Author: tirana

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit. Me anë të një postimi në Facebook, ministrja Spiropali shkruan se sado të ndryshëm të dukemi, përpara Zotit jemi të gjithë njësoj. Ministrja thotë se Fitër Bajrami është një festë që dëshmon çdo herë se besimet e ndryshme nuk na ndajnë, por na bashkojnë. Postimi i ministres Elisa Spiropali: Gëzuar Fitër Bajramin! Gëzuar ditën që na kujton se sado të ndryshëm dukemi, para Zotit të gjithë njësoj jemi. Gëzuar këtë festë të bukur që dëshmon çdo herë se besimet e ndryshme nuk…

Read More

Një dron ukrainas Bayraktar shkatërroi dy anije patrullimi ruse të klasit Raptor në Detin e Zi këtë mëngjes, ka thënë shefi ushtarak i Ukrainës. “Dy anije ruse të klasës Raptor u shkatërruan në agimin e sotëm pranë ishullit Zmiinyi”, shkroi shefi i shtabit të përgjithshëm Valeriy Zaluzhniy në aplikacionin e mesazheve Telegram. Moska ende nuk i është përgjigjur pretendimit. Kjo vetëm disa javë pasi anija kryesore e Rusisë në Detin e Zi, Moskva, u mbyt në brigjet e Ukrainës. Ukraina pretendoi se anija u godit me dy raketa, por Rusia nuk konfirmoi një sulm dhe tha se dëmtimi nga zjarri…

Read More

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka paralajmëruar se lufta me Rusinë mund të shkaktojë një krizë ushqimore që do të prekë vendet në mbarë botën . Ukraina mund të humbasë dhjetëra milionë tonë drithë për shkak të bllokadës së Rusisë në portet e saj në Detin e Zi, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky. “Rusia nuk i lejon anijet të hyjnë apo të dalin, ajo po kontrollon Detin e Zi. Rusia dëshiron të bllokojë plotësisht ekonominë e vendit tonë”, tha udhëheqësi ukrainas në një intervistë në televizionin australian. Ukraina dhe Rusia luajnë rol kyç në prodhimin botëror të ushqimit, duke përfaqësuar 53% të…

Read More

Një dramë e vërtetë ka ndodhur në familjen Hasimllari në Korçë, ku një grua futi foshnjën e porsalindur në një valixhe dhe e la aty derisa u zbulua nga i shoqi. Për mediat, fqinjët konfirmojnë që gruaja ka probleme të shëndetit mendor, por shtojnë se më shumë detaje rreth fëmijës apo shtatzënisë nuk dinë. “Është e sëmurë, shumë e sëmurë. Banon në kat të dytë. Nuk e di a ishte shtatzënë. I shoqi rri në Greqi, edhe erdhi. Vete e vjen, po këtu ishte dje. Ashtu ka qenë ajo edhe më përpara. Ajo ka një djalë, po edhe atë s’e ka…

Read More

Vëllezërit binjakë më të dashur për publikun, Romeo dhe Donald Veshaj, kanë dhënë sot një intervistë për “Wake Up”, ku folën për emisionin e tyre më të ri në Top Channel, “Më lër të flas”. Por sigurisht që dy moderatorët e emisionit të mëngjesit, Ori Nebijaj dhe Isli Islami, i kanë ngacmuar paksa me pyetje më pikante. Madje atyre iu bënë edhe një lloj testi se sa e njihnin njëri-tjetrin, duke qenë se janë binjakë. Intervista: E dashura e parë e Donaldit dhe sa vjeç ka qenë atëherë? Romeo: E dashura e parë e Donaldit? Ai ka qenë 13-14 vjeç.…

Read More

“Kërcënimi numër një për Turqinë është Greqia”, tha analisti dhe nënkoloneli në pension Erdogan Karakus për CNN Turk. Gjatë një emisioni mbi tensionin mes dy vendeve, me titull: “Cili është plani i Greqisë për 18 anije luftarake në Egje?”, Karakous theksoi se interesat turke janë në konflikt me ato greke në detin Egje dhe në Mesdheun Lindor, sepse vendi nuk e pranon narrativën për shelfin kontinental turk. “Kërcënimi numër një për Turqinë është Greqia, sepse interesat janë në konflikt. Shikoni Mesdheun Lindor, ku interesat janë në konflikt, shikoni, ata nuk duan të pranojnë shelfin tonë kontinental”, tha Karakous, i cili…

