Author: tirana

Është identifikuar i moshuari që u gjet i mbytur paraditen e së dielës në Durrës. Policia bën me dije se 62 vjeçari i mbytur është shtetasi V.B, banues në Durrës. Sipas policisë i moshuari vuante nga epilepsia, dhe gjatë këqyrjes së veprime nuk është konstatuar shenja dhune.

Read More

Civilët të cilët dolën nga labirinti i tuneleve poshtë fabrikës së çelikut Avozstal po tregojnlabirintin e tuneleve poshtë fabrikës së çelikut Avozstal tlabirintin e tuneleve poshtë fabrikës së çelikut Avozstal tmerruar rrëfimet e para të asaj çka kanë përjetuar gjatë kohës së qëndrimit të izoluar. Si ç’bëjnë me dije mediat e huaja, civilët zbritën nga autobusi nga Mariupol në fshatin Bezimenne ditën e sotme. Ndërkohë, njëra prej atyre që pranoi të rrëfente përjetimet e saj ishte 37-vjeçarja Natalia Usmanova, e cila i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se si ishte kur bomba të fuqishme goditën fabrikën, ndërsa ajo fshihej nën tokë.…

Read More

Një tjetër shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike pasi akuzohet për shpërndarje droge. Mediat angleze bëjnë me dije se shqiptari i cili është identifikuar si Andrea Shani, 23 vjeç, u arrestua pasi po transportonte kanabis me furgonin e tij. Ai ka qenë duke ecur kundravajtje, ndërkohë që në momentin që policia i ka bërë sinjal për të ndaluar, Shano ka braktisur furgonin dhe ka tentuar të arratiset. Megjithatë, kjo tentative ka rezultuar pa sukses për 23-vjeçarin, i cili u kap në urën e famshme “Humber”. Para gjykatës, i riu shqiptar pranoi se zotëronte drogën dhe po e…

Read More

Ditën e djeshme, agjenti i njohur i futbollit, Mino Raiola humbi betejën me sëmundjen e rëndë në mushkëri nga e cila vuante edhe pse luftoi me ditë të tëra në spital. Kështu, ai ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare duke lënë të shokuar gjithë botën e futbollit. Raiola kishte nën menaxhim shumë futbollistëve të njohur ku mes tyre ishte edhe francezi Paul Pobga, me mesfushorin francez që ditën e sotme ka bërë një postim emocionues për ish-agjentin e tij. “Gjithmonë në zemrën time. Faleminderit Mimi”, shkruan Pogba. Mesfushori i Manchester Unitedit gjithashtu ka publikuar edhe një video të përmbledhur me fotografi të…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ishte i ftuar këtë mbrëmje në programin “Dola te Ola” në “News24”, ku foli mes të tjerash edhe lidhur me jetën e tij profesionale. Me profesion mjek, Shehu u shpreh se kalimi në politikë ndodhi pa e kuptuar, “Ishte dëshira për demokraci dhe liri”. Gjithashtu, ai rrëfeu edhe momentin kur u bë pjesë e lëvizjes studentore në vitin ‘90, duke theksuar se atëherë nuk e mendonte se do t’i dedikohej politikës në mënyrë të përhershme. Deputeti kujtoi se asokohe të gjithë mendonin se me ndërrimin e sistemit Shqipëria do të ndryshonte brenda 2 deri…

Read More

Ditën e djeshme, Karim Benzema bashkë me shokët e tij fituan titullin me Real Madridin, pas fitores me goleadë ndaj Espaynolit në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Në këtë mënyrë, sulmuesi francez ka hyrë në historinë e futbollit pas këtij trofeu të fituar, duke arritur të fitojë plot 29 tituj në karrierën e tij. Tashmë, ai renditet i pari në listën e lojtarëve francez me më shumë trofe. Pas tij vjen lojtari tjetër francez i Bayern Munich, Kingsley Coman me 26 tituj, ndërsa podium plotësohet nga ishi i bavarezëve, Bixente Lizarazu, me 24 tituj. Ndërkohë, në vend të katërt qëndron lojtari i…

