Author: tirana

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka uruar sot festën e Fiter Bajramit. Balla nuk i është shmangur dot pyetjeve të gazetarëve në Fier. Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit politike, siç ishte dhe Kuvendi Kombëtar i PD-së që u mbajt ditën e shtunë, gazetarët e pyetën Ballën për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga posti i kreut të grupit të PD-së. Socialisti nuk pranoi që të komentonte për një fierak. “Zoti Alibeaj është me origjinë nga Fieri, ndaj dhe nuk mund të bëj koment për fierakët”,- tha ai.

Read More

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe ka gjobitur shoferin, i cili bënte manovra të rrezikshme dhe tenton të kapërcejë trafikndarësen. Policia ka gjobitur shtetasin shtetasi N.S për kundërvajtjen e kryer ndaj mjetit u vendos masa administrative me vlerë 15000 (Pesëmbëdhjetë mijë) lekë, pezullimi i lejes së drejtimit për 1 (një) vit si dhe ndalimi administrativ i mjetit. Policia Tiranë: Në kuadër të masave të marra nga Policia Rrugore e Tiranës për drejtuesit e mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit, në datën 01.05.2022 nëpërmjet rrjeteve sociale, është publikuar video e mjetit me targa AA 199 PI ku drejtuesi i mjetit…

Read More

Një shtetas algjerian ndërroi jetë, sipas policisë në Tiranë menjëherë sapo konsumoi iftarin. Ai ndërroi jetë pas një dite agjërimi për lutjet që udhëtimi i tij, t’i lehtësohej e të shkonte në vendet e Bashkimit Europian. Burimet thanë se algjeriani H. Redan dyshohet paraprakisht se, mund të ketë ndërruar jetë pasi ka konsumuar dhe disa medikamente të cilat i mbante me vete.I riu po qëndronte në një hotel në kryeqytet në rrugën “Lord Bajroni” së bashku me një të njohurin e tij. Miku ishte po ashtu emigrant dhe me qëndrim të përkohshëm në Shqipëri. Të dy ata kishin ngecur në…

Read More

Avokatja Adriana Kalaja është zgjedhur sëfundmi në Këshillin Kombëtar të PD-së. Së fundmi, ajo ka adresuar një sërë komentesh denigruese ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim. Postimi i plotë Vetëm një frymë e majtë financuar nga Soros përcakton kush është PDSH-ja. Vetëm këta zyrtarë amerikanë “Made In China”, injorojnë Institucionin e Presidentit. Këto janë pasojat e politikës antishqiptare të promovuar nga Yuri Kim alias Merimanga Zezë.Një veprim kaq i rëndë kundër pluralizmit dhe demokracisë shqiptare, nuk mund të kalojë pa një reagim të fortë nga publiku si dhe notë proteste nga Komisioni i Rithemelimit dhe Presidenca. Nuk mund të lejojmë që kinezërirat…

Read More

Kur duhen 3 vite nga eventi i ardhshëm olimpik, “Paris 2024”, kanë nisur polemikat e para. Presidenti i sapozgjedhur francez Emmanuel Macron nuk heq dorë nga ideja e tij për të organizuar ceremoninë e hapjes jashtë stadiumit olimpik. Ai synon të zhvillojë parakalimin e shteteve pjesëmarrëse përmes lumit Sena, nga Kulla Eiffel deri në zonën e Trocadero. Delegacionet do të parakalojnë në një zonë të gjerë dhe për policinë pariziene kjo është e pamundur të organizohet. Sipas saj, mbulimi i një zone kaq të madhe është i vështirë për policinë. Ministria e Brendshme Franceze mendon se kjo është një sfidë…

Read More

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar me tone të forta, në lidhje me vendimin, që rruga e Rinasit, të bëhet me një sens lëvizje. Në një postim në rrjetet sociale, Lala e cilëson këtë vendim si çmenduri. “Rruga e Rinasit me një sens është çmenduri. Ai/ajo që e ka patur këtë ide ti vërë gishtin kokës. Unë jam një prej njerëzve që më prek direkt. Kam bërë 1 orë rrugë nëpër lagje e nëpër gropa për të dale deri në Urën e Kasharit. Turpi ju mbuloftë që e bëni këtë popull të vuajë”.-shkruan Lala./CNA.al