Read More

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Çelo Hoxha duket se po ecën në gjurmët e paraardhësit të tij Agron Tufa, i cili kishte alergji nga Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare e veçanërisht nga partizanët. Zoti Hoxha ka lëshuar një deklaratë të fortë këtë fundjave, teksa ka akuzuar partizanët se ishin grupe terroriste. “Në përputhje me kornizën ligjore veprimtaria e institutit të studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit gjatë vitit të kaluar është përqendruar kryesisht në studimin e çështjeve ekonomike gjatë regjimit komunist, legjislacioni, reformat, abuzimi i shtetit me pronën private, izolimi i ekonomisë, ngurimi për hapjen…

Read More

Sikurse ishte lajmëruar në rrugën e Rinasit banorë të shumtë janë mbledhur mëngjesin e sotëm për të protestuar. Kjo protestë vjen pas kaosit të shkaktuar një ditë më parë. Ky aks u bë vetëm me një sens kalimi dhe solli trafik të rënduar me radhë të gjata automjetesh. Ky vendim penalizon gjithashtu banorët e zonës së Rinasit. Një ditë më parë ata thanë për ABC se për disa metra furgonët e shkollave duhet të përshkojnë një rrugë të gjatë. Për këtë arsye, sikurse njoftuan ata janë mbledhur sot për të protestuar. Në vendngjarje ka forca të shtuara të policisë. Efektivët…

Read More

Muaji i ri që sapo nisi, do të ketë sipas yjeve shumë surpriza, ekonomike për disa shenja të Horoskopit. Tre më me fat në zodiak do të shohin të ardhurat e tyre të rriten dhe xhepat e tyre të “fryhen” me para. Lexoni më poshtë se cilët janë ato që do të kenë fat kët muaj për të bërë atë që duan: Dashi Viti që ka nisur disa muaj më parë siç e kemi thënë tashmë është veçanërisht i favorshëm për financat tuaja. Përpjekjet dhe puna juaj e palodhur tani do të fillojnë të japin fryte, ndaj përgatituni për një…

Read More

“Një zhvillim shëndetësor shqetësues.” Rastet e fundit të sëmundjes së pashpjegueshme të hepatitit tek fëmijët alarmojnë autoritetet shëndetësore të BE. Pas shfaqjes radhazi të rasteve me hepatit akut në Europë, SHBA, Izrael dhe Japoni, Autoriteti Shëndetësor i BE, ECDC shprehet i shqetësuar. Për shkak të shkaktarit të panjohur të sëmundjeve bëhet fjalë për “një zhvillim shëndetësor shqetësues”, thuhet nga ECDC. Deri të enjten ishin regjistruar 191 raste të tilla, më shumë se 100 syresh në Britaninë e Madhe. Instituti Robert Koch në Gjermani kishte raportuar të martën për rastin e parë në Gjermani. Sipas autoritetit shëndetësor të BE, rreziku për…

Read More

Rrjedhja pak muaj më parë në publik e bazës së të dhënave të pagave dhe targave të automjeteve të gjithë shtetasve në vend bëri jo pak zhurmë në opinionin publik. Kjo vinte vetëm pak kohë pas një tjetër skandali siç ishte ajo e të dhënave që mbaheshin nga patronazhistët për bindjet politike të qytetarëve duke shtuar edhe shënime nga më të ndryshmet dhe detaje personale. Më herët gjatë vitit 2021 Komsioneri publikoi raportin për hetimin administrativ mbi databazën që lidhej me partonazhistët. Ky raport dilte në përfundimin se përgjigjet e AKSHI-t ishin jo shteruese, Tatimet kishin treguar mungesë bashkëpunimi dhe…

Read More

Sipas prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës 219 fëmijë janë vrarë ndërsa 405 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në 24 shkurt. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në rajonin e Donetskut me 139 viktima. Shifrat kanë dalë pasi pasi trupat ruse ripërqendruan përpjekjet e tyre në Ukrainë nga rajoni i Kievit në lindje dhe jug. Rajoni lindor i Donbasit u vu nën bombardime të rënda këtë fundjavë. Por pavarësisht kësaj, Moska nuk ka arritur të kapë tre zonat e synuara: Lyman në Donetsk dhe Sievierodonetsk dhe Popasna në Luhansk.

Read More