Read More

Enkelejd Alibeaj ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimane të cilët mbyllën Muajin e shenjtë të Ramazanit, ndërsa nesër festohet Fiter Bajrami. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Alibeaj uron që besimtarëve t’u pranohet sakrifica e agjërimit dhe veprat e mira. “Të gjithë besimtarëve myslimanë, që me iftarin e fundit, sapo mbyllën Muajin e bekuar të Ramazanit, zoti ua pranoftë sakrificën e agjërimit dhe veprat e mira! Bashkë me mëshirën, zoti ju sjelltë përulësi, dashuri për njerëzit, zemërgjerësi e falje ndaj gabimeve të të tjerëve dhe paqje në shpirt!”, ka shkruar ai.

Read More

Skuadra e futsallës së Barcelonës ka arritur të triumfojë sot përballë Sportingut të Lisbonës në finalen e Champions League me një rezultat të bindsëm 4-0, duke ngritur në fund trofeun prestigjoz të këtij turneu. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armand Duka i cili i dorëzoi trofeun kapitenit të Barcelonës. Finalja e këtij kompeticioni u zhvillua në Riga të Letonisë, ku katalanasit dominuan ndeshjen e cila u luajt në dy pjesë loje nga 20 minuta me njëpushim 15 minutsh mes pjesëve. Golat u shënuan nga Lozano, Pito, Ferrao dhe Didac, ndërsa sfida u ndoq…

Read More

Një sherr mes 3 të rinjve është shënuar këtë të diel pranë rrethrrotullimit të Kamzës, ku 2 prej tyre kanë rrahur barbarisht një person. Si ç’tregohet dhe në videon e mëposhtme, dy persona godasin njëri me levë e tjetri me shqelma të riun i cili rri shtrirë në tokë. Pasi e kanë dhunuar për disa çaste me shqelma e levë, njëri vendos të tërhiqet dhe tenton t’i ndajë, ku më pas kanë ndërhyrë dhe të tjerë për të ndalur sherrin”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një tabachino, ku viktima pasi u rrah ka hyrë me nxitim brenda për të…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë një urim për të gjithë besimtarët myslimanë në prag të festës së Fitër Bjramit. Me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Meta nënvizon se në thelb të kësaj feste qëndron solidariteti dhe humanizmi duke shpresuar që shëndeti, lumturia, mirësia dhe mbarësia qofshin gjithmonë në familjet shqiptare! Postimi i presidentit Meta: “Mos e humb zemrën tënde. Mos bjer në dëshpërim. Ti do të jesh në krye, nëse je i vërtetë në besim.” – KuranMe fat Fitër Bajrami! Me përmbylljen me sukses të përsosjes shpirtërore në Muajin e Ramazanit i…

Read More

Interi ka fituar 2-1 kundër Udinesen në takimin e javës së 34-të të Seria A, duke ruajtur kështu diferencën me 2 pikë me Milanin kryesues. Me këtë triumf, zikaltërit vijojnë të mbeten në garën për titull duke bërë që lufta mes ekipeve milaneze të jetë e fortë deri në fund. Të besuarit e Simone Inzaghit kaluan në avantazh që në minutën e 12-të të takimit me anë të Perisic, i cili i asistuar nga Dimarco nuk e kishte të vështirë të tunde rrjetën kundërshtare. Në minutën e 39-të Lautaro Martinez humbet penalltinë, pasi topi i goditur nga argjentinasi do të…

Read More

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë pasi janë kapur duke shpërndarë drogë. Arrestimi i tyre u bë këtë të diel në zonën e via Papirias në Itali. Të dy shqiptarët, të cilët janë rreth të 40-ve dhe ishin rezidentë me dokumenta të rregullta në Itali, u pikasën nga autoritetet italiane për lëvizjet e tyre të dyshimta. Madje ata ishin mjaft të njohur në trafikun e drogës. Kështu, agjentët e skuadrës së lëvizshme të policisë italiane u vendosën në ndjekje të dy shqiptarëve. Ata ishin frekuentues të rregullt të jetës së natës dhe shfrytëzonin lokalet e pub-et e zonës…

Read More