çfarë përfaqëson ajo? “Të tre shkronjat qëndrojnë pas termit francez ‘Transport Internationaux Routiers’, që do të thotë diçka si ‘Transport rrugor ndërkombëtar’”, sqaron Thorsten Peter nga organizata ekspert KÜS. TIR është një procedurë tranziti doganor. Shenja përkatëse blu është e detyrueshme në udhëtimet e gjata nëse mallrat importohen përkohësisht në një vend tjetër ose transportohen përmes këtij vendi duke përdorur procedurën…
Organizata Gazetarët pa Kufij, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike. Por, sipas treguesit që u publikua të martën, Shqipëria ka shënuar rënie, ndërsa Kosova ka shënuar përparim krahasuar me raportin e vitit të kaluar. Treguesi i klasifikon vendet në mjedise “të mira”, “pak a shumë të mira”, “problematike”, “të këqija” ose “shumë të këqija”, për lirinë e shtypit. Në treguesin që përfshinë 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin 103-të duke shënuar një rënie prej 20 vendesh krahasuan me vitin paraprak kur renditej ne vendin e 83-të. Kosova ndërkaq ka shënuar…
Aktori shumë i njohur turk, Furkan Andıç i cili është mjaft i famshëm edhe në Shqipëri pasi ka qënë protagonist në një sërë serialesh që janë transmetuar në vendin tonë ka përfunduar në spital. Aktori i’u nënshtrua një operacioni për shkak të një lëndimi që ka pësuar gjatë një aksidenti gjatë xhirimeve të serailit “Black Board”, ku ai luan rolin kryesor. Sipas mjekëve, Furkan ka thyer këmbën e djathtë dhe operacioni i tij ka zgjatur plot 3 orë.
Dashi Më në fund fati në punë ju buzëqesh, dhe nëse keni pritur një përgjigje prej shumë kohësh, ka ardhur momenti për ta marrë. Takimet që mund të lindin në ditët e ardhshme, do të jenë mjaft të favorizuara. Duhet të përfitoni nga ndikimi i favorshëm i yjeve, për të guxuar më shumë nëse jeni në kërkim të një pune të re, apo doni të ndryshoni diçka në jetën tuaj. Demi Do të jetë një ditë pozitive, sidomos sa i takon raporteve ndërpersonale në sferënprofesionale. Nëse keni një projekt me të cilin doni të punoni, tashmë mund ta keni të…
Çmimet e larta të karburanteve po ushtrojnë presion tek konsumi, ndonëse të dhënat historike tregojnë se shitja me pakicë e gazoilëve në vendin tonë nuk është ndikuar nga ndryshimi i çmimeve. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në muajin mars 2022 importet e karburanteve ishin 39 mijë tonë me një ulje 16 për qind në krahasim me marsin e vitit 2021, por gjithsesi ato mbeten të larta krahasuar me të njëjtin muaj te viteve 2015-2019. Për të gjithë 3-mujorin e parë të vitit 2022 importet e naftës pësuan rritje vjetore me vetëm 0.8 për qind. Importet e…
Sot, territori shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta, ku herë pas here parashikohet që vranësirat do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje të pakta shiu në pothuajse gjithë vendin tonë. Por, sipas MeteoAlb, parashikohet që pas orëve të pasdites të kemi përmirësim gradual të motit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim…
Nëpërmjet një videomesazhi, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet sot Kuvendit të Shqipërisë. Lajmin për këtë e ka publikuar edhe vetë kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale. Postimi i Ramës: “MIRËMËNGJES 😊 dhe me lajmin se sot në orën 13:00 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë drejtëpërdrejtë nga Kievi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Bizneset e Bashkim Osmanit 52 vjeç, dhe familjes së tij nuk kanë kaluar pa u vendosur nga hetuesit e Gardës Civile dhe Kombëtare që kur ai u vendos në ishullin spanjoll më shumë se njëzet vjet më parë. Megjithatë, deri në shkurtin e kaluar, shqiptari nga Kosova nuk u arrestua, i akuzuar për pastrimin e shumave të mëdha parash (më shumë se 30 milionë vetëm në pronat në Mallorca) me sa duket nga trafiku i brendshëm. Për hetimin e pasurisë së Bashkim Osmanit, u zhvillua një operacion i gjerë ku morën pjesë Europol, DEA dhe FBI. Por familja Osmani nuk…
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga imami Elvis Naçi dhe aktori i njohur Mirush Kabashi kanë marrë pjesë sot në një event në Thumanë, ku janë shpërndarë 150 banesa për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Teksa ka marrë fjalën, aktori Kabashi ka përshëndetur të pranishmit, por për i harroi emrin kryetarit të Bashkisë Artur Bushi. Ai e kaloi me shaka këtë moment: “Mirëmbrëma që të gjithëve, zoti kryeministër Edi Rama. Zoti Elvis Naçi, Kryetari i Bashkisë së Thumanës, turpi për të gjallët por nuk ia kujtoj emrin! Turi, të kërkoj ndjesë! Nuk është e rëndësishme të ta…
Ndjekësit e festivalit të Eurovision kanë ndërmarrë një akt në mbështetje të këngëtares shqiptare Ronela Hajati, pasi organizatorët censuruan një foto të saj gjatë provave të para për spektaklin e madh. Konkretisht, në foto shihej Ronela me balerinët e saj teksa duart gjatë performancës i ulnin edhe drejt pjesës së poshtme të trupit. Kështu, galeria e fotove të Ronelës u hoq nga faqja zyrtare e Eurovisionit në rrjetin social “Instagram”, ndërsa më pas ajo u ripostua sërish por pa foton në fjalë. Për këtë arsye, ndjekësit e revoltuar kanë nisur një peticion (linku i peticionit) ku kërkojnë që këngëtarja të…
Autoritetet shëndetësore të Danimarkës kanë thënë të hënën, 2 maj, se do të asgjësohen 1.1 milion vaksina kundër koronavirusit në javët në vijim, për shkak se u është ofruar data e skadimit, dhe se kanë dështuar përpjekjet për t’i dhënë ato si donacion në vendet në zhvillim. Instituti shtetëror, Statens Serum, i cili analizon shtrirjen e COVID-19 në Danimarkë, ka thënë se epidemia në shtetin skandinav aktualisht “është nën kontroll, dhe mbulueshmëria me vaksina në mesin e popullsisë daneze është e lartë”. Rreth 81 për qind e popullsisë së Danimarkës prej 5.8 milionë banorësh kanë marrë dy doza të vaksinës…