Teksa ishin të ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, vëllezërit Veshaj kanë folur si për jetën e tyre, ashtu edhe për emisionin më të ri në Top Channel i cili drejtohet nga ata. NMes të tjerash, Donaldi dhe Romeo zhvilluan së bashku edhe një lojë, ku u pyetën rreth detajeve të jetës sentimentale të njëri-tjetrit. Kështu, Romeo u pyet në një moment nga moderatori se a e dinte se kur ka qënë për herë të parë i lidhur zyrtarisht Donaldi. Nga ana e tij, Donaldi tha se nuk e mbante mend, por vëllai i tij u përgjigj duke…
Author: tirana
Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në provincën e Pordenones në Itali, ku për pasojë u qëllua një emigrant shqiptar teksa ishte duke punuar në fermë. Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit, por mësohet se shqiptari është qëlluar me thikë në bark dhe tashmë ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ka qënë vendimtare ndërhyrja e punëdhënësit të tij i cili nuk ka vonuar që ta dërgojë me urgjencë në spital. Njarja ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne, ndërkohë që shqiptari ndodhet tani në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Karabinierët bënë të mundur arrestimin…
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin është ndalur sërish tek projekti i shumë diskutuar i SuperLigës i cili mund të ndryshonte totalisht rrjedhën e futbollit në Evropë, duke konfurmuar se çdo plan rreth tij ka mbaruar. “Ka nga ata që po përpiqen të kënaqin egon e tyre pak më shumë, por gjithësesi nuk mund të funksionojë”, deklaroi Ceferin teksa ndiqte ndeshjen e bamirësisë midis Hajduk Split dhe Shakhtar Donetsk. Gjithashtu, kreu i UEFA-s ka rikujtuar edhe njëherë kohën kur filloi të qarkullonte plani i një kampionati europian paralel. “Kur luftuan kundër nesh, tifozët anglez dhe spanjollë na ndihmuan shumë duke ngritur…
Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 535 teste nga të cilat 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë humbje jete, bën me dije Ministria e Shëndetësisë. Sakaq, 52 persona janë shëruar nga infektimi me koronavirus. Aktualisht në spitalin COVID3 janë duke marrë trajtim 5 pacientë. Njoftimi i plotë i Ministrisë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të…
Një ngjarje tronditëse u shënua dje në shtetin fqinj të Italisë, ku një nënë 40-vjeçare me origjinë indiane ka hedhur vajzën e saj nga kati i tretë i shtëpisë dhe më pas ka tentuar të vrasë veten. Gruaja e ka kryer aktin e rëndë pasi ishte e frikësuar se babai i saj do ta merrte vajzën me vete në Indi. Tashmë, vogëlushja është në një prognozë të rezervuar, megjithatë ajo ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën. Sipas mediave italiane, 40-vjeçarja është arrestuar me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Pasi u mbyll në dhomë me vajzën 4-vjeçare, ajo e…
Kremlini ka ngritur një tjetër anije kozmike sekrete në hapësirën rreth Tokës, duke vënë kështu në përdorim raketën e re ruse “Angra 1.2”. Nga sa bëjnë me dije mediat e huaja, nisja e raketës u bë në kozmodromin Plesetsk në qytetin Mirny, në rajonin veriperëndimor rus të Olbastit Arkhangelsk më 29 prill. Në pamjet e publikuar shihet momenti kur raketa lëshohet në qiell dhe dërgohet në një vend të largët. Ndërkoë, sipas një deklarate të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes (MM) më 30 prill, sqarohet se: “Nga Kozmodromi Shtetëror i Testimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse (Cosmodrome Plesetsk) në…
Në ndeshjen e Play Off mes Egjiptit dhe Senegalit, përfaqësuesja e Salah arriti të kalojë në ndeshjet finale të Botërorit të Katarit të këtij viti. Një rol jo të vogël për këtë kualifikim patën edhe tifozët senegalez, të cilët kontribuan jo në fushë, por nga shkallët e stadiumit. Ndërsa sfida shkoi në goditjet e 11-metërshave, shumë lazera u drejtuan nga egjiptiani Momo Salah në momentin kur ylli i Liverpool do të gjuante penalltinë, me qëllim shpërqëndrimin e tij. Synimi u arrit, pasi lojtari i Liverpool nuk u tregua i saktë nga penalltia. FIFA ka vendosur që të gjobisë Senegalin me…
Një rrëfim tronditës ka ardhur nga një aktore e njohur greke e cila deklaroi për mediat se ajo është abuzuar seksualisht nga regjisori i saj. Aktorja ka dashur të mbetet anonim duke refuzuar të tregojë identitetin e saj. Nga sa bën me dije “Prothema”, gjatë një lidhjeje direkte në “Real News” aktorja tregoi ngjarjen e rëndë duke thënë se pas një mbrëmjeje pasi kishin konsumuar disa gota alkool, regjisori e ka përdhunuar brenda në makinën e saj. Aktorja greke e cila ka bërë publike vetëm moshën e saj, 33-vjeçe, është shumë e njohur për publikun pasi ka luajtur role kryesore…
Këtë të hënë, besimtarët myslimanë në mbarë globin po festojnë festën 3-ditore të Fitër Bajramit, e cila vjen fill pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Fitër Bajrami, ose e cilësuar ndryshe si “festa e agjërimit, nis me shikimin e parë të hënës së re dhe shpesh ndryshon nga vendi në vend. Festimet fillojnë me një lutje të veçantë në mëngjes herët në xhami dhe hapësira të hapura dhe më vonë kalojnë në festa dhe festivale. Këtë vit, Fitër Bajrami vjen mes një rritjeje të çmimeve globale të ushqimeve të përkeqësuar nga lufta në Ukrainë . Në këtë sfond,…
BE-ja ka vuajtur sanksionet e energjisë për javë të tëra. Shtetet anëtare tashmë kanë rënë dakord të heqin dorë nga qymyri rus deri në verë, por nafta është një kërkesë më e ashpër, raporton BBC. Ndërsa Polonia dhe shtetet baltike kanë reaguar për këtë veprim, Gjermania akuzohet se ka penguar përparimin. Tani, qeveria e kancelarit Olaf Scholz po tregon një gatishmëri të shtuar për të ecur përpara. Hungaria, në veçanti, shihet si një pengesë e mundshme rrugore. Është shumë e varur nga furnizimet ruse, ndërsa qeveria e kryeministrit hungarez të rizgjedhur së fundmi, Viktor Orban, ka shprehur kundërshtim të qartë…
Drekën e festës së Fitër Bajramit sot, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi që ta kalojë në shtëpinë e re të Edlira Gjoshit, në fshatin Hekal, në zonën e Petrelës, e rindërtuar pas tërmetit. Më në fund, anëtarët e kësaj familjeje të cilët ndodhen në gjendje të vështirë financiare dhe janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, kanë tashmë një banesë 2+1 e cila i përmbush të gjithë kushtet. “Jam shumë e kënaqur. Shtëpia është bërë si nuk ka më mirë. Faleminderit,” tha nënë Sofia. “Në këtë ditë Bajrami ndjej vetëm kënaqësi kur shikojmë buzëqeshjen e gjyshes dhe…
Një grua e moshuar 92-vjeçare në Itali ka rënë pre e një mashtrimi duke humbur 100 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Genzano. E gjitha nisi nga një telefonatë: Një i vetëquajtur “drejtor i postës” e informoi gruan se kishte një pako për nipin e saj e cila po ruhej në degën e tyre. Mirëpo, ai tha se për ta tërhequr duheshin paguar rreth 6 mijë euro dhe këto para duhet t’i dorëzoheshin postieres që do paraqitej në shtëpi. E moshuara nuk kishte para, por mashtruesit nuk u dorëzuan dhe më 30 prill në orën 13:00 në derë u shfaqën…