Read More

Ditën e sotme besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin. Më poshtë keni 8 fakte interesante për këtë ditë feste. Përfundimi i agjërimit Gjatë muajit të Ramazanit, muslimanët agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim për të përmbushur urdhrin e Zotit në Kuran. Agjerimi gjatë muajit të Ramazanit është një ndër shtyllat e Islamit. Fitër Bajrami simbolizon fundin e muajit të Ramazanit dhe fundin e agjërimit. Përkthimi “Eid al-Fitr” është një përkthim mjaft fjalë për fjalë i ngjarjes që po festohet: “Festivali i Mbylljes së Agjërimit”, ose “Festa e Agjërimit”. Fiter Bajrami festohet kur shihet hëna e re Fitër Bajrami nuk…

Read More

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pasi këngëtarja e paralajmëroi se do ta padiste penalisht për dëmtim imazhi. “Çfarë patetizmi!! Dëshpërim total për vëmendje mediatike”, shkruan Kokalari. Postimi i Kokalarit Aman se disa ta tërheqin emrin zvarrë në disa histori koti që të ngrejnë reputacionin e tyre. Përdorin disa avokate që as nuk i paguajnë, të dërgojnë nje letër me tekst standard (cease & desist) ku të kërcënojnë me gjyq, dhe pastaj ja çojnë mediave të cilat shkruajnë“Përplasje e bujshme publike” Çfarë patetizmi!! Dëshpërim total për vëmëndje mediatike. E thonë pastaj po ja prish unë reputacionin. Të njëjtën gjë bëri dhe…

Read More

Një tifoz i vogël i Milanit ka marrë jo pak vëmendje gjatë ndeshjes që kuqezinjtë fituan 1-0 kundër Fiorentinës. Djaloshi u kap nga kamerat, pak para se të shënohej goli i fitores nga Leo, duke u lutur që Milan të merrte tre pikët, duke qenë se është një luftë e ashpër për titull kampion me Interin. Tifozë në fjalë bëri kryqin dhe lutej vazhdimisht. Në fund duket se ia vlejti pasi Milan ia doli të mposhte 1-0 Fiorentinën.

Read More

Nga Spartak Ngjela / Mirë që presidenti Joe Biden, sipas Saliut, na u drejtokërka nga lobi i miliarderit Soros në Amerikë kundër Saliut në Tiranë.Por, si ta shpjegojmë që, edhe për presidenti amerikan Klinton në vitin 1997, kur ai e rrëzoi Saliun nga pushteti, Saliu na tha atëherë që Bill Klintoni u drejtua nga lobi grek në Amerikë kundër Saliut.l. E kuptoni tani se kush e ka drejtuar Shqipërinë dhe kush po kërkon ta drejtojë? A mund të jetë një gënjeshtar i tillë historik, një burrë shteti! Kurrë! Një lob në Amerikë po na i rrëzon Saliun, por jo politika…

Read More

Ish-anëtari i grupit nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike, njëherazi themelues i degës së PD në Lushnje, Arben Sulo ka treguar për “takimin” e pakëndshëm që ka pasur me zëdhënësen e komunikimit të Komisionit të Rithemelimit të PD, Floriana Garo në Kuvendin e PD. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sulo shkruan se ishte në radhë duke pritur për të votuar prej disa minutash, kur është afruar Garo dhe pa respektuar radhën ka marrë fletën ka votuar dhe më pas është larguar. “Nuk e njoha menjëherë, se tani vonë e kam parë në PD, ishte znj. Floriana Garo.…

Read More

Teksa sot është Fiter Bajrami, festë për besimtarët myslimanë, gazetari Ben Blushi ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social ‘Facebook’ një bisedë me një vajzë besimtare të mbuluar. Gjatë një bashkëbisedimi me Sonadën në xhaminë e Shkodrës, vajza flet për muzikën dhe lutjet për të gjetur njeriun ideal. NGA BEN BLUSHISONATA E SONADËSIsha në Xhaminë e Shkodrës. Një vajzë e mbuluar u afrua te hyrja e grave.Të të bëj një fotografi, e pyetaNuk është e mundur, tha ajoFotografia ime nuk është për keq, i thashëKy është Ben Blushi, tha një grua tjetër, pranoje nuk ka problemPër çfarë i bën këto…

Read More