Policia e Tiranës ka arrestuar dhjetë persona në kryeqytet. Sipas efektivëve të policisë, të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale. “Vihen në pranga 10 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. A., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike…
Author: tirana
Shoferi i linjës së Unazës që u përfshi në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e 29 prillit në Tiranë është proceduar penalisht. Njoftohet se Muhamet Kyçyku, 62 vjeç, është proceduar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.NJOFTIMI“Specialistët e Qarkullimit Rrugor proceduan penalisht shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin tip autobus, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin J. R., dhe si pasojë e aksidentit, dy mjetet kanë rënë në lumin Lana.” Kujtojmë se ndërsa drejtonte autobusin e linjës së Unazës, 62-vjeçari Kyçyku është përplasur…
Dilemat më të mëdha për shërbimet nëpërmjet kompjuterit do t’i kenë pensionistët, të cilët do të duhet të aplikojnë dhe dorëzojnë dokumentet online, për dosjen e tyre të pensionit. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado në një intervistë për Vizon Plus, thotë se përtej kësaj dileme, barrën kryesore për plotësimin e dosjeve do ta kenë nëpunësit. “Me këto shërbime ne nuk bëjmë gjë tjetër por zhvendosim barrën e punës nga qytetari tek nënpunësit. Qyteti do të duhet vetëm të bëjë aplikimin dhe të dorëzojë librezën e punës, diplomat që mund të ketë si dhe dokumenta të para vitit…
Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin e autobusit në Tiranë i cili pak ditë më parë përfundoi në lumin Lana. Specialistët e Qarkullimit Rrugor proceduan penalisht shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin tip autobus, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin J. R., dhe si pasojë e aksidentit, dy mjetet kanë rënë në lumin Lana. Si pasojë e këtij aksidenti u lënduan pesë person, tre qytetarë që udhëtonin me aurobus dhe dy pasagjerë të makinës tjetër.
Nëna e 40-vjeçares që tronditi sot mbarë opinionin publik, ku pasi lindi foshnjën, e fshehu atë në një valixhe dhe e mbajti për një muaj në banesë, ka pohuar se nuk ishte në dijeni për shtatzëninë. Teksa nga një anë pohoi se ishte në dijeni dhe në të njëjtin moment e mohoi, e moshuara tha se vajzën e kishte shtruar në spital. “Vajza ishte mirë. Nuk e dija që ishte shtatzënë. Unë e shtrova në spital. Burri ishte në spital dhe erdhi. Tani nuk kam ngel më!”, tha e moshuara, duke refuzuar bisedën me gazetarët.
Gjumi është një nga proceset më të rëndësishme që na lejon të “ri-ndizemi” dhe të kemi fuqi të mjaftueshme për të bërë diçka të re. Kjo është arsyeja pse cilësia e gjumit tonë ka një rëndësi të madhe. Shumë faktorë ndikojnë në gjumin, nga jastëku mbi të cilin flemë deri te aromat që ndjejmë kur jemi duke dremitur. Bright Side tregon se cilat gabime mund të bëjmë kur dizajnojmë dhomat tona të gjumit dhe si t’i shmangim ato për të fjetur më mirë. Jastëkët e vjetër Jastëkët duhet të ndërrohen një herë në 1.5 vjet. Jastëkët me efekt memorie jetojnë…
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili u shkarkua si kreu i Grupit Parlamentar të PD-së në Kuvendin e 30 Prillit të Berishës, ka vizituar sot së bashku me disa deputetë demokratë Komunitetin Mysliman Shqiptar. Alibeaj refuzoi të fliste për politikë dhe nuk komentoi shkarkimin e tij nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha. Ai ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, teksa u shpreh se e rëndësishme në këtë ditë është t’i gjendemi pranë njëri tjetrit. Enkeled Alibeaj: Është ditë e shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë. Është një ditë për ta vlerësuar, pas një muaj sakrifice,…
Zelanda e Re ka rihapur kufijtë e saj për më shumë vizitorë ndërkombëtarë, pas mbylljes prej më shumë se dy vjetësh nga pandemia e koronavirusit. Njerëz nga më shumë se 60 vende të botës mund të hyjnë tani në këtë vend, nëse janë të vaksinuar kundër koronavirusit dhe kanë test negativ. Vetë qytetarët e Zelandës së Re kanë mundur të udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit që nga marsi, ndërsa australianët janë lejuar që nga muaji prill. Zelanda e Re ka mbyllur kufijtë e saj qysh në mars të vitit 2020, kur shpërtheu pandemia e Covid-19. Ky vend me 5 milionë…
Artisti Bujar Kapexhiu ka komentuar zhvillimet më të fundit politike ne vendin tonë. Sa i përket procesit të zgjedhjes së Presidenti Bujar Kapexhiu shprehet se Rama do të tregonte burrëri nëse do ia linte atë opozitës. “Nëse Presidentin do t’ia linte opozitës, kjo do të ishte burrëria e tij. Kjo do t’i shkonte edhe karakterit të tij. Unë i bën thirrje si mik që le ta bëjë sepse do t’i jepte vlera vetes dhe do të ç’tensiononte këtë situatë konfliktuale ku jemi. Jemi kaq pak dhe kemi kaq shumë konflikt”, tha ndër të tjera anëtari i zgjedhur i Këshillit Kombëtar…
Netflix ka anuluar planet për të transmetuar serialin e krijuar nga Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle. Me titull “Pearl”, shfaqja do të jepte aventurat e një 12-vjeçareje që gjen mbishkrime nga një sërë grash me ndikim në histori. Kjo do të ishte shfaqja e parë e animuar e Archewell Productions, kompania e princit Harry dhe Meghan. Megjithatë, projekte të tjera të Archeëell janë ende duke ecur përpara, duke përfshirë dokumentarin e ardhshëm të Harry-t “Heart of Invictus”, i cili ndjek rrugëtimin e atletëve në Lojërat Invictus, të cilat u zhvilluan në Hagë, Holandë muajin e kaluar. Për momentin, nuk dihet…
Partizani do të përballet me Kukësin në “Kukës Arena” ditën e nesërme në orën 16:45, takim i vlefshëm për javën e 32-të të Abissnet Superiore. Një ndeshje e luftuar pritet të jetë mes demave dhe verilindorëve, të cilët kanë të njëjtën kuotë pikësh, teksa ndajnë vendin e 3-të në klasifikim. Në konferencën për shtyp, trajneri i të kuqve, Dritan Mehmeti ka analizuar këtë takim, teksa ka folur për disa çështje që kanë të bëjmë me futbollistët dhe gjendjen e skuadrës. “Përpos ndeshjeve që i kemi shumë të ngjeshura, është dhe një ndeshje që është shumë e rëndësishme. Skuadra shpenzoi shumë…
Serbia është vendi i radhës në rajon i cili do të heqë të gjithë masat kufizuese anti Covid. mediat vendase bëjnë me dije se duke filluar nga 3 maji, do të hiqen të gjithë masat e kontrollit dhe kufizimet për hyrjen e personave në Republikën e Serbisë, në lidhje me sëmundjen infektive Covid-19, si për shtetasit e huaj ashtu edhe për ata vendas. Nga mesnata, shtetasit serbë, si dhe shtetasit e huaj, nuk do t’ju kërkohet të kenë test negativ PCR, test të shpejtë të antigjenit, vërtetim të sëmundjes apo certifikatë vaksinimi kur të hyjnë në vend, pavarësisht se